Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bakllava Tradicionale

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Bakllava Tradicionale – Ëmbëlsia Mahnitëse E Tryezës Shqiptare​



bakllavaja8435-1-750x500.jpg

Bakllavaja është shndërruar në një traditë mesdhetare, përgatitja e së cilës kulmon në festat e fundvitit, ku padyshim pjesë e kësaj tradite është edhe Shqipëria. Foto: Flickr



Përgatitja e Bakllavasë në Shtëpi

Përbërësit:

(për një tepsi mesatare)
1 kg miell
4 të verdha vezësh
1 vezë e plotë
3 gota uji me gjalpë të tretur
1 kg arra të qëruara
2 filxhanë çaji niseshte

Përbërësit e sherbetit:

3 gota uji me sheqer
1 gotë e gjysmë me ujë

Përgatitja:

Sitim miellin në një tepsi.

Hapim një gropë në mes. Hedhim të verdhat e vezëve dhe ujin duke e shtuar ngadalë.
Me ndihmën e një piruni përzjeni vezët me miellin derisa të formohet brumi.

Nisim të punojmë brumin me dorë derisa të bëhet një masë kompakte dhe homogjene.
E ndajmë në 40 kuleçë të vegjël dhe e lëmë të pushojë përreth një orë.

Më pas, nisim të hapim petat një e nga një duke përdorur niseshte në hapjen e shpejtë të tyre.
Petët mund t’i hapim një e nga një por edhe 2 ose 3 bashkë, duke hapur pak në fillim kuleçët e duke i vendosur një mbi një e më pas i hapim përmes petësit.

Pasi i hapim petët, i lëmë që të thahen pak e më pas i shtrojmë në tepsi.

Pasi kemi shtruar dhjetë petët e para hedhim në mes arrat e qërrura e të thërrmuara dhe vazhdojmë kështu derisa të keni krijuar tre shtresa me arra. Duke formuar tre shtresa me arra, bakllavaja bëhet më e shijshme.

Në vijim, petat të cilat kanë dalë jashtë buzëve të tepsisë i presim me thikë.

Bëjmë prerjen tipike të bakllavasë në formën e rombeve, sipër hedhim gjalpin e tretur në mënyrë të njëtrajtshme.

E fusim në furrën e parangrohur me 150 gradë dhe e pjekim derisa bakllavaja të ketë marrë ngjyrë të artë.

Për të kuptuar që bakllavaja është pjekur njësoj dhe brenda, AgroWeb.org ju këshillon që me një thikë mjafton të ngrini pak petat e sipërme. Nëse ngjyra është e artë atëherë bakllavaja është gati.

Zakonisht pjekja e plotë e saj kërkon përreth 3 deri në 4 orë, duke e ulur temperaturën në 100 gradë për orën e fundit.

Më pas përgatisim sherbetin, i cili duhet të hidhet i nxehtë ndërsa bakllavaja e ftohtë.

Për përgatitjen e sherbetit përdorim 3 gota me sheqer dhe një gotë e gjysmë me ujë. Pas 12 orësh nëse bakllavaja e ka thithur plotësisht sherbetin, përgatitet një sherbet tjetër më i trashë se i pari. Ku nevojiten 3 gota sheqer dhe një gotë me ujë.

AgroWeb.org
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.