Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

BE shtyn negociatat me Shqipërinë/ Nuk hapen në qershor. Ministri gjerman: Do të ndodhë brenda vitit

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

BE shtyn negociatat me Shqipërinë/ Nuk hapen në qershor. Ministri gjerman: Do të ndodhë brenda vitit​



be.jpg


Nga takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas pohoi se nuk beson që Konferencat e Para Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të hapen gjatë presidencës portugeze të BE-së.

Arsyeja duket është pikërisht bllokada që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, mungesa e avancimit të së cilës pengon dhe Shqipërinë. Maas tha se Portugalia po bën aktualisht përpjekje si kryetare e radhës së BE-së për kapërcimin e ngërçit mes Sofjes dhe Shkupit në një plan dypalësh, çka e cilësoi si “një themel të mirë për të arritur çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare me këto dy vende në kuadër të presidencës sllovene, në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Jemi në dialog të ngushtë me Slloveninë dhe Portugalinë, në kuadër të presidencës treshe të Këshillit të BE-së, por edhe me Komisionin e BE-së, në mënyrë që të krijojmë premisat që me çdo kusht të hapen konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Unë jam optimist se këtë do ta realizojmë, edhe pse është e vështirë dhe po zgjat më shumë se ç’duam
“, tha Maas duke iu përgjigjur një pyetjeje të Deutsche Welle-s.Ministri i Jashtëm gjerman pohoi gjithashtu se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet e kërkuara, atëherë nuk kemi përse të ngurrojmë me fillimin e negociatave.

Më herët, kryediplomati gjerman kishte kërkuar shfuqizimin e së drejtës së vendeve anëtare të BE-së për t`i vënë veton masave në politikën e jashtme, duke thënë se blloku nuk mund ta lejojë veten që të mbahet peng.

Një deklaratë e tillë dëshmoi zhgënjimin në rritje në Berlin mbi mënyrën në të cilën vendet individuale të Bashkimit Europian mund të bllokojnë çështje për të cilat bien dakord anëtaret e tjerë, duke penguar kështu siç tha Maas nismat e përbashkëta për të cilat është punuar aq shumë e duke rrezikuar edhe vetë kohezionin e Evropës.


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.