Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Avni Mula 90 vjeç; Artisti feston ditëlindjen mes muzikës dhe miqve

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,819
Baritoni i njohur Avni Mula festoi 90 vjetorin e lindjes në një festë me muzikë, mes miqsh dhe familjarësh.

Një artist i madh, Nder i Kombit, nga i cili kemi kemi trashëgim disa nga këngët më të bukura të reportorit shqiptar, si “Nënë moj do pres gërshetin”, “Këngët e Atdheut tim”, “Valsi i lumturisë”, etj.


90 vjet muzikë dhe 90 vite jetë. E gjitha mes tingujsh. Kështu deshën të festojnë familjarë, artistë e miq ditëlindjen e Nderit të Kombit, Artistit të Popullit, Avni Mula.

“Më duket shumë e lehtë të kalojnë pa u ndierë. I bëra 90 vjec. I kam dhënë muzikës, e asaj do t’i jap për tërë jetën”, u shpreh Avni Mula.

Shpesh nuk i mbajti dot lotët, sidomos kur I sollën në vëmendje mozaikë nga jeta e tij.

“Ti u linde në Gjakovë. Në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, çuni më i vogël mes tre djemve dhe vajzave në atë familje. Të gjithë thonë që kur linde, linde me zërin tënd të fuqishëm, me zërin tënd të bukur”,- tha e bija Inva Mula.

Kështu nisi jeta e tij e rrëfyer nga e bija. E më pas vijoi nga Gjakova në Shkodër. Aty u takua me mjeshtrin Preng Jakova, që këmbënguli ta çonte në Tiranë. Në korin e Ushtrisë me Gaqo Abrazin.

E nga aty rrugëtimi i fatit të artistit vazhdoi në Moskë, ku mësoi me pedagogët më të mëdhenj të Konservatorit Çajkovski.

Takoi gruan e jetës së tij, Ninën, që e mori me vete në Shqipëri e ndërtoi familjen. Urimet i nis një nxënës i Avniut, kur ishte mësues në shkollën Vasil Shanto. Mjeshtri Robert Radoja.

“Kur arrin njeriu 90 vjeç ka vetëm një urim. U takofshim me tre shifra”,- e uroi Robert Radoja.

Ishte publik artistësh, të mbledhur në një teatër për një emër që i ka dhënë shumë muzikës shqip. E që do te mbeten gjithmonë si: Nënë moj do pres gërshetin, Këngët e Atdheut tim, Valsi i Lumturisë etj.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.