Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

At Zef Valentini

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
At Zef Valentini

At Zef Valentini (it. Giuseppe Valentini; Padova, 1 korrik 1900 - Milano, 16 nëntor 1979) ka qenë prift, albanolog dhe bizantinist italian. Me punimin shumëvëllimësh Acta Albaniae Veneta mori famë ndërkombëtare. Për kontributin në kulturën dhe historinë e kombit shqiptar, Presidenti i Republikës Bamir Topi e nderoi postum me dekoratën e mirënjohjes Urdhëri i Skënderbeut.
Fotoporteti
P. Zef Valentini​
EmriGiuseppe
MbiemriValentini
Lindur më1 korrik, 1900
Lindur nëPadovë, Italia
Vdiq më16 nëntor 1979
Vdiq nëMilano
Kombësiaitalian
Profesioniarsimtar, botues, historia
Mirënjohje
Urdhëri i Skënderbeut



Biografia

U lind në Padova më 1 korrik 1900, fëmija i parë i një mermerpunuesi dhe një gruaje shumë fetare, aq sa edhe djalin e dytë e dorëzuan tek françeskanët. Më 4 nëntor të vitit 1910 nisi studimet në Seminarin Ipeshkvnor e vendlindjes, por nga temperamenti dhe ligështitë e shëndetit që kishte, i dha mësim privat vetë rektori i Seminarit, Imzot Gaetano Sartori. Për gjashtë vite, Valentini nxuri me Sartorin në Crespano del Grappa. Sartori e përcolli edukimin e Valentinit deri në maturë më 1918
Shërbeu për gjashtë muaj në ushtrinë italiane në Pallatin Mbretëror të Caserta-s. Në periudhën kohore mars-korrik të vitit 1919, përfundoi studimet teologjike. Më 4 nëntor 1919, filloi rishtarinë në Gorizia, pranë Urdhërit të Jezuitëve. Pas dy vitesh rishtarie dhe një viti studimi pranë jezuitëve, shkoi për herë të parë në Shkodër në shtator të vitit 1922, si student në Kolegjin Saverian
Gjuhën shqipe, të cilën kishte filluar ta mësonte që në Gorizia, e nxuri më tej me gramatikën e Busettit. Pas dy viteve në Shkodër, u kthye në Chieri ku në vitet 1924-1926 studioi filozofi.
Më 1928 Valentini u kthye përsëri në Chieri ku studjoi teologji dhe mbaroi kurse të specializuara të organizimit jezuit. U shugurua prift më 15 korrik të vitit 1930 dhe më 1932 laureoi për teologji. Pas përfundimit të studimeve u kthye sërish në Shkodër, ku qe aktiv edhe në shtyp ndër të përkohshmet Lajmtari i Zemrës së Krishtit dhe Leka. Nisi të jepte mësim në Kolegjin Saverian në lëndët greqisht, latinisht, italisht, letërsi, gjimnastikë, religjion, histori e natyrës dhe muzikë. Vitin akademik 1934/35 dhe pas 1935 u vendos "përfundimisht" në Shkodër.
Në kohën e pushtimit italian u emërua anëtar Institutit të Studimeve Shqiptare më 5 dhjetor 1940, më 1941 u vendos në Tiranë, ku u caktua edhe sekretar i këshillit të Institutit. Me ardhjen e trupave gjermane më 1943, u largua drejt Romës, vijoi punët në Institutin Oriental Papnor.
Vjeshtën e 1946 i ftuar nga kardinali Schuster në Milano, iu besua drejtimi i revistës katolike Letture. Gjatë viteve në vijim, ushtron dhe detyrën e “Presidente dell’Associazione Internazionale delle Riviste Cattoliche di Critica Letteraria,” si dhe emërohet: “Presidente dell’Associazione Cattolica dei preti scrittori,” pastaj e gjejmë edhe në detyrën e “Assistente Generale dell’Unione Librai Cattolici Italiani.” etj. Valentini gjen mbështetjen e kardinalit Montini, më vonë Papa Pali VI.
Pas vdekjes së Petrottës, më 15 dhjetor 1955 mori ndër duar drejtimin e Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe pranë Universitetit të Palermos, që u bë një nga kështjellat e kulturës së vërtetë shqiptare jashtë Shqipërisë. Ndërkaq vijoi të drejtonte edhe Katedrën e Filologjisë Bizantine dhe atë të Letërsisë së Lashtë të Krishterë. Pas kontributit të tij ndaj studimeve mbi arbëreshët, në mes të viteve ’60 i kërkoi Kongregacionit Shenjt mbi Kishat Lindore që të kalonte në ritin bizantin. Më 1969 botoi “Domus Ecclesiae” mbi arkitekturën e kishave të hershme bizantine.
Më 1975 doli në pension dhe pas një viti u shtrua në klinikë, në përkujdesjen e murgeshave.Vijoi të bashkëpunonte me revistën “Letture” dhe të studionte ikonat bizantine. Më 5 nëntor 1979 përkujtoi në dhomën e spitalit 60-vjetorin e jetës si rregulltar jezuit me një Meshë në gjuhën latine, të kremtuar nga Eprori i Shoqërisë dhe tre jezuitë, që punonin për botimin e “Letture”.
Natën ndërmjet 15 e 16 nëntorit gjendja e tij shëndetësore u rëndua. Sivëllezërit jezuitë e morën në shtëpi, ku ndërroi jetë më 16 nëntor, në orën 13.

Veprat

Historiografi
Me rastin e 50 vjetorit të Kolegjit Saverian në Shkodër, i kushtoi veprën e tij të parë “Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”, botuar shqip në Shkodër më 1928 dhe italisht në Chieri më 1929.Gjatë studimeve, ndërmori kërkime në Arkivin Qytetas të Padovës më 1932, Arkivin e Ambasadës Spanjolle pranë Selisë Shenjte, Arkivin e Shtetit në Romë dhe Arkivin e Vatikanit në vitet 1935-1938 më 1939 të Napolit, më 1942 kur ishte inspektor i Arkivit të Korfuzit, si dhe dendur atë të Venedikut.
Drejtoi revistën Leka nga 1932 - përpos kur më 1934/35 e zëvendësoi sivëllau Dajani - deri më 1943. Me Valentinin historiografia shqiptare pati një përmirësim cilësor. Botoi artikuj kritike letrare si dhe përkthime të veta, Poliecte i Corneille në prozë të ritmuar, Saul i Alfierit me metrikën e origjinalit në italisht dhe një biografi të Garcia Moreno. Gjithashtu botoi një traktat mbi metrikën shqipe, të cilin ia dha Ministrisë së Arsimit, por nuk mund ta botonte për t'u përdorur në shkollat e kohës nga trazirat që ngjanë në vitet 1943-44.
Në bashkëautorësi me sivëllaun Cordignano, përpiluan Ese mbi një regjistër historik të Shqipërisë (it. Saggio di un regesto storico dell'Albania) i cili u botua nga 1937 deri më 1940, mbulon historiografinë e viseve shqiptare nga viti 1000 deri më 1568, u premiua nga Akademia Mbretërore Italiane me një financim.

Gjuhësi
Çmonte ndër mësuesit e vet të gjuhës shqipe Mark Harapin, Mustafa Krujën, Gjon Karmën, Ndre Mjeden, Injac Zamputin, Karl Gurakuqin dhe Aleksandër Xhuvanin. Botoi tek revista Leka artikuj të shumtë mbi qasjen ndaj gjuhës, ku theksonte vlerësimin, pasurimin dhe pastaj bashkim i dy dialekteve. Më tej, interesimin e tij mbi gjuhësinë shqiptare e vijoi me artikuj të shumtë tek Shêjzat.

Trashëgimia

Me botimin e Acta Albaniae Veneta mori famë ndërkombëtare, aq sa Camaj kumton se në mjediset historiografike gjermane bëri mjaft bujë publikimi. Bartl çmonte se po të vazhdonte përpjekja e hershme e Valentinit për t'i bërë një kronologji historisë shqiptare, do të ishte një mjet ndihmës i madh.
Në historiografinë shqiptare gjatë regjimit komunist (nga Rakip Beqaj) u trajtua si përfaqësues i ideologjisë fashiste, bashkëpunëtori më i ngushtë i Krujës dhe i Koliqit

Vepra

Historiografike
  • “Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”
  • “Kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin XIII”
  • “Akte shqiptaro-veneciane të shekujve XIV-XV”
 
At Zef Valentini, jezuit, nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen më mirë se një shqiptar dhe bëri për kulturën e vërtetë shqiptare, atë që pak shqiptarë e kanë bërë. Njeriu me jetë të lodhshme, të cilit iu deshën shumë mund, djersë e shqetësime, për të lënë pas vëllime e vëllime të tëra për historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve.

At Zef Valentini, një jetë e tërë në shërbim të popullit shqiptar. Veprimtaria e misionarëve etërve jezuitë në Shqipëri e ndër shqiptarë u përqendrua kryesisht në dy fusha: apostullimin ungjillor e kultivimin e kulturës. Në këto dy fusha ata shkrinë pa kursim të gjitha energjitë e tyre shpirtërore, intelektuale, morale, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme. Ndërmjet tyre, i paharrueshmi At Zef Valentini, njeriu me jetë të lodhshme, jezuiti të cilit iu deshën shumë mund, djersë e shqetësime, për të lënë pas vëllime e vëllime të tëra për historinë e Shqipërisë e shqiptarëve.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.