Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Athine Ekzekutohet gazetari me 6 plumba

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Athine Ekzekutohet gazetari​



giiii.jpg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një gazetar është ekzekutuar.

Top Channel mëson se është ekzekutuar në shtëpinë e tij në Alimos, gazetari i kronikës, Georgios Karavas. Ai është qëlluar me 6 plumba.
Oficerët e policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar rastin, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së tij.



Top Channel
 
Last edited:
Georgios Karavas është qëlluar me 6 plumba në zonën e Alimos.

Të njëjtat burime raportojnë se vrasësit e gazetarit ishin dy, të cilët pasi qëlluan u larguan me motor.

Vlerësimet e para tregojnë për një sulm terrorist, pasi autorët e krimit dyshohet të jenë nga EL.AS. të njohur si vrasës profesionistë.

E gjithë bota e gazetarisë ka ngelur e shokuar nga vdekja e tij, pasi ishte i njohur si koleg i denjë e i mirë dhe një reporter me moral.

George Karaivaz ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Një reporter policie që nga vitet 1990 në stacionin televiziv ANT1, ndërsa në vitin 2017 u zhvendos në kanalin STAR.

Një bashkëpunëtor prej vitesh edhe me gazetën “ELEFTHEROS TYPOS”.
 

U ekzekutua me 17 plumba në prag të shtëpisë, lëvizjet e fundit të autorëve para se të vrisnin gazetarin grek​

09/04/2021 21:14









karaivaz3334-e1617995646306.jpg



17 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes së gazetarit grek Jorgos Karaivaz që është ekzekutuar në mënyrë mafioze pas orës dy të mesditës të së premtes, para shtëpisë së tij në lagjen Alimo në jug të Athinë, sapo është kthyer nga puna.

6 plumba në trup të qëlluara nga pistoleta 9 milimetërsha me silenciator kanë qenë të mjaftueshme për vrarësit t’i mbyllnin gojën gazetarit të kronikës të kanalit televiziv Star dhe të një portali informativ.

Policia që ka izoluar vendngjarjen mbledh informacione nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarë okularë për dy persona me një motoçikletë të vogël që i kishin ngritur pritë para shtëpisë.

Por vrasja ka qenë pa zhurmë sa askush nuk ka kuptuar dicka për minuta të tëra. Ende nuk ka asnjë të dhënë për motivet e vrasjes ndërsa po hetohen edhe çështjet për të cilat po investigonte gazetari në fjalë.

Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në Greqi dhe përgjegjësinë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar.

Vrasja përveç se ka shokuar qarqet gazetareske dhe opinionin publik ka ngjallur edhe reagime të partive politike. Zëdhënësja e qeverisë ka theksuar se organet kompetente kanë filluar hetimin për të gjetur dhe arrestuar autorët.

Partia opozitare Syriza nga ana e saj kërkon zbardhjen e menjëhershme të vrasjes duke shigjetuar ministrin e Mbrojtjes Civile dhe duke nënvizuar faktin se edhe njëherë tjetër në mes të ditës njerëzit po bëhen dëshmitarë të vrasjes së një gazetari.

Edhe unioni i gazetarëve të Athinës kërkon nga qeveria dhe organet përkatëse zbardhjen e ngjarjes, ndërsa me anë të një deklarate për shtyp dërgon mesazh tek kriminelët se gazetarët nuk përulen ndaj vrasjeve, plagosjeve apo kërcënimeve dhe se do t’i shërbejnë lirisë së shtypi para cdo presioni, para çdo praktike mafioze dhe planesh kriminale.


Top Channel
 

Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që qëlluan për vdekje gazetarin grek në prag të shtëpisë​


3038765-e1618219793685.jpg



Kamerat e sigurisë kanë zbuluar lëvizjet e fundit të dy autorëve që ekzekutuan gazetarin grek George Karaivaz.

Pamjet e siguruara nga mediet greke kanë rënë në duart e policisë, të cilët po hetojnë cështjen dhe kërkojnë prova për të identifikuar autorët. Në fotografi duket se si shoferi i motorit të zi “Beverly” është veshur me një helmetë të bardhë me xham të zi dhe ka veshur rroba të errëta.

Ndërsa pasagjeri dhe ekzekutuesi i pretenduar i gazetarit ka një maskë të zezë, është i veshur me pantallona blu të errëta dhe bluze gri. Ndërkohë, avokati i gazetarit pritet të dëshmojë në mënyrë që të tregojë çdo incident ose raport që mund të hedhë dritë mbi çështjen.

Sipas informacioneve që kanë autoritetet deri tani, pasi qëlluan për vdekje gazetarin, autorët u larguan në një pikë të panjohur, braktisën motorin dhe hipën në një automjet me të cilin u arratisën dhe zhdukën gjurmët.
Policia po shqyrton plotësisht makinën e George Karaivaz për të zbuluar nëse është instaluar një gjurmues GPS me të cilin autorët kanë monitoruar viktimën e tyre për ditë.
Sende të tjera personale që i përkasin George Karaivaz, të tilla si laptopi dhe telefoni i tij celular, janë marrë nga policia për të hetuar në detaje se nëse gjejnë ndonjë lidhje me autorët.

Si ndodhi ngjarja
17 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes së gazetarit grek Jorgos Karaivaz që është ekzekutuar në mënyrë mafioze pas orës dy të mesditës të së premtes, para shtëpisë së tij në lagjen Alimo në jug të Athinë, sapo është kthyer nga puna.

6 plumba në trup të qëlluara nga pistoleta 9 milimetërsha me silenciator kanë qenë të mjaftueshme për vrasësit t’i mbyllnin gojën gazetarit të kronikës të kanalit televiziv Star dhe të një portali informativ.

Policia që ka izoluar vendngjarjen mbledh informacione nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarë okularë për dy persona me një motoçikletë të vogël që i kishin ngritur pritë para shtëpisë.

Por vrasja ka qenë pa zhurmë sa askush nuk ka kuptuar diçka për minuta të tëra. Ende nuk ka asnjë të dhënë për motivet e vrasjes ndërsa po hetohen edhe çështjet për të cilat po investigonte gazetari në fjalë.

Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vrarë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në Greqi dhe përgjegjësinë e mori grupi terrorist Sekti Revolucionar.
 
Ne greqi tpakten mes rruges se gabim ks bo ky loçja ? ne shqipni vrasin veten me 2 pluma ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.