Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Arritjet e teknologjisë që do të ndryshojnë botën

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 25, 2018
Mesazhe
4,608
teknologji-401x230.jpg
Avancimet teknologjike kanë qenë në rritje të vazhdueshme deri tani. Teknologjia është rrënjosur aq thellë në jetën tonë sa që është e vështirë të imagjinohet jeta pa të. Teknologjia është e aftë për të krijuar lidhje të mëdha; kur ne i bashkojmë idetë natyrore me ato teknologjike, atëherë mund të kemi një harmonizim mes këtyre dhe të krijojmë gjëra të mëdha. Facebook po provon të krijojë një web global të ndërlidhur me pulset elektromagnetike të zemrave tona. Në vend se t’i pyesni shokët me një mesazh në chat se si janë ata, ju ndjeni atë çfarë ata ndjejnë. Ne vendosim se çfarë është dhe çfarë nuk është e mundur – qoftë nëse ne e dimë atë apo jo! Më poshtë do të gjeni 5 arritjet e ardhshme teknologjike të cilat do të revolucionalizojnë konceptin sesi ne e përfytyrojmë botën.

1. Bioteknologjia – duart bionike të kontrolluara nga truri i njeriut!

Nëse një person do të pësojë një dëmtim të rëndë në dorë, bioteknologjia do të luajë pjesën e saj! Duke pasur një dorë të ngjashme me atë që ka krijuar natyra për ne, gjërat do të bëhen edhe më mirë. Këto duar bionike janë komplet të kontrolluara nga truri dhe nuk ka nevojë për ndonjë operacion që t’i lidhim ato me trupin tonë. Këto duar do të kushtojnë sigurisht shtrenjtë, por do të fitohet mundësia për të pasur një dorë plotësisht funksionale në të ardhmen.

2. Arkitektura e ardhshme

Dubai është i njohur gjërësisht për arkitekturën e tij të mahnitshme. Kjo ndërtesë jo vetëm që është e bukur, por ajo lëviz vazhdimisht. Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për të, mund të tingëllojë paksa e cuditshme, por kjo kullë është ndërtuar nga turbina ere të cilat prodhojnë energji! Me kalimin e kohës, kjo ndërtesë do të prodhojë energji të mjaftueshme për vete dhe për ndërtesat rreth saj. Në total kulla është e përbërë nga 59 njësi të ndara ose kate të cilat rrotullohen rreth 6 metra për minutë por rrotullimi nuk ndjehet fare.

3. Zhvillimi dhe kapaciteti mbajtës i kompjuterëve

Ju kujtohet 10 vite më parë çfarë kompjuteri keni përdorur? A keni një smatrphone? Hapësirat për ruajtjen e të dhënave janë duke u bërë gjithnjë e më të mëdha, ndërsa teknologjia në vetvete është duke u bërë gjithnjë e më e vogël. Shikojeni madhësinë e Mac Book Mini! Si mundet një pajisje kaq e hollë të jetë në gjendje të kryejë funksionet aq mirë për një kohë të gjatë? Gjithashtu, celularët janë bërë shumë të hollë, makinat faks, printerët, të gjithë. Si e mendoni se do të jetë teknologjia pas 5-10 viteve? Nëse mendoni se ka teknologji ende të pazbuluara dhe jo në dispozicion për publikun? Hulumtoni më shumë dhe do të shihni që po.

4. Transporti futuristik

Ka shumë dizajne të automobilave të cilat ecin nëpërmjet energjive të rinovueshme, gazit natyror, energjisë, me bateri, etj, duke mos e dëmtuar aspak mjedisin përrreth. Dizajnet e makinave sikurse kohët e fundit lancoi Tesla janë në drejtimin e duhur futuristik. Ato ende nuk janë gjerësisht në dispozicion, por do të bëhen shumë shpejt. Njerëzimi do të ketë nevojë që të hartojë metoda të reja të transportit që i zëvendëson makinat e tanishme dhe madje edhe rrugët. Idetë e teletransportit do të integrohen në realitetin tonë shumë shpejtë se sa mendoni!

5. Komunikimi telepatik nëpërmjet integrimit të teknologjisë

Niveli ynë i komunikimit ka rënë së tepërmi pas shpërthimit të internetit, celularëve dhe kompjuterëve. Madje shpeshherë është ngritur si një problem madhor edhe nga psikologët, pasi shoqëria po bëhet gjithnjë e më vetjake dhe e vetmuar, pra teknologjia po keqpërdoret.

A do të mundemi që nesër ne të kombinojmë teknologjinë me vetëdijen tonë? A do të jetë kjo e mundur? Në fund të fundit, çdo gjë është e mundur dhe e gatshme tani, qoftë edhe vetëm si koncept. Kur e zbatojmë atë në 3D, ideja është plotësisht e mundur të bëhet realitet. Manifestimi i këtyre teknologjive “joreale” qëndron ndërmjet artistit dhe inxhinierit. Mes vizionit dhe logjikës së projektimit të teknologjisë ekziston një krijim i pafund. Në vitet e ardhshme edhe celularët do të zhduken, dhe njeriu do të bëhet vetë pajisja e cila do të ketë aftësinë të komunikojë me njerëzit, nga një largësi e madhe përmes teknologjisë e cila do të integrohet në vetëdijen e njeriut.

The post Arritjet e teknologjisë që do të ndryshojnë botën appeared first on Lajmi i Fundit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.