Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Artan Mullaj

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Mendova te sjellim shkrime nga ky shkrimtar

Artan Mullaj është shkrimtar, piktor dhe publicist shqiptar.


Ka lindur në qytetin e Korçës.

Në vitin 1991 përfundoi studimet në Universitetin e Tiranë, ku u dipllomua si inxhinier elektrik për energjetikën.

Është njëri nga studentët aktive të lëvizjes se Dhjetorit në Shqipëri që solli rrënien e komunizmit.

Në vitin1992 emigroi në Itali e më pas në Greqi, ku konkuroi dhe fitoi të drejtën e studimeve në institutin “KARAPIPERIOS” të artit bizantin figurativ, në degën e ikonografisë.

Në vitin 1996 u diplomua si piktor ikonograf dhe fitoi të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni atje. Ka realizuar në vazhdim piktura murale në 17 kisha të reja ortodokse në qytete të ndryshme të Greqisë, midis të cilave, objekte të rëndësishme si katedralen e qytetit të Katerinës dhe Selanikut.

Në të njëjtën kohë ka ndjekur seminare gazetarie dhe është angazhuar me shkrime të ndryshme analitike në media të ndryshme.

Ne vitin 2011 u zgjodh anetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes, deri ne vitin 2015.

Nga viti 2013 e ne vazhdim eshte drejtor i BOTEM (shtepia publike e botimit te teksteve mesimore).

Aktualisht është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.

Botime:

Në vitin 1997 u publikua romani i tij i parë “PA TY, i cili u mirëprit nga publiku shqiptar, ishte në krye të shitjeve për disa muaj në Tiranë, ku edhe u ribotua.

Në vitin 2000 botoi romanin e dyte, “FUNDI I BOTES

Po në vitin 2000 përkthehet në greqisht dhe botohet në Selanik romani i tij i parë “PA TY”, ne titullin: "To keno tis apousias SOU"

që u prit mirë e bëri jehonë gjithashtu në Greqi.

Ne vitin 2010 u botua nga TOENA, romani "VARRI I PAGËZIMIT .
 
Zakonisht marrim cfare japim,
Dashuri jep, dashuri do marresh
Urrejtje jep, urrejtja do te te kthehet mbrapsht
Nese rezaton, drita e bardhe do te te ndjeke kudo qe te jesh,
Universi luan me ne kukafshehti,
Kur ne jemi positive, na dhuron fat mes njerezve te mire.
Kur e leshojme veten, na ve ne prove.
Kur behemi te keqij, nuk merret fare me ne...
 
Kush nuk e ka përjetuar babëzinë femërore të kohës, për të shkelur ligjet e natyrës me takat e larta. Ndërsa burrat vrasin kohën me mediokritetin e tyre, gratë shkatërrojnë dinjitetin me paqartësinë e tyre. Sa shumë janë shtuar femrat e sunduara nga iluzioni i imazhit! Me fytyra të buhavitura nga plogështia dhe paniku i rrjedhës ndëshkuese të kohës. Sa dëshpëruese është të shohësh brengosjen e tyre tek përpiqen të luftojnë lindjet dhe perëndimet e shumëfishta te diellit, me silikone dhe kremra që parandalojnë rrudhat dhe shtojnë mërzinë. Silikone përzier me inde mishi për të fryrë a rritur përmasën e gjinjve dhe të pasmeve, njëherësh dhe neverinë ndaj tyre. Kohës sonë i mungon mizorisht thjeshtësia. Thjeshtësia që e bën femrën femër, epsh, nënë dhe dashuri; thjeshtësia që i dhuron asaj bukurinë reale, të shenjtë dhe të pashpjegueshme njëherësh. Atë thjeshtësi që e zbukuron gruan më shumë se të gjithë llojet e manikyrëve, kremrave, toneve, llakëve, shkumave, parfumeve, minifundeve, ngjyrosjeve e maskave. Thjeshtësinë që nxjerr në pah pa shpenzime vlerën, magjinë dhe madhështinë e gruas.
Botës gjithnjë e më shumë i mungon feminiteti, finesa dhe natyrshmëria. Ajo po varfërohet me shpejtësi sepse femrat e vërteta me pamje dhe mendime origjinale, të pavarura dhe dinjitoze, po rrallohen me shpejtësi. Femrat e lira dhe të sinqerta, të thjeshta dhe pa grime kozmetike, me sjellje të butë dhe buzëqeshje që emocionojnë, me fjalë të ëmbla, të zgjuara dhe të sigurta në të njëjtën kohë, janë të rralla. Kjo është një kambanë e frikshme që do gjëmojë fort në të ardhmen.
 
... E tashmja është stacioni që njeriu ndalon për tu mbushur me frymë, për të bërë përcaktimin. Mirë a keqparajsa është përpara. Zoti fshihet në retë e bardha të ardhmes, dhe nuk duket asnjëherë. Prandaj nuk e marrim kurrë sa jemi gjallë. E ardhmja! ... Një iluzion i pa dukshëm dhe i paprekshëm, sic është vete Zoti dhe vdekja. A nuk njehësohen me një tjetër tjetër këto koncepte madhore të njeriut? Vdekja dhe Zoti pas saj, që "kapardiset" në parajsë sipas frymëzimeve fetare, a nuk janë vetmet automatikisht në qarta, që truri njerëzor krijon në kufi të ardhjeve dhe pafundësisë? A nuk fillon dhe mbaron e ardhmja aty, bashkë me hapësirën, bashkë me kohën dhe bashkë me ato? ...
 
Ndjenjat, që vorbullojnë zemrën tonë, përbëjnë ne fakt, të vetmen pasuri reale të njeriut. Të gjitha bashkë, te mirat dhe te keqijat, ato krijojnë vetedijen unikale të gjallësisë, ndjesinë e ekzistencës. Qënia jonë ne kete bote ska asnjë kuptim pa këtë. Jeta jonë është si ndihemi, jo cfarë kemi.
Pasja nuk është e vetmja gjë që na bën të ndihemi mirë.
 
nje leter LAMTUMIRE!

"Dita - ditës unë shoh si largohesh në kohë, hapësirë dhe pakuptueshmëri drejt një realiteti të huaj që nuk është e shkuara jonë, natyrisht as e ardhmja… Dita - ditës ti tretesh në sytë e mi, si tretet në ujë anija që fundoset thellë detit. Nuk i rezistoi furtunave të fatit varka jonë. Magjia po shuhet si thëngjilli në borë. Ti po ikën duke marrë me vete çastet, emocionet, premtimet e shkelura, përbetimet e thyera, lotët dhe lëndimet, për të më lënë në shpirt një dhimbje të thellë, të cilën përjetësia do të ma bëjë më të tmerrshme se vdekjen.
Teksa largohesh, unë e ndiej, e kuptoj trazimin tënd, arsyen pse zgjodhe të mos jesh pranë meje. E di edhe si ndihesh ndërsa shikon sesi në sytë e tu, në shpirtin tënd, mjegulla po shpërndahet mbi mua, duke mbuluar përgjithmonë fytyrën dhe kujtimin tim.
Ti u zgjove më në fund..., e unë tashmë jam ëndrra jote e prishur.
Të mos jesh papritmas më ëndrra e dikujt, do të thotë të kesh nevojë të menjëhershme të bësh paqe me veten, me vetminë, me dhimbjen; të vuash, por edhe të vazhdosh!
Paqe me veten do të thotë të pranosh dhimbjen dhe të luftosh për ta duruar atë. Të shkulësh zemrën dhe përsëri të luftosh për të mbetur i gjallë, sepse njerëzve të tu mund t’u nevojitesh për disa kohë; do të thotë të durosh pa fjalë, pa krenari, pa rënkime; të shndërrohesh në një robot mishi.
E tillë jam unë dhe këtë po përpiqem të bëj, princi im i dashurisë së vetme që pata në jetë.
Nga bregu i vetmisë sime, unë shoh tani largimin tënd drejt një horizonti tjetër, drejt një arsyeje tjetër, drejt një ëndrre të re. S’më mbetet veçse të përfytyroj ditët e tua pasardhëse: pasionet, udhëtimet e tua në aeroporte, njohjet e reja me njerëz, të cilët do t’i japin kuptim dhe shkëlqim jetës tënde, atë që nuk munda të ta jap unë; hotelet ku do të qëndrosh, do të pushosh, do të frymëzohesh e lumturohesh me orgazma të reja shpirti e fryme; gratë e rëndësishme të jetës tënde, që njohin mirë markat e verës së kuqe, me të cilat do të ndash ndoshta dreka në lokale luksoze; biseda, drithërima e plane. Nga ishulli i mallkuar i fatit tim do të fantazoj gjithçka të bukur që do të ndodhë në jetën tënde. Do të imagjinoj prekjet e tua, puthjet: ato që më pate premtuar se do të ishin të miat përgjithmonë, por nuk do të jenë... Do të imagjinoj portretin e tjetrës pas meje, nga i cili do të përpiqem të kuptoj se çfarë ndodhi mes nesh.
Mos e lodh kureshtjen për mua dhe fshije keqardhjen nga mendimet e tua. Keqardhja është hiri që lë pas zjarri i një dashurie të shuar. Unë nuk do të jem as e gjallë, as e vdekur, por do të mbetem një hije e dëshpëruar, e burgosur përjetë në kasollen e dashurisë, të cilën e ndërtuam kot së koti me baltë, lot edhe gjak." " (nga romani "Dashuri ne Kosove")


| Artan Mullaj |
 
Nuk është e ndershme të kënaqësh egon tënde me ata që të duan;
nuk është e fisme të shfrytëzosh dhimbjen e tyre;
dhe as është e nevojshme të ndjekësh pas ate që do.
Mbi të gjitha, dashuria është frymë;
nuk blihet, nuk shitet, nuk dhurohet, nuk i kërkohet askujt,
gëzim, dhimbje, lumturi dhe lot,
magji dhe marrëzi tok;
thjesht duhet kohë ta fitosh,
durim ta ruash,
ndershmëri ta shijosh.

Dashuria është respekti hyjnor në nivelin më të lartë për njeriun,
Pa kushte, pa djallëzi, pa interes,
Një pushtet i përzotshëm…

-Artan Mullaj
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.