Miresevjen në Netedy.com - Vendodhja e te gjithe forumisteve shqiptar

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com!

Bashkoju Sovranit!

Passion

Banned
Regjistruar më
May 25, 2018
Mesazhe
15,421
Pëlqime
14,597
Pikë
113
Pas 30 vjetesh gjendja duket e pa shprese.
Filozofia e demokracise direkte ose pjesmarrese, duket e vetmja zgjidhje.
Demokracia perfaqsuese eshte shperdoruar paturpesisht nga shumica e te zgjedhurve
Kushtetuta e Shqiperise:
Neni 1
Qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira, te barabarta...
Neni 2
1-Sovraniteti i perket popullit
2-Populli e ushtron sovranitetin nepermjet perfaqsuesve ose drejtperdrejti.
....pra me referendume lokale e qendrore
Pra e kemi ne kushtetute qe, (Sovrani) votuesi, qytetari, fshatari, mund ti marre vet disa nga vendimet e rendesishme, qe direkt ose indirekt afektojne jeten e tij, disa mund ti delegoj.
Kjo filozofi, nuk eshte nje koncept i ri. Disa shtete po e aplikojne me sukses dhe kjo eshte e ardhmja per popujt.
Shume levizje te meparshme ne Shqiperi e kane tentuar Sovranizmin si filozofi, por kane vepruar vec e vec, shpesh me synime politike dhe te organizuara ne menyre piramidale, ku kryetari vendos. Shpesh te sabotuara nga pushteti dhe individ te futur brenda ketyre organizimeve.
Gjykojme se ka ardhur momenti, qe te gjithe te bashkojme energjite ne nje front te vetem, mbi kete filozofi, ku te gjithe jane njelloj te rendesishem, sepse jemi te gjithe sovran, duhet te jemi, pasi krijuesi nga ka projektuar si individ unik.
Levizja Sovrani nuk ka dhe ska per te pasur nje kryetar, president, apo nje qellim te mirefillt politik edhe pse ne vetvete kerkesat jane edhe politike. Nuk do kete gara kush te zgjidhet deputet, apo kryetar qe perzgjedh, shet e blen njerez.
Funksionimi i forumeve te saj drejtuese dhe bordeve, jane tavolina e rrumbullakte, ku te gjithe jane te barabarte.
Forumet e levizjes, Asamble, Kryesi, per gjerat me te rendesishme, nuk do te kene fuqi vendimarrese. Forumet do te kene kryesisht kompetenca organizative dhe egzekutive.
Fuqine vendimarrese do ta kete vete sovrani, ku per cdo vendimarrje te rendesishme, do te kete pyetje qe do te votohet direkt nga njerezit, nga shqiptaret brenda dhe jashte vendit.
Kjo do te realizohet nepermjet nje platforme, nje portal i mire organizuar, ku cdo njeri do votoj per probleme themelore dhe te perditshme, per politiken, ekonomine, biznesin, arsimin, shendetsine, etj.
Njerezit do te japin ide, si mund te behet ky vend me i mire, si mund te permiresohet jetesa, si mund te evitohet varferia e skajshme, si mund te evitohen padrejtesite, si te organizohen zgjedhje e referendume etj, etj.
Nga pikpamja teknologjike, kjo eshte plotesisht e realizueshme. A nuk i zgjidhim sot shume nga aktivitetet tona nepermjet celularit? A nuk marrim pjese sot ne sondazhe dhe aplikime online ?
Pra teknikisht, eshte lehtesisht e mundur qe njerezit ta shprehin vullnetin nga celulari ose kompjuteri. Kjo do te sillte demokracine e vertet, do te ulte shume kosto fushatash, do te mbante large kriminelet, interesaxhinj te thekur, etj, etj.
Deri sa te realizohet platforma, nje pune kjo jo e vogel, qe do te kerkoj kontributin e shume profesionisteve te fushes brenda dhe jashte vendit, pyetsoret dhe votimet per probleme te ndryshme, do te jene ne FB ne nje model te thjeshte votimi.
Klasa aktuale politike, sigurisht nuk do ta pranoj kete filozofi, madje do te perpiqet ta sabotoj, por ata jane shume pak, jane me pak se 1%, madje me pak se 1/per mije, pasi edhe vet zyrtaret, policet, ushtaraket jane te dhunuar dhe kercenuar nga shefat e medhenje dhe punojne per te mbajt familjet, por ju sigurojme se edhe atyre ju ka ardhur ne maj te hundes. Edhe ata e deshirojne nje shoqeri te drejte, pa kercenime per largim nga puna, pa fyerjet e zhargonin e ndyre te shefave te medhenje. Madje shume shefa te medhenje, do te thone boll me me kete sistem te shpifur. Do tjua thone femijet e tyre boll me. Do tjua thone miq dhe te afert. Sigurisht ata qe jane zhytur thelle do ta kene te pamundur ta pranojne, por ata jane pak kokrra.
Gjithsesi, kjo nuk eshte nje levizje revashi. Hakmarrja eshte fare e parendesishme, ne raport me perspektiven afatgjate qe sjelle kjo filozofi. Gjykimi i njerezve qe kane bere gjera te renda, nuk eshte qellim. Qellimi eshte qe njerezit te vendosin vet, kush do drejtoj punet e perditshme lokale e qendrore, duke pasur te drejten, ti ndyshojne te zgjedhurit ne cdo kohe edhe ne mes te mandatit, mbi kuota te caktuara numrash dhe regullimesh ligjore mbi kete qellim, per drejtuesit qe shkelin besimin.
Njeres qe ne keto 30 vjet, ju ka ardhur ne maj te hundes.
Qe te arrihet kjo, duhet te perfshiheni vet dhe tju kerkoni gjithe miqeve, komshive, te afermve tuaj te bejne te njejten gje.
Kjo fryme, filozofi duhet te bazohet jo mbi sponsorizime Sorosiane, apo burime te dyshimta, por mbi kontributin dhe perfshirjen e mbi 3 milion shqiptareve, i cili ne se do te jete i organizuar, nuk ka fuqi qe e ndal per te sjelle ndryshimin
Jeni te lutur, te jeni aktiv dhe ti beni , like, share, postimeve te kesaj filozifie, sado e larget tju duket realizimi i saj. Ky eshte kontributi minimal qe kerkohet.

Ndryshimi eshte plotesisht i mundur dhe ate e kemi ne dore NE. SOT!



Vemendje!

Secili nga ju eshte nje kontribut.
Secili nga ju ka ne dore fuqine.
Sovrani eshte nje levizje ku ka ne parim jo dhunen e vandalizimin,as qellime per karriere politike,por nje ze i popullit qe vjen nga thellesite e tij nga renkimet e plaget e nje politike 3 dekade.
Te gjithe bashke gjejme dinjitetin qe meriton nje shoqeri e tere.
Te gjithe bashke mundemi!
Antaresohuni e ftoni miq ,shoke,te aferm e dashamires te kete tryeze te rrumbullaket ku do jeni te gjithe ju elita.

Behu nje ze.

Behu Sovran!
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Sole

Kontributor
Regjistruar më
Nov 14, 2019
Mesazhe
20,159
Pëlqime
15,359
Pikë
113
Location
__
shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top