Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bazat e veteterapise

U

Universal

Guest
69626710.jpg


Çdo njeri dëshiron të jetë i shëndoshë dhe plot gjallëri, por pak ia arrijnë. Pse është kështu? Çdo person krijon shëndetin e vet the sëmundjen e vet me mënyrën se si jeton, mendon dhe vepron.


NIVELET E QENIES SONË

Për të kuptuar se si e krijojmë shëndetin tënd, duhet të kuptojmë se si e krijojmë jetën tonë. Do të jetë e dobishme t’i hedhim një shikim hierarkisë së trupave ose sistemeve tona, që përbëjnë qenien tonë si njerëz në Tokë. Ky diagram na ndihmon ta kuptojmë më lehtë këtë marrëdhënie midis pjesëve të ndryshme të qenies sonë.


SHPIRTI

I

INTELEKTI I LARTË

I

MENDJA E NDËRGJEGJSHME DHE E NËNNDËRGJEGJSHME

I

TRUPI ENERGJETIK

I

SISTEMI NERVOR DHE SISTEMI I GJENDRAVE

I

TË GJITHA SISTEMET E TJERA TË TRUPIT


Në krye të hierarkisë kemi pjesën e pavdekshme të njeriut të quajtur shpirt. Ai ekziston para dhe pas shfaqjes së tij në Tokë si qenie njerëzore në një trup fizik. Nën shpirtin gjendet intelekti i lartë, që ka funksionin e mbikëqyrjes së funksionit të mendjes së zakonshme dhe të dallimit se a funksionon mirë apo jo. Është përgjegjës edhe për të bërë korrigjime në programimin tonë mendor duke përmirësuar kështu funksionimin tonë dhe harmoninë tonë.

Nën intelektin e lartë kemi mendjen e zakonshme (të ndërgjegjshme dhe të nënndërgjegjshme), të cilën e njohim dhe përjetojmë në bazë të përditshme. Funksioni kryesor i kësaj mendjeje është mbijetesa. Është e interesuar në gjetjen e sigurisë, kënaqësive dhe afirmimit në një botë të cilën e percepton si të rrezikshme dhe kërcënuese ndaj ekzistencës së saj. Nën të kemi trupin energjetik, që përbëhet nga bioenergjia, energjia e jetës, e cila mbështet të gjitha funksionet jetësore, nga ngrënia dhe tretja, lëvizja, këndimi deri te mendimi, ngrohja e trupit dhe krijimi i qelizave të reja.

Kjo bioenergji është themelore për funksionimin e mirë të trupit fizik si dhe të mendjes. Është çelësi për shëndet dhe harmoni. Në qoftë se trupit i mungon energji, është më i prekshëm nga trupa të huaj dhe më i lëndueshëm nga organe keqfunksionuese. Në qoftë se mendjes i mungon energji, do të zhvillojë modele negative së menduari, të cilat do të krijojnë mungesë harmonie në sistemin e gjendrave dhe atë nervor dhe më në fund në gjithë trupin.

Trupi i fundit është një të cilin të gjithë e njohin mirë dhe për të cilin shumica besojnë që është i vetmi trupi ynë. Është trupi fizik i përbërë nga atome dhe molekula. Ka edhe një hierarki funksionimi në këtë trup. Ka dy sisteme-mjeshtër të quajtur sistem nervor dhe sistem gjendrash, që rregullojnë funksionimin e sistemeve të tjera të trupit.


NEVOJA PËR NJË QASJE SHUMËANËSHE


Kështu mund të shohim se sa janë të lidhura të gjitha këto pjesë të qenies sonë. Në qoftë se kemi një tendosje mendore, kjo mund të krijojë një çrregullim në rrjedhën e bioenergjisë, i cili mund të krijojë tendosje në sistemin nervor dhe mungesë harmonie në sistemin e gjendrave. Kjo do të krijojë më në fund keqfunksionim në sistemin e tretjes, qarkullimit, imunologjik, skeletik, frymëmarrës ose muskulor.

Nga ana tjetër, zakone të këqia ushqimi ose mbajtja e keqe e trupit ose mungesa e fizkulturës mund të krijojë një keqfunksionim të sistemeve të ndryshme, si sistemi i tretjes, skeletal ose muskulor, gjë që vetë mund të krijojë çrregullime në sistemin nervor dhe atë të gjendrave. Atëherë këto sisteme ia kalojnë çrregullimin trupit energjetik, i cili çrregullon funksionimin e mendjes duke krijuar tension mendor, modele negative mendimi dhe më në fund sjellje negative.

Tani mund të kuptohet lehtë se pse një zgjidhje reale për çfarëdo problemi shëndetësor duhet të afrohet nga shumë nivele njëkohësisht. Të japësh një lëndë të posaçme kimike për të hequr ndonjë simptom në sistemin tretës është një zgjidhje e përciptë dhe patjetër e përkohshme për një problem që është në të vërtetë pasoja e mënyrës sonë të jetës dhe mendimit.

KA NJË BURIM JETE

Terapia natyrore është një proces gjatë të cilit një individ edukohet në artin se si të jetojë në një mënyrë që e vë në harmoni me rrjedhën e energjisë universale të jetës. Ka një energji bazë jete që u jep jetë të gjitha tipave të ndryshëm qeniesh në Tokë.

Korrenti unik elektrik në një shtëpi mund t’i japë jetë një larmi të gjerë aparatesh, siç janë frigoriferë, soba, sisteme stereo, televizorë, ventilatorë, fshesa elektrike, hapës kanaçesh, shtrydhës pemësh dhe perimesh, madje kompjuterë dhe një listë e gjatë të tjerash. Të gjitha këto duken ndryshe dhe kryejnë funksione të ndryshme, si lëvizje, ngrohje, ftohje, krijimi i zërit ose erës ose llogaritja e numrave dhe ideve. Por ata të gjithë funksionojnë me të vetmen fuqi elektrike. E njëjta gjë u takon të gjitha qenieve në natyrë duke përfshirë njerëz, kafshë, bimë, mikrobe dhe ****, nëse doni, kristale dhe minerale. Ne të gjithë funksionojmë me të njëjtën energji universale, të cilën mund ta quani natyrë, bioenergji, energji kozmike, ndërgjegjja universale ose **** Zot.

Shëndeti është një gjendje dinamike në të cilën kjo energji jete rrjedh lirisht pa pengesë nëpër nivelet e ndryshme të qenies sonë. Kjo do të thotë që ka një rrjedhë të lirë energjie harmonike nëpër shpirtin, intelektin e lartë, mendjen, trupin energjetik dhe trupin fizik. Në qoftë se ka një çrregullim ose bllokim të rrjedhës në njërin prej këtyre aspekteve të qenies sonë, atëherë sëmundja zhvillohet gradualisht në formë të simptomeve të pakëndshme. Këto simptome mund të jenë fizike si dhembja, mpirja, plogështia ose keqfunksionimi i organeve të ndryshme. Ose simptomet mund të jenë emocionale, si depresioni, frika, hidhërimi, ngatërrimi mendor ose konflikti me të tjerë etj.

Nga Robert Elias Najemy
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.