• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Artan Hoxha flet për herë të parë pas ndalimit nga SHBA për deputetin Tom Doshi

molecule

/dev/null
Administrator/e
I Rregjistruar/e
Mesazhe
2,392
Likes
7,201
Location
127.0.0.1
#1
Te drejtat per ti pare linqet ne forum i gezojne vetem anetaret! Kycu ose rregjistrohu tani!


Gazetari investigativ Artan Hoxha e sheh disi me habi shpalljen “non-grata” në SHBA të deputetit Tom Doshi.

Hoxha bën një renditje të të gjitha rasteve që lidhin Doshin me autoritetet amerikane, që prej kabllogrameve ku ai përmendej si personi që ndaloi Edi Ramën nga dhënia e dorëheqjes nga PS, deri te vizitat e shpeshta në SHBA edhe në kohën kur rezultonte në listën e zezë.

Deklarata e Hoxhës në emisionin “Real Story”:

Nga informacioni që kam unë Doshi ka aplikuar vitin e kaluar për vizë amerikane, pasi i kishte skaduar viza, dhe mesa di unë meqë ka një çështje për mosdeklarim të të ardhurave dhe për një dhuratë që i ka bërë Kishës. Çështja e deklarimit të pasurisë ka shkuar në Shkallën e Parë dhe vendimi i fundit mesa pash listohen këto që unë përmenda më parë.

Është fakt që Doshi nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i shtetit, por vetëm deputet. Ai ka qenë në SHBA edhe kur përmendej se ishte në listën e zezë. Uën me tepër këtë rast e shoh si një mesazh që jepet tjetër kujt.

Kemi vetëm dy raste deri tani, Llallës dhe Doshit, përfshirja, se Doshi nuk ka qenë zyrtar. Është i vetmi rast ku elita e politikës kanë shkuar në prokurori për të dhënë deklarimet lidhur me atë rast në Krimet e Rënda.

Situata që ka patur ky deputet me SHBA ka qenë herë pas here, herë thuhej që është në listën e zezë, herë shkonte në SHBA. Ai mund ta kundërshtojë pranë autoriteteve amerikane…