Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Arteriet koronare dhe semundjet qe i shoqerojne ato

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Arteriet koronare janë arteriet e zemrës të cilat furnizojnë muskulin e zemrës (miokardin) me gjak dhe nëpërmjet tij i sjellin zemrës oksigjenin e domosdoshëm për jetën.

Emri i tyre vjen nga trajektorja si kurore përreth zemrës.
Ekziston arteria koronare e majtë dhe ajo e djathtë. Arteria e majtë furnizon murin e përparmë, murin anësor dhe atë ndarës të ventrikujve (septumin). Muri i pasëm, ashtu si dhe atriumi dhe ventrikuli i djathtë, furnizohen në shumicën e rasteve nga arteria koronare e djathtë.
Sëmundja koronare ka si karakteristike kryesore ngushtimin per shkak te arteriosklerozes (kalcifikimeve). Si pasoje mund te shkaktohen crregullime te qarkullimit te gjakut te muskulit te zemres, te cilat mund te japin ndijesine e peshes dhe dhimbjes ne derrasen e kraharorit apo marrje fryme. Me pas shfaqen simptoma ne sforcime fizike e me vone dhe ne qetesi.

Ne raste te renda mund te ndodhe bllokimi i menjehershem i arteries koronare, i cili shkakton infarktin akut te miokardit qe eshte nje situate jetekercenuese.

Faktoret e rrezikut te semundjes koronare

Shkaqet e sëmundjes koronare janë të shumëfishtë. Përveç faktorëve të trashëgimisë, të tjerë janë dhe crregullimet e yndyrnave në gjak, duhanpirja, tensioni i lartë i gjakut, diabeti, mbipesha. Në diabet te instaluar prej vitesh, simptomat ose edhe vete një infarkt miokardi mund të mbeten jo rrallë të fshehta.

Diagnostikimi i semundjes koronare

Dyshimi per semundje te arterieve koronare vjen si rezultat i ankesave tipike dhe historia e kaluar e pacienteve. Diagnostikimi i semundjes koronare hetohet me tej me proven ushtrimore (EKG stres test, eko-stres, stres-MRI) dhe ne fund vertetohet me vizualizimin e eneve koronare permes koronarografise (ose ne raste te vecanta me angioskaner koronar).

Sot kemi ne dispozicion shume mundesi terapeutike per trajtimin e semundjes koronare: nga zgjerimi me ballon dhe implantimin e stentit, kirurgji mini-invazive deri ne nje kombinim te ketyre eksperiencave, ne te cilen kardiologet dhe kardiokirurget bashkepunojne per t’ju trajtuar.

Urgjence/Infarkti i miokardit

Ne vendet e industrializuara, infarkti i miokardit eshte nje nga shkaqet kryesore te vdekshmerise. Infarkti i miokardit eshte nje urgjence mjekesore, ecila duhet trajtuar sa me shpejt te jete e mundur.

Rezultatet me te mira arrihen nese jepet nje trajtim definitiv brenda 90 minutave (koha eshte muskul –time is muscle). Trajtimi definitiv nenkupton hapjen e kesaj ene gjaku sa me shpejt pergjate procedures se koronarografise
 
ok ketu mua me duhet te flas pak (si internist dhe kardiolog ne spe) pasi qe, ky artikull eshte diku ne mes te "mjeksise se kafeneve" dhe mjeksise se vertete, permenden disa gjysme te verteta.

kur flasim per shkaqet, e dim qe pacientet me nje profil te larte te rrezikut si: Mbipesha, Diabeti (por jo vetem Diabeti II) Pirja e duhanit, Yndyrat e larta ne gjak (LDL), Tensioni i larte, mos aktiviteti fizik, e ndoshta ne fund do e permendja trashegimine, vjen JO VETEM si shkak i kalcifikimit te eneve te gjakut (stenoza), POR mund te ndodhe qe nje kalcifikim te "pelcas" dhe te shkaktoj obturacion te menjehereshem te arteries. Ajo qe vie njagadal nga kalcifikimi i arterieve, und te shfaqet ne shume menyra, si Angina pectoris gjat aktivitetit fizik, apo sindromi akut i koronareve ndersa tek kjo e fundit ka edhe specifika te ndryshme, psh. Prinzmetall Angina (vazospasma), apo edhe Tako-Tsubo.

Jo cdo Myokardinfarkt eshte i nevojshem te trajtohet brenda 90 min, nese meresh me Mjeksi e di kete, ketu behet fjale vetem per STEMI (ST-Elevation myocardial infarction) te cilin nga momenti i vertetimit (kontaktit) te pare (dmth vertetuar permes EKG, e ketu behet fjala edhe per paraqitjen e pare te nje "left bundle branch block") duhet te intervenohet sa me shpejt qe eshte e mundur, mundesisht brenda 90 min, dmth nga momenti i diagnostifikimit (EKG) deri ne momentin kur pacienti e leshon sallen e intervenimit (Koronarangiografine) duhet te jete me pak se 90 min. ndersa NSTEMI (non-ST-elevation myocardial infarction) vlejne tjera rregulla.

megjithese ky eshte nje forum social qe te dhenat shkencore nuk jane te domosdoshme, megjithate do preferoja te raportohet burimi i ketyre shenimeve (copy/past). informimet gjysme te sakta jane informacione te gabueshme, prandaj duhet pasur kujdes.

me nderime
 
Last edited:

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.