Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Basketbollistëve kosovarë nuk u japin viza për në Bosnje

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 25, 2018
Mesazhe
4,608
basketbolli-ks-558x350.jpg
Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll U16, po rrezikon që të mos marrë pjesë në Kampionatin Evropian FIBA-U16 për shkak të vizave. Shteti i Bosnje dhe Hercegovinës, ku mbahet ky kampionat nga 9 deri më 18 gusht, ende nuk i ka pajisur përfaqësuesit e Kosovës me viza.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke e cilësuar si të paaryeshme vonesat në lëshimin e vizave nga shteti i Bosnjës.

MPJ përmes një njoftimi ka shtuar se Kosova që tre vjet është anëtare me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtar të Basketbollit.

“Andaj tentimi për të vënë pengesa politike, me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit, jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të lirisë së lëvizjes, por edhe rregullat e vet Organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

MPJ i ka rikujtuar Bosnjë dhe Hercegovinës se pavarësisht qëndrimeve politike, sportistët e Kosovës janë respektuar edhe nga Federata Ruse.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse. Ministria e Punëve të Jashtme thërret Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe partnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje”, thuhet në fund të njoftimit.

Bosnje dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Si Bosnja, ashtu edhe Kosova, aplikojnë ndaj njëra-tjetrës regjimin e vizave.

The post Basketbollistëve kosovarë nuk u japin viza për në Bosnje appeared first on Lajmi i Fundit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.