Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

BBC: Panucci duhet të bindë shqiptarët

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 25, 2018
Mesazhe
4,608
kombetarja-538x405-399x300.png
Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë brenda tre ditëve. Skuadra e drejtuar nga Christian Panucci ka udhëtuar drejt Gllasgout për t’u përballur me Skocinë.

Por ka qenë edhe rrjeti i njohur “BBC” që i ka kushtuar një hapësirë të veçantë kësaj sfide, teksa edhe analizon kuqezinjtë duket filluar që nga pankina me trajnerin Panucci.

Panucci mori drejtimin më shumë se një vit më parë, por duhet ende të bindë publikun shqiptar për aftësitë e tij, pasi lufton të zëvendësojë bashkëkombësin e tij Giani De Biasi, i cili dërgoi Shqipërinë në fazën finale të Euro 2016.

Paraqitja në Euro 2016 erdhi pas një fitoreje sensacionale ndaj Portugalisë që në start të kualifikueseve, një rezultat që bën bujë, i cili Skocisë i mungon që nga triumfi në Paris në vitin 2007.

Fakti që Portugalia shkoi të fitonte Euro 2016 thekson edhe më shumë sesa mbresëlënës ishte rezultati, edhe pse Shqipëria nuk kaloi grupin para Francës dhe Zvicrës.

Që atëherë, ka pasur rezultate të përziera, megjithëse suksesi i të premtes ndaj Izraelit i jep atyre mundësinë që të kontrollojë grupin nëse fitojnë në ‘Hampden’.

Një lajm i mirë për Skocinë është mungesa për dëmtim e disa futbollistëve kyç të Shqipërisë. Mesfushori me eksperiencë Odise Roshi, sulmuesi Armando Sadiku dhe lojtari i ri i Rejnxhërs, Eros Grezda do të mungojnë të gjithë”, shkruan BBC.

Por BBC në hapësirën e kushtuar Shqipërisë së ka veçuar edhe tre lojtarë kryesorë të skuadrës për të cilët bën edhe një analizë të shkurtër.

Elseid Hysaj- Luan në zonat e larta të Serisë A me Napolin. Pasi ra në sy me Empolin, mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar tani vlerësohet rreth 25 milion paund dhe ishte pjesë e rëndësishme e fushatës për titullin kampion në sezonin e kaluar nga klubi i tij. Ka që tani shumë eksperiencë ndërkombëtare dhe në Ligën e Kampioneve.

Thomas Strakosha- Portieri i Lazios kaloi një natë me shumë punë kur luajti ndeshjen e tij të 7 ndaj Izraelit. 23-vjeçari, i lindur në Athinë, ishte zgjedhje e tretë në Romë, para se të fitonte me forcë vendin si titullar dy vite më parë. Ai arriti t’i rrëmbente vendin edhe portierit të Shqipërisë në Euro 2016, Etrit Berisha, i cili la Lazion për Atalantën në kërkim të aktivizimit të rregullt.

Taulant Xhaka- Mesfushori 27-vjeçar i Baselit shënoi golin e tij të parë me kombëtaren kundër Izraelit me një gjuajtje të saktë. I menduar si një objektiv i merkatos së Sevillas, mes të tjerave, futbollisti i lindur në Zvicër është vëllai i madh i Granit Xhakës së Arsenalit, me të cilin e u përball si kundërshtar në ndeshjen historike të Euro 2016 kundër Zvicrës”.

The post BBC: Panucci duhet të bindë shqiptarët appeared first on Lajmi i Fundit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.