Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

ATLETIKE

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,195
View attachment 90
Botërori i Atletikës, konfirmohet Schippers
Kishte të tjera rezultate surprizuese në mbrëmjen e tetë të Botërorit të Atletikës në Londër por ajo që konsiderohej si gara më interesante e natës respektoi pritshmëritë.

Holandezja Dafne Schippers ishte kampionia në fuqi që nga Pekin 2015 në garën e 200 metrave dhe pas formës së mirë në garat kualifikuese respektoi pritshmëritë dhe në finale, ku ndali kronometrin në 22”05 duke lënë pas atleten nga Bregu i Fildishtë Marie-Josee Ta Lou, dhe Shaunae Miller-Uibo nga Bahamas.

Për Ta Lou ishte një tjetër disfatë dramatike. pasi humbi në garën e 100 metrave në finish ndaj Tori Boëie për 0.03 sekonda humbi dhe në 200 metra cka do të thotë se për 4 të qindtat e sekondës në total ka humbur 2 medalje të arta në Londër.

Ndërkohë ishte një tjetër mbrëmje e shkëlqyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që morën medaljen e 7 dhe të 8 të kësaj jave.

Në kërcimin së gjati Bittney Reese fitoi medaljen e saj të tretë të artë në 4 kampionatet e fundit botëror në këtë disiplinë, pasi mposhti rusen Darya Klishina me vetëm dy centimetra ndërsa amerikania tjetër Tianna Bartaletta fitoi medaljen e bronxit.

Pak minuta më vonë, kishte një tjetër sukses për Shtetet e Bashkuara por këtë herë surprizes pasi Emma Coburn fitoi medaljen e parë të artë në garën e 3000 metrave me pengesa. Me kohën 9’02”58 ajo jo vetëm vendosi rekordin e kampionateve botëror por fitoi të parën medalje në histori për Shtetet e Bashkuara në këtë disiplinë.

Kishte lajme të tjera të mira për amerikanët pasi edhe Courtney Frerichs zuri vendin e dytë duke i lënë kenianes Hyvin Jepkemboi medaljen e bronxit.

Por gara do të mbahet mend edhe për dicka tjetër, Beatrice Chepkoech harroi të kapërcente mbi ujë duke ju dashur të kthehej për ta realizuar kërcimin. Ky gabim i kushtoi medaljen e artë pasi përfundoi garën e katërta.

Një ndër favoritët e mëdhenj për të fituar arin në Londër ishte dhe Paëel fajdek që për të tretin botëror radhazi mori medaljen e artë në hedhjen e cekicit.

Gara ishte shumë e luftuar derui sa Fajdek realizoi një hedhje në 79.81 metra për të fshirë kujtimet e këqia nga stadiumi kuë në Olimpiadën e 2012 dështoi për të arritur në finale.

Dy emra të tjerë të mëdhenj të gjysmëfinaleve të së premtes morën vendin e tyre në finalet respektive edhe pse në mënyra shumë të ndryshme.

Kampionia olimpike nga Afrika e Jugut Caster Semenya nuk pati asnjë problem në gjysmëfinaleve në 800 metrave, ndërsa favoritja në garën e 100 metrave me pengesa Kendra Harrison për pak së nuk dështoi për tu kualifikuar në finale por ja doli të opriste bioletën duke shpëtuar për vetëm 0.01 sekonda.
 
View attachment 114
Rrëzimi i Perëndive në Londër
Më e trishta e lamtumirave. Epilogu më i bujshëm! Në garën e fundit të karrierës së tij, Usain Bolt merr mbi vete gjithë vëmendjen, por jo për medaljen e 20 të artë me të cilën shpresonte të mbyllte aventurën e tij të jashtëzakonshme në pistat e garave. 31 vjecari xhamajkan u dëmtua në kofshën e majtë ndërsa vraponte në fraksionin e fundit të stafetës 4×100. Nisi të calonte ndërsa ishte në kulmin e shpejtësisë dhe u detyrua të ndërpriste vrapimin. Menjëherë ju dha ndihma e shpejtë, me Bolt që u cua i ndihmuar nga shokët duke ja dalë të arrinte në anën e pistës mbi këmbët e tij. Ishta nata më e errët e Usain Bolt legjendës së sprintit. për sa i përket rezultatit medalja e artë i shkoi Britanisë së Madhe me 37”47 argjenti për SHBA dhe bronxi për Japoninë, por për Bolt ishte një tjetër mbrëmje shokuese pas asaj të të dielës së kaluar ku u mposht nga Gatlin në finalen e 100 metrave. Bolt ëndërronte një mbrëmje ndryshe për të përshëndetur botën e Atletikes pasi kishte fituar 8 medalje të arta olimpikd ehe 11 botërore, por ndërkohë për herë të parë pamë të rrëzohej njeriu që dinte të fluturonte.

Por mbrëmja shënoi edhe rënien e një tjetër legjende, pasi pak më para se të rrëzohej Bolt një dramë sportive ishte dhe knock outi i Mohamed Farah, edhe ylli tjetër i atletikës në garën e tij të fundit në pistë, pasi do të klalojë te maratonat pësoi një zhgënjim jo të vogël me Mo Farah që pasi ka fituar 10 medalje të arta rradhazi në garat e 5 mijë dhe 10 mijë metrave, këtë herë nuk arriti të triumfonte edhe pse dha maksimumin në 100 metrat e fundit pasi me kohën 13’32”79 është Muktar Edris perandori i ri i garës së 5000 metrave me Farah që përfundoi i dyti ndërsa medalja e bronxit shkoi për Paul Chelimo.

Për sa i përket garave të tjera, 30 vjecarja nga Australia Sally Perason konfirmoi se nuk njeh moshë pasi fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave me pengesa për femra me kohën 12”59. Perason më e shpejta dhe në kualifikuese përsërit triumfin që arriti në të njëjtën arenë në Olimpiadën e 2012, duke lënë pas Daën Harper Nelson dhe gjermanen Pamela Dutiewicz.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.