Bayern Munich ka një kandidat të ri për postin e trajnerit.
Klubi bavarez ka filluar kontaktet e para me menaxherin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.
Mediat gjermane raportojnë se Pochettino ka fituar pëlqimin e ekipit kampion në fuqi nga Bundesliga, përcjell “lajmi.net”.
Jupp Heynckes do të largohet nga posti në Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni.
Andaj, drejtuesit e klubit nga Allianz Arena kanë identifikuar Pochettinon si pasardhës të mundshëm të tij. /Lajmi.net/