Artisti udhëton 70 km në këmbë për personat me aftësi ndryshe

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
2,235
Location
Tiranë
Artisti Gjovalin Dushaj, ka ndërmarrë një mison të veçantë për të sensibilizuar opinionin publik në lidhje me personat me aftësi ndryshe. Ai do ta bëjë këtë duke udhëtuar nga Lezha ku jetoon drejt vendlinjdes së tij, Pukë, në këmbë.

Sipas lajmit të Klan, sfidën për të përshkuar 70 kilometra në këmbë e nisi dy orë para mesnatës të së shtunës.

Rruga kalon nëpër male, por Dushaj ka besim se do ia dalë.

Më e vështirë duket të jetë segmenti në superstradë, deri në Bushat. Kurse pjesa tjetër që kalon nga rruga e vjetër nacionale, sipas tij, do të jetë e bukur.

Gjovalin Dushaj, është një artist që la Pukën për të jetuar në Lezhë, por që nuk e ndërpreu artin e tij, kryesisht si autor tekstesh për këngë, regjizor, apo komedian. Ai është autor i disa librave dhe skenograf i mjaft eventeve artistike, i cili tani ka ndërmmarrë një mision ndryshe.

e.ll./dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

ErvinSh

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
2
Përveç sensibilizimit të opinionit publik ai ka mbledhur edhe të ardhura nga kjo nisëm të cilat ia ka dorëzuar kryetarit të Shoqatës së para dhe tetra-plegjikëve pukjane. 👏
 
Top