• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Banorët në Gjirokastër ende me frikë nga rrëshqitja e dheut, asnjë zgjidhje për pallatet në rrezik

Alb

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
507
Likes
16
Age
17
#1
Banorët e tri lagjeve të rrezikuara prej rrëshqitjeve në Gjirokastër ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për rrezikun që ju kanoset.

Gjatë dimrit dhe pranverës reshjet futën në emergjencë dy pallate, disa vila dhe 9 shtëpi historike në tri lagje të ndryshme të Gjirokastrës.

Situata e rrëshqitjeve ka nisur 10 vite më parë ku një pallat u shemb duke marrë tri jetë banorësh. Rrëshqitjet vijuan të kërcënojnë edhe gjatë viteve në vijim duke u shënuar 5 të tilla që kulmuan këtë fillim viti pas reshjeve intensive që përfshinë Jugun e vendit.

Banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit thonë se ende janë të paqartë mbi të ardhmen e investimit që do të shpëtojë nga rrëshqitja e mëtejshme kodrën ku janë vendosur banesat e 18 familjeve.

Kreu i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar Viktor Doda dhe Shemsi Prençi kreu i Emergjencave Civile Kombëtare që inspektuan situatën në shkurt siguruan se mendimi i ekspertëve konstruktorë dhe gjeologë do të pasohej nga projektet dhe masat. Zyrtarisht bëhet me dije se ende nuk ka asnjë projekt të dorëzuar nga bashkia për situatën.

Premçi në shkurt i ka kërkuar pushtetit lokal marrjen e përgjegjësive për situatën. Gjendja e krijuar sipas tij lidhet me gabime historike të bashkisë që nisin që prej dhënies së lejeve të ndërtimit në këtë terren.

Megjithatë zyrtarët e Emergjencave premtuan në atë kohë koordinim mes institucioneve përgjegjëse.

Ata garantuan se ndërhyrja për normalizimin final të situatës do të fillonte sapo të reduktoheshin reshjet por ende asnjë ndërhyrje nuk është parë në asnjë prej zonave të rrëshqitjes.