Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Autizmi

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Autizmi​


autism-01-1492716114-1170x585.jpeg

autizmi

Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprimi shoqëror dhe sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash.
Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës dy vjeçare dhe shkalla e dëmtimit të këtyre tri fushave dallon nga individi në individ.

Sipas DSM-IV-R Autizmi përkufizohet si një çrregullim që karakterizohet nga:
  • Dëmtim cilësor i marrëdhënieve sociale
  • Dëmtim cilësor i komunikimit
  • Karakter të kufizuar dhe stereotipik të sjelljes

"Historia"​

Autismawareness.png

Personi me autizëm, ndryshe nga të tjerët ka botën e tij në mendje ku ai mendon thjesht për gjëra më normale, gjera më të thjeshta. Ndryshe, personi i prekur me autizëm është e paraparë se kur të jetë në moshën 64 vjeçare do të ketë mendjen e zhvilluar të një 14 vjeçari.

Simptomat​

Është me rëndesi te tregoje që i vërejne tek femija me qëllim të informimit sa më të hollësishem dhe në një mënyrë që mjeku të ketë bazë për një diagnoze të drejtë.
Si një nga simptomet e para të autismit është shmangija e kontaktit me sy, ku fëmija i largohet cdo llojë kontakti me sy, si me femijët e tjerë po ashtu edhe me prindërit, shpeshhere kjo shpjegohet në mënyrë të gabuar se "femija ka turp", ku fëmija në vend qe ti përgjigjet kontaktit me sy shikon anash apo në shumicën e rasteve lartë mbi kokën e personit kontaktues.

Staginimi ne te folur dhe as fillimi i te folurit është një prej shenjave të para te A, mirpo duhet të kemi kujdes gjatë vlersimit të të folurit si një prej simptomeve të Autizmit është se kjo duhet te hyje vetëm ne kontekst të A kur sjelljet e përgjithshme janë të crregulluara, sepse është normale që fëmijët kanë fillime të ndryshme në të folur. Ndodh që fëmija edhe mbasi ka filluar të flase ka filluar ti "harrojë" fjalët sa që të mbërrijë deri në atë gjendje që nuk mundet të flase asnjë fjalë, që fatkeqësisht në këtë gjendje mbesin tërë jetën, pra nuk janë më ne gjendje të flasin .. femijet atutik ndryshe mund te reagojne ne situata te caktura
Me kalimin e kohes vërehen ndryshime të mëdha në sjelljet e fëmijës duke filluar se fëmija është shumë i tendosur, qanë "pa arsye", në dallim me fëmijët e tjere ai nuk është në gjendje të luajë me lodra apo posacërisht të luaje me femijet e moshes se vejtervete, ku gjithnjë e kërkon pranine e prindit me qellim që ti realizojë dëshirat e veta.

Po ashtu fëmija nuk është në gjendje (në befasi të prindërve) të kryeje veprime të pavarura si p.sh.topin hedhur nuk është në gjendje ta kthejë prapë, ose të vendosë një figurë në vendin e duhur në tabelen përkatëse.

Mirëpo keqësimet nuk mbarojnë me kaq, femija ka probleme të mëdha të gjumit, që do të thotë nuk flenë herët në mbrëmje por shumë vonë dhe me shumë vështërsi ku prindërit vihen në sprova të mëdha fizike dhe psiqike, po ashtu femija nuk fle tërë natën pa u zgjuar por me ndërprerje ku edhe cdo herë duhen perpjekje maximale të prindërve për ta vënë në gjumë përsëri.

Tek disa fëmije paraqiten simptomet e autoagresionit (vetëlëndimit) ku me kalimin e kohës këtu fillojnë në mënyrë dramatike të keqësohen edhe për shkak se duke u rritur fëmija forca është më e madhe dhe pasojat e vëtë lëndimit janë më të mëdha.

Po ashtu problemi i mosmundësise që në mënyrë të pavarur të përdorë duart e veta shkaktojnë probleme të mëdha gjatë ushqimit ku shpesherë prindërit duhet ta ushqejnë vetë fëmijën apo të jenë pranë fëmijës gjatë ushqimit që ta ndihmojnë.

Në disa raste paraqiten edhe te ashtuqujtëra stereotipe ku fëmija bën levizje te dores.mënyre rrethore apo lëvizjen e përhershme të gishtërinjëve në mënyrë të tendosur, kjo paraqet sidomos probleme gjatë koncentrimit dhe në kryerjen e veprimte zakonshme
Pra si një perfundim nga gjithë kjo me paraqet formën e rëndë të autizmit, ku mundësitë për një shërim janë shumë të vogla, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndërmarrim asgjë sa i përket shërimit dhe ndihmës në aspektin mjekësor dhe edukativ ku ekzistojnë mundësi të mëdha të lehtësimit dhe përmiresimit të gjendjes.

Rol me rëndësi është diagnoza e hershme e autizmit më se largu në moshën 3 vjecare ku edhe terapitë do të kenë më shumë sukses sesa kur ato fillojnë më vonë ku edhe efekti i terapise është më i vogël, por sa i perket terapive do të shkruaj në faqen Trajtimi.

Duhet pasur të qarte prindërit se ky lloj i autizmit kërkon maksimumin per ti ndihmuar, për ta edukuar, për të jetuar në familje dhe po ashtu është një sprovë e madhe për tërë familjen, por duhet pasur kujdes që jetën nuk duhet ta kufizojme vetëm me këtë problem sepse femija (i rrituri) me këtë sëmundje kërkon babë, nënë, motër, vëlla të fuqishëm te cilet gjithëherë do ti vijnë në ndihmë.

Sindromit te Kanerit dhe tiparet klinike :
  • Te folurit -pak apo asgjë,
  • Aftësia të kryej veprime te pavarura (pak apo shume e kufizuar),
  • Izolimi ne vetëvete, ku nuk ekziston apo shumë e kufizuar dëshira për të komunikuar me personat e tjerë (prej edhe vjen emri Autizem-i mbyllyr në vetëvete),
  • Sa i përket shkallës së intelegjensës te fëmijve me autizëm duhet cekur se kjo është e ndryshme, ku ka raste që kanë intelegjences së lartë me talente dhe interesime jo të zakonshme (si p.sh interesimi për numra, për planet e udhëtimit) mirpo fatëkeqsisht femijët me A Kanerit kanë intelegjence pak më të ulët se normalja.
Sindromi i Asperger, forme më e butë e Autizmit. Kjo formë është e lehtë si në aspektin e shfaqjes të simptomeve e po ashtu sa i perket shërimit te vete sëmundjes. Fillon po ashtu mbas moshës 2 vjecare me paraqitjen e sjelljeve tipike të A, pra duke u perqendruar në vetëm një veprim, duke levizur të gjitha objektet në formë rrethi pa marrë parasysh se a është i pershtatshëm (si p.sh. një katror apo një libër), me probleme në të folur ku ka raste qe deri në moshen 3 vjeqare nuk flasin. Gjitashtu paraqiten forma më të lehta të vetëlëndimit si dhe një tendencë që në rast të mosrealizimit të dëshires te paraqiten shpërthime të mllefit në mënyrë ekstreme.

Mirpo çka e bën të ndryshojë kët llojë të A nga forma e rëndë e A, është se fëmiu ka kompentenca më të mëdha në aspektin social dhe komunikativ, çka do të thotë se fëmiu nuk është shumë i kufizuar gjatë krijimit të kontaktit në familie dhe jashtë saj.

PSindromi i Asperger, forme më e butë e Autizmit. Kjo formë është e lehtë si në aspektin e shfaqjes të simptomeve e po ashtu sa i perket shërimit te vete sëmundjes. Fillon po ashtu mbas moshës 2 vjecare me paraqitjen e sjelljeve tipike të A, pra duke u perqendruar në vetëm një veprim, duke levizur të gjitha objektet në formë rrethi pa marrë parasysh se a është i pershtatshëm (si p.sh. një katror apo një libër), me probleme në të folur ku ka raste qe deri në moshen 3 vjeqare nuk flasin. Gjitashtu paraqiten forma më të lehta të vetëlëndimit si dhe një tendencë që në rast të mosrealizimit të dëshires te paraqiten shpërthime të mllefit në mënyrë ekstreme.

Shkaqet​

Autismbrain.jpg

Që në fillim duhet pasur të qartë, se mjeksia deri në ditët e sotme nuk e di shkaktarin e autismit, përkundër perpjekjeve të mëdha që po bëhen posaqërisht në SHBA. Prandaj kur flasim për shkaqet e autizmit kemi të bëjmë vetëm me hipoteza të cilat nuk janë të vërtetuara, por të cilat kanë një bazë shkencore.

Në përgjithësi dallojmë këto teori për shkaqet e autizmit : njëra konsideron se shkaku i A është në bazë gjenetike, tjetra si shkaktar konsideron ndryshimet e trurit në fazën e hershme, është i pranishëm mendimi po ashtu se ndryshimet biokimike që ndodhin në trurin e fëmijës mund të jenë shkaktare te A, tjetra teori konsideron se problemet në përceptimin e botës së jashtme janë fajtore. Vështirësia e gjetjes së faktorit të A qëndron në kompleksitetin e vetë sëmundjes, për arsye se A përfshin një pjesë të madhe të aktivitetit njerzor duke filluar komunikimin (të folurit), raportet sociale-ndërnjerzore, mundësitë për aktivitete të pavarura janë të kufizuara.

Përsa i perket faktorit gjenetik si shkaktar i autizmit duhet cekur se shpesh mendohet se prindërit janë ata të cilët janë "fajtorë" për gjendjen e fëmijës duke pohuar se fëmija ka trashëguar gjenet prej prindërve, ky mendim është plotësisht i pasaktë, sepse në të vërtet kur flasim për gjenet si shkak te A ka të bëjë se materiali trashëgues (gjenet) janë të dëmtuara dhe si te tilla shkaktojnë sëmundje si p.sh tek Down sindrom (mongoloizmi) ku kromozomi 21 është i trefishtë. Përkundër përpjekjeve të shumta që po bëhen për gjetjen e kromozomit "fajtor" duke hulumtuar materialin gjenetik tek binjakët të prekur nga autizmi apo duke hulumtuar materialin gjenetik të fëmijëve të prekur nga autizmi që janë të të njëjtës familje (mundësia që autizmi të paraqitet përsëri në një familje që ka një fëmijë autist është më e madhe se sa tek ato që nuk kanë) parashikohen së paku 10 vite për të arritur deri tek një rezultat per rolin e gjeneve për A. Po ashtu në kohët e fundit në SHBA është duke u përmendur me të madhe se shkaktari i autizmit është vaksina që jepet kundër fruthit (në gjuhën angleze mumps), rubeolës, varicelës që jepet si kombinim, mirëpo deri tani nuk ka prova të qëndrueshme që vërtetojnë këtë pohim. Një prej teorive më bindëse është ajo e cila e sqaron A si pasojë e moskomunikimit të qelizave të trurit (neuroneve), ku secila qelizë (neuron) përbëhet nga dendritet (që bëjnë pranimin e informacioneve) dhe nga aksoni (që bën transmetimin e informacioneve në qelizën tjetër). Kjo shihet më së miri duke vështruar fëmijët me A ku vërehët se ata kuptojnë shumë (pra pranimi i informacioneve bëhet) mirëpo problemet paraqiten gjatë realizimit deri në fund (informacioni i pranuar nuk do të transmetohet më tutje deri në realizimin pëfundimtar). Duke pasur parasysh se ekzistojnë afër 100 miliarda qeliza nervore (neurone) është shumë i vështirë përcaktimi dhe identifikimi i qelizave që nuk janë në gjendje të kryejnë pranimin apo transmetimin e informacioneve.

Zbulimi i para disa viteve të neuroneve "pasqyrë" (mirror neuron apo spiegelneurone) do të ndikojnë në gjetjen e shkaktarit të A, ku supozohet se këto neurone speciale kanë aktivitet të pakët dhe të kufizuar tek personat me A.

Neuronet "pasqyrë" luajnë rol në kuptimin e veprimeve të personave të tjerë, në imitim, në të folur, në ndjenja dhe në vet mendimin, të gjitha këto deficitet kryesore të personave me Autizëm.

Trajtimi​

Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, p.sh. të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj. Sa i përket trajtimit të A, ka shumë terapi që aplikohen duke u nisur prej metodave edukative dhe duke perfunduar me medikamente.

Se cila formë do të përdoret, varet së pari prej qëllimit që e parashtrojmë se në cilën simptomë duam të ndikojmë si p.sh tek problemet me te folur duhet ti bëhen terapitë tek logopedi, tek problemi me ndjenjën e vetë trupit dhe ambientit terapit i bënë ergoterapisti, tek problemi me autoagresione, problemet me gjumë shumë efikase jane treguar medikamentet që e zbusin gjendjen por jo edhe ta sherojnë per gjithnjë. Në vendet perendimore bëhen përpjekje që masat edukative dhe trajtimi të bëhet në shkolla të veçanta për fëmijë autista, ndërsa trajtimi me medikamente bëhet prej psikiatrave me shumë përvojë me qëllim të dozimit me kujdes dhe menjanimin e pasojeve të mundshme.

Sa i përket masave edukative janë disa lloje të trajtimit prej të cilave më efikase është treguar metoda e "mbështetjes". Metoda e mbështetjes kryhet kur pedagogu apo edhe prindi vihen prapa fëmijes duke i mbështetur duart e fëmijes në fillim me me shumë forcë e që me kalimin e kohës dhe suksesin duke zvogluar forcen e mbështetjes në mënyrë që femiu të bëjë veprime të pavarura. Duke pasur parasysh gjendjën e vështirë të fëmiut lypet një punë me afatë të gjatë dhe me durim, së paku 5 vjecare që të shihen rezultatet e para ku fëmija është në gjendje të kryeje disa veprime të vogla të pavarura.

Në punën me fëmijë me autizëm është me rëndësi krijimi i rregullave të qarta të cilave duhet pëmbajtur në mënyrë rigoroze me qëllim që duke përsëritur çdo ditë fëmija do ta ketë më lehtë ta përvetsojë materialin mësimor. Kjo bëhet si p.sh. para fillimit të mësimit fëmijes i tregohet nëpërmjet tabeles se çfare do të mësohet sot dhe pastaj çdo përfundim i punes do të tregohet në tabele dhe puna e ardhshme do të njoftohet fëmiu. Po ashtu edhe orari javor duhet të përpilohet në mënyrë që të ju afrohet materiale të ndryshme mësimore si gjuha amtare, matematika, dituri natyre, muzik, sport dhe forma të tjera të mësimi, të gjitha këto duke pasur në konsideratë aftësinë e kufizuar të mësimit.

 
Si prind t’i nuk do të besosh kurrë se fëmija juaj ka një problem. Por kur bëhet fjalë për autizmin, zbulimi i hershëm-idealisht përpara moshës 18 muajshe bën një diference të madhe. Por , pavarësisht moshës mos humb shpresë. Trajtimi mund të reduktojë efektet e shqetësimit dhe të ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë, rritet dhe të lulëzojë.

Ka mendime të ndryshme mes doktorëve, prindërve dhe ekspertëve mbi shkaqet dhe trajtimin e autizmit. Por është një fakt për të cilën të gjithë bien dakord: trajtimi i hershëm ndihmon. Për fëmijët të riskuar dhe fëmijë që tregojnë shënja të hershme kjo përbën ndryshimin e madh.

Historia e një bebeje

Melani është një 1-vjecare e shëndetshme, por prindërit e saj janë të shqetësuar mbi zhvillimin e saj pasi ajo nuk po bën disa gjëra që vëllai i saj bënte kur ishte atë moshë si p.sh të luajë kukamfshëfti, të imitoj apo të bëj gjeste. Nëna dhe babai përpiqen ta angazhojnë me lojëra dhe këngë por asgjë nuk i intereson. Ajo as nuk buzëqesh, nuk përdor gjuhën e bebit, zhurmat e bebit apo i përgjigjet emrit të saj kur e thërrasin. Melani ka nevojë për një vizitë me specialistin e zhvillimit.

Si mund t’i dallojnë prindërit shënjat e para

Si prind ti je në pozicionin më të mirë për të dalluar shënjat e hershme të autizmit. Ti e njeh më mirë se kushdo fëmijën tënd dhe je në vëzhgim të sjelljeve të cilat një pediatër nuk mund t’i dallojë në një vizitë 15min. Pediatri i fëmijës mund të jetë një partner me vlerë, por kurrë mos nënvlerëso rëndësinë e vëzhgimeve dhe eksperiencës tënde me fëmijen. Çelsi është të edukosh vetën në gjërat që janë normale dhe jo për mosha të caktuara.

Monitoro zhvillimin e fëmijës tënd. Autizmi përfshin disa vonesa zhvillimore, prandaj vëmëndja ndaj zhvillimeve të fëmijës në aspektin social, emocional, dhe njohes është një mënyrë efektive për të kuptuar problemin e hershëm. Por mos harro që vonesa zhvillimore nuk janë automatiksht në autizëm, por kjo mund të tregojë që ka më shumë probabilitet.

Vepro nëse je e shqetësuar. Çdo fëmijë zhvillohet më shpejtësi të ndryshme prandaj është e panevojshme të kesh panik nëse fëmija juaj vonohet pak të ecë apo flas. Kur bëhet fjalë për zhvillim të shëndetshëm, ka një spektër të gjërë të asaj që ne quajmë ‘’normale’’. Por nëse fëmija yt nuk po arrin të gjitha pikat zhvillimore për moshën e tij ose saj apo ti dyshon se ka diçka , ndaje këtë mendim me pediatrin. Mos prit.

Mos prano një qasje ‘’prit të shohim’’. Shumë prindër të shqetësuar përballen me qasjen ‘’prit të shohim’’’ ‘’mos u shqetëso, ka kohë”. Por pritja është gabimi më i madh që mund të bëni. Të humbasësh kohë me vlerë në çdo moshë të fëmijës kur në fakt mund të përdoret për përmirsim. Më tej, nëse vonesa shkaktohet nga autizmi apo nga ndonjë faktor tjetër, fëmijët rrallë herë nuk e tregojnë problemin e tyre. Në mënyrë për të zhvilluar aftësitë në një fushë ku ka vonesa fëmija ka nevojë për ndihmë ose trajtim të specializuar.

Besoji gjithnjë instiktit. Në një botë ideale doktori i fëmijës do të ju informojë mbi shqetësime serioze dhe do të kryej një kontroll të imtësishëm për autizmin apo aftësi të tjera të zhvillimit. Por shpesh herë edhe doktorët më me eksperiencë i humbasin këto flamuj në vizita. Besoji instiktit nëse po të thot që diçka nuk shkon, dhe ji i vendosur. Le takim tjetër me doktorin, kërko një mendim të dytë, apo kërko takim me një specialist.

Regresi i çfarëdollojshëm është një shënjë paralajmëruese e autizmit

Disa fëmijë me çregullime autike fillojnë të zhvillojnë aftësi komunikuese dhe më pas kanë regres, zakonisht nga 12-24 muajsh. Për shembull , një fëmijë që po përdorte fjalën ‘’mami’’ dhe ‘’opa’’ mund të mos i përdorë më, apo një fëmijë që lunate lojëra sociale si kuka mëshefti apo thoshte me gjeste mirupafshim ndalon. Cfarëdolloj humbje e fjalës, gjesteve apo ndërveprimit social duhet të merret seriozisht, regresi eshtë paralajmërim.

Shenjat dhe simptomat te foshnjet dhe bebet autike

Nëse autizmi dallohet në foshnjëri, trajtimi është maksimal mbi trurin e një bebeje. Edhe pse autizmi është i vështirë për tu dalluar përpara 24 muajsh, simpomat shpesh herë shfaqen nga 12-18 muajsh. Nëse shënjat dallohen përpara 18 muajsh, trajtimi intensiv mund të ndihmojë të riprogramojë trurin dhe të kemi një regres të simptomave.

Shënjat e hershme të autizmit përfshinë mungesën e sjelljeve normale-jo prezencen e sjelljeve anorale, prandaj është e veshtirë për tu dalluar. Në disa raste-shënjat e hershme të autismizn mund të keqinterpretohen si shënja e të paturit një ‘’bebe të mirë’’, i qetë, pavarur, pa kërkesa. Por këto shënja kapen vetëm duke e ditur se çfarë po kërkon.

Disa foshnje autike nuk duan të përqafohen, nuk ngrenë duart për tu marrë në krahë, nuk shohin nënën kur pinë qumësht.

Shënja të hershme

Foshnja apo bebi juaj nuk:

  • Ju sheh në sy kur ushqehet apo buzëqësh kur ju i buzeqeshni
  • Përgjigjet kur e thërret në emër, apo ndaj një zëri të njohur
  • I ndjek objektet vizualisht apo ndjek gjestet kur po tregoni dicka
  • Tregojë me shënjë apo të bëj gjestin mirupafshim, apo gjeste të tjera
  • Bën zhurm për vemendje
  • Inicioni apo përgjigjet ndaj përqafimit, nuk ngre duart për tu marrë në krah
  • Imiton lëvizjet apo shprehjet e tua të fytyrës
  • Ndërvepron apo tregon interes
  • Tregon interes kur ju vriteni apo tregoni shqetësim
Vonesat e mëposhtme kërkojnë vizitë urgjente me specialistin:

Deri 6 muajsh:
Nuk qesh, apo tregon shprehi gëzimi në fytyrë

Deri 9 muajsh: Nuk ndërvepron me zhurma, buzëqeshje apo shprehi të tjera të fytyrës

Deri 12 muajsh: nuk reagon kur e thërisni në emër

Deri 12 muash: Nuk përdor ‘’gjuhën e bebit’’

Deri 12 muajsh: nuk ka ndërveprim gjestesh, nuk tregon me gisht, nuk tenton të ngrej duart apo nuk përshendet me dorë.

Deri 16 muajsh: Nuk thotë asnjë fjalë

Deri 24 muajsh: Nuk përdor fraza me dy fjalë, nuk imiton

Shenjat dhe simptomat në fëmijë më të mëdhenj

Me rritjen e fëmijëve shënjat e autizmit janë të ndryshme. Ka disa shënja paralajmëruese si dhe simptoma por ato tipikisht janë rreth aftësive sociale, dhe problematikat në gjuhën, vështirësi të komunikimit jo verbal si dhe sjellje të paqëndrueshme.

Shenja të vështirësive sociale

  • Duket i painteresuar apo i jo vetëdijshëm për të tjerët apo çfarë e rrethon
  • Nuk di si të ndërveprojë me të tjerë, të luaj apo të bëj miq
  • Preferon mos ta prekin, dhe përqafojnë
  • Nuk luan lojëra ‘’imagjinare’’, përfshihet në lojëra në grup, imition të tjerët, apo përdor lodrat në mënyrë kreative
  • Ka vështirësi në pranimin e ndjenjave apo bisedimin rreth tyre
  • Duket sikur s’degjon kur të tjerët i flasin
  • Nuk ndan interes apo arritje me të tjerë (vizatime, lojëra)
Ndërveprim i thjeshtë social mund të jetë i vështirë për fëmijët me çregullime autike. Shumë prej tyre preferojnë të jetojnë në botën e tyre larg prej të tjerëve.

Shenja të problemeve të komunikimit verbal

  • Përdor volum jo normal të zërit, me ritëm të çuditshëm apo intonacione të larta (mund të mbaroj çdo fjali me pikëpytje)
  • Ripërsërit të njëjtën fjalë apo frazë pa qëllime komunikimi
  • I përgjigjet pyetjeve duke i ripërsëritur sesa përgjigjur
  • Përdor fjalët gabim (gabime gramatikore, fjalë gabim) apo i referohet vetes në vetën e tretë
  • Nuk kupton nevojat apo dëshirat
  • Nuk kupton udhëzime , pytje apo deklarata të thjeshta
  • I merr fjalët pa kuptuar humor, ironi apo sarkazëm
Fëmijët me çregullimin me autizmin kanë vështirësi në komunikimin verbal. Shpesh herë fillojnë të flasin me vonesë.

Shenjat e veshtirësive të komunikit jo verbal

  • Shmang kontaktin me sy
  • Përdor shprehi të fytyrës që nuk kanë lidhje me atë që po thotë
  • Nuk i kupton shprehitë e fytyrës së të tjerëve, intonacionin apo gjestet
  • Bën shumë pak gjeste (si tregimi me gisht). Mund të duket si i ftohtë apo sjellje si ‘’robot’’
  • Reagon çuditshëm ndaj pamjeve, erave, materialeve dhe zhurmave. Mund të jetë sensitive ndaj zhurmave të mëdha. Mund të mos reagoj ndaj hyrjes e daljes së njerezve apo të kërkoj vemendje
  • Qendrim jo normal, levizje të shpejta apo të ngatërruar, (ecje vetëm majë të gishtave)
Fëmijët me autizëm kanë problem në kuptimin e shënjave jo verbale, apo kuptimin e gjuhës së trupit. Kjo e vështirson komunikimin.

Shënja të mungesës së fleksibilitetit

  • Ndjek rutinë strikte
  • Ka vështirësi të pranoj ndryshime në orar apo mjedis (bën skena nëse keni ndryshuar vendosjen e mobiljeve apo koha e gjumit ndryshon)
  • Lidhje jo e shëndetshme ndaj lodrave apo objekteve të çuditshme si çelsi, drita apo llastiku. Vendosja në rregull të caktuar të objektve.
  • Preokupim me një fushë të caktuar interesi, shpesh herë përfshin numërat apo simbolet (memorizim apo citim i fakteve të hartës, orareve apo statistika sportive)
  • Kalon periudha të gjata duke parë objekte lëvizëse si freskuesja, apo përqëndrohet në një pjese të caktuar të objektit si rrotat e makinës.
  • Ripërsërit të njëta veprime apo levizje si përplasja duarve, tundja, rotullimi.
Disa studiues mendojnë se këto sjellje në fakt i qetësojnë fëmijët me autizëm dhe nuk i stimulojnë.

Fëmijët me autizëm janë të sfrocuar, jo fleksibël dhe shpesh herë obsesiv në sjelljet, aktivitetet dhe interesat e tyre.

Sjelljet ripësëritëse

  • Rotullimi duarve
  • Tundja para mbrapa
  • Rrotullimi në formë rrethi
  • Ngacmim i gishtave
  • Përplasja me kokë
  • Vëzhgimi i dritave
  • Vendosja e gishtave para syve
  • Trokitja e gishtave
  • Ngacmimi veshit
  • gervishtja
  • vendosja e lodrave në rradhë
  • objekte rotulluese
  • rrotat
  • vëzhgimi objekteve lëvizëse
  • hapja/mbyllja dritave
  • ripërsëritje fjalëve apo tingujve
Shkaqet e autizmit

Deri së fundmi, shkenctarët besonin se autizmi shkaktohet nga faktor gjenetik. Por studime të reja domethënse tregojnë se faktorët mjedisore janë gjithashtu të rëndësishëm në zhvillimin e autizmit.

Bebe të lindura me vunerabilitet gjenetik ndaj autizmit ngacmohen nga dicka nga mjedisi i jashtëm, qoftë kur bebi është në mitër apo pas lindjes.

Është e rëndësishmë të theksohet se mjedisi në këtë rast do të thotë çdo gjë jashtë trupit. Nuk limitohet te ndotja apo toksiket në atmosferë. Në fakt mjedisi më i rëndësishëm duket të jetë mjedisi prenatal.

Faktorët prenatal qe kontribojnë në autizëm

-Marrja e ilaçeve anti depresiv gjatë përidhës së shtatzanisë, sidomos 3 muajt e parë.

-Deficensa nutrionale në fillimet e shtatzanisë, mos marrja e acidid folik

-Mosha e nënës dhe babait

-Komplikimi gjatë apo direkt pas lindjes, përfshirë peshe e vogël dhe anemia e foshnjes

-Infeksionet e nënës gjatë shtatzanisë

-Ekspozimi ndaj ndotjes kimike, si metalet e pesticidet gjatë shtatzanisë

 

A mund të shërohet autizmi?​


banner-autismcoping.jpg




Çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD) është një çrregullim neurozhvillues që ndikon në komunikimin dhe sjelljen. “Neurozhvillimore” do të thotë se çrregullimi është i lidhur me zhvillimin e sistemit nervor.



Në mënyrë tipike, shenjat shfaqen në fëmijërinë e hershme, përgjithësisht midis 12 dhe 24 muajsh. Por diagnoza mund të ndodhë deri më vonë, veçanërisht nëse simptomat janë delikate.

Meqenëse simptomat ndryshojnë nga personi në person, ekspertët mjekësorë flasin për ASD si një spektër, në vend që të përbëhet nga një grup fiks simptomash që do të përjetojnë të gjithë njerëzit.

Shumica e ekspertëve pajtohen se nuk ka kurë për autizmin. Kjo është arsyeja pse shumë prej tyre i qasen ASD-së në një mënyrë që shikon menaxhimin e simptomave ose zhvillimin e aftësive dhe mbështetjes, e cila përfshin terapi të sjelljes, psikologjike dhe edukative.

Cilat janë trajtimet aktuale për ASD?

Profesionistët e kujdesit shëndetësor që trajtojnë ASD bien dakord se fillimi i terapisë mbështetëse sa më shpejt të jetë e mundur është i rëndësishëm.

Ndërhyrja e hershme është provuar të jetë e lidhur me rezultatet më të mira.

Fëmijët më të vegjël të diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit zakonisht do të vlerësohen dhe plotësohen nevojat e tyre duke përdorur shërbimet e ndërhyrjes së hershme, të cilat referohen si një Plan i Individualizuar i Shërbimit Familjar.

Qëllimi, është të ndihmohen të vegjlit të komunikojnë më mirë, të minimizojnë ankthin në mjediset sociale dhe të pakësojnë sjelljet sfiduese. Këto shërbime zakonisht ofrohen deri në moshën tre vjeç.

Kur çrregullimi i spektrit të autizmit varion nga i lehtë në i rëndë, shumica, nëse jo të gjitha, strategjitë e trajtimit do të trajtojnë dhe përfshijnë një lloj terapie të të folurit, terapi sjelljeje dhe terapi profesionale.

Ndërsa fëmijët rriten dhe hyjnë në shkollë, shumë prej tyre mund të përfitojnë nga Planet e specializuara të Arsimit të Individualizuar, me të njëjtat synime të përmirësimit të komunikimit, sjelljes, shoqërimit dhe kujdesit për veten.

Për më tepër, adoleshentët gjithashtu mund të marrin në konsideratë ilaçe për të trajtuar kushtet që shihen shpesh në ASD, duke përfshirë çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD), çrregullimin e sfidës kundërshtare (ODD), çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD) ose depresionin.



Kur bëhet fjalë për opsionet specifike të trajtimit, një qasje trajtimi që përdorin shumë terapistë, shkolla dhe ofrues të kujdesit shëndetësor është analiza e sjelljes së aplikuar (ABA). Qëllimi është të inkurajojë sjelljet pozitive për të mësuar dhe përmirësuar një sërë aftësish.

Format e tjera të trajtimit përfshijnë:

trajnimi i aftësive sociale

terapia e integrimit shqisor

terapi profesionale

Ndërsa procesi për të gjetur burime ndonjëherë mund të ndihet dërrmues, mbani mend se ka njerëz të trajnuar që mund të përfitojnë si ata me ASD ashtu edhe të dashurit e tyre.

Studimet kërkimore janë duke u zhvilluar për të hetuar efektin e stilit të jetesës (mjediset me stimulim të ulët) dhe modifikimet dietike si dietat vegane ose pa gluten te fëmijët me ASD.

Sidoqoftë, komuniteti mjekësor po pret këto prova për të parë nëse ka rezultate statistikisht të rëndësishme që lidhen me modifikimet e lartpërmendura.

Përveç modifikimeve të stilit të jetesës dhe dietës, studiuesit po shikojnë gjithashtu disa studime të tjera si aftësia për të zbuluar autizmin gjatë shtatzënisë, ndikimi që gjenet kanë në diagnozën e autizmit dhe e ardhmja e terapive që rrjedhin nga gjaku i kordonit.

Ndërsa nuk ka asnjë kurë për ASD, disa opsione trajtimi janë të disponueshme, të tilla si ABA, që mund t’i ndihmojnë njerëzit me ASD të lundrojnë në situatat e përditshme dhe të ndërtojnë aftësi. Gjeni një ekip profesionistësh mbështetës për t’ju ndihmuar ju dhe fëmijën të lundroni në këtë udhëtim.
 

Autik lind apo bëhesh?​

Autizem.jpg

Kur flitet për autizmin, duhet theksuar që nuk bëhet fjalë për një gjendje të krahasueshme me të tjerat, të cilat kanë një shkak neurobiologjik unit, si për shembull, Sindroma Down, shkaku i së cilës është trisomia 21.

Autizmi nuk është një sëmundje, por një mënyrë e ndryshme funksionimi neurobiologjik dhe social që shpeshherë nënkupton moskoordinim mes shqisave, vështirësi në kuptimin apo në komunikimin e informacioneve abstrakte.

Shkaqet e autizmit fillimisht janë kërkuar në mosfunksionimin e ndërveprimit mes nënës dhe fëmijës në stadet e hershme të zhvillimit. Por kohët e fundit studimet tregojnë se nuk ka një dallim mes lidhjes emocionale që krijohet mes fëmijës me autizëm dhe nënës, krahasuar me lidhjen mes nënës dhe një fëmije me zhvillim neurotipik. Fëmijët me autizëm dhe ata me zhvillim neurotipik reagojnë në të njëjtën mënyrë kur nëna largohet nga dhoma dhe e rigjejnë ekuilibrin emocional kur ajo kthehet.

Një tjetër studim që mori në shqyrtim lidhjen midis vaksinave dhe autizmit, arriti në përfundimin se fakti që shenjat e autizmit identifikohen në periudhën e zhvillimit e cila përkon me atë të vaksinimit, nuk do të thotë që mes tyre ka një lidhje shkakësore. Studimet vërtetojnë që nuk ka asnjë lidhje shkakësore mes vaksinave dhe autizmit, duke hedhur poshtë edhe hipotezën e dytë të shkaqeve të autizmit.

Autizmi shfaqet në disa raste edhe me regres në moshën 1.5-2 vjeçare, por edhe në këto raste vërehet që shenjat e tij janë shfaqur edhe më përpara në një formë disi të modifikuar, gjë që nuk lehtëson identifikimin e tij të hershëm. Studimet tregojnë që disa nga shenjat evidentohen që pas dy muajve të parë të jetës.

Folstein e Rutter kanë realizuar një studim tek binjakët, ku është vënë re që binjakët homozigotë kishin probabilitet shumë të lartë që të ishin të dy me autizëm, gjë që nuk ndodhte domosdoshmërisht me binjakët heterozigotë. Ky studim përfaqëson pikën e kthesës në natyrën e studimeve për autizmin, duke u orientuar jo më drejt shkaqeve ambientale, por drejt atyre me natyrë neurobiologjike.

Një tjetër studim që konfirmon faktin që autizmi është i lindur është ai i Casanova, Buxhoveden, Switala e Roy, ata kanë arritur të bëjnë identifikimin e anomalive në anatominë e qelizave cerebrale të personave me autizëm, specifikisht një dendësi më të madhe neuronesh në disa zona të trurit, krahasuar me personat me zhvillim neurotipik.

Në përfundim, duke u bazuar tek studimet, mund të themi që autizmi është i lindur dhe si i tillë mund të trajtohet, por jo të shërohet, duke mos qenë një sëmundje, por një mënyrë e ndryshme funksionimi. Trajtimi i tij nënkupton punën me aspektet emocionale dhe sociale, si një formë kompensimi të një reagimi që nuk vjen vetvetiu, por që i duhet mësuar fëmijës. Përmes terapisë, fëmijët me autizëm mësojnë sjellje sociale dhe aftësohen t’i përdorin në kontekstet e duhura.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.