Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Banka Botërore: Kosova, lider në Ballkan për rritjen ekonomike sivjet dhe në dy vitet e...

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,815
lsoso-300x164.jpg




Megjithë, papunësinë e lartë në të gjashtë vendet e rajonit, normat e punësimit u rikthyen sërish në nivelet e tyre të para vitit 2008 në Shqipëri, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave (IRJ) të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi. Më shumë se gjysma e vendeve të reja të punës në rajon janë krijuar nga sektori privat.

Sipas Raportit më të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore (BB RRrE), i prezantuar sot në Prishtinë, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të kenë rritje ekonomike në 2017, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë parashikohet që ritmi i rritjes rajonale të përshpejtohet në 3.3 përqind në 2018 dhe 3.6 përqind në 2019. Investimet nxitën rritje të fortë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, ndërkohë konsumi çoi në një rritje të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë.



Kriza më e hershme politike në IRJ të Maqedonisë si dhe dimri shumë i ashpër në Serbi, shkaktuan tkurrje të rritjes ekonomike në këto dy vende.

Rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2017 pritet të arrijë 4.4 përqind, nga 3.4 përqind në vitin 2016, e udhëhequr kryesisht nga investimet dhe mbështetur nga konsumi dhe një rigjallërim i eksporteve. Deficiti fiskal në vitin 2017 parashikohet të zgjerohet në 2 përqind të Bruto Prodhimit Vendor për shkak të rritjes së përfitimeve sociale dhe ekzekutimit të shpejtë të projektit Rruga 6.

Eksportet po stimulohen nga rritja e fortë e vendeve të Eurozonës, rritja e prodhimit të metaleve bazë, çmimet e larta ndërkombëtare për nikelin dhe plumbin dhe një rritje me bazë të gjerë në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tregtueshme. Perspektiva e rritjes ekonomike në Kosovë është pozitive, dhe rritja ekonomike parashikohet të arrijë 4.8 për qind në vitet 2018 dhe 2019, por përmirësimi i parashikuar është objekt i rreziqeve, përfshirë perceptimet rreth stabilitetit politik, dhe mungesën e mundshme të kapaciteteve për të çuar përpara planet ambicioze të investimeve publike

“Është inkurajuese të vërejmë se afro një dekadë pas krizës financiare globale, punësimi më në fund po rimëkëmbet në nivelet e parakrizës në pjesën më të madhe të rajonit”, u shpreh Linda Van Gelder, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“Tani është më e domosdoshme se kurrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ruajnë ritmin e reformave, me qëllim krijimin e mundësive dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.

Rritje ekonomike, e shoqëruar me krijimin e vendeve të reja të punës, kontribuoi edhe në uljen e varfërisë në rajon. Norma e varfërisë për vitin 2017 parashikohet të jetë 23.6 për qind, që përbën një rënie me një pikë përqindje krahasuar me një vit më pare. Kjo do të thotë se rreth 124,000 njerëz kanë dalë nga varfëria gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor, ato vijojnë të jenë ende të ekspozuara ndaj rreziqeve. Pasiguritë e politikave ose ndryshimi i kahut të tyre mund të ngadalësojnë investimet dhe rritjen ekonomike. Sipas raportit, këto rreziqe mund të zbuten nëpërmjet ruajtjes së qëndrueshmërisë fiskale duke përshpejtuar ndërkohë reformat strukturore – si forcimi i financave publike, përmirësimi mjedisit për investime dhe integrim, si dhe progresin me axhendën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). /Lajmi.net/

Lexoje lajmin e plote...
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.