Në një tentativë për ta pasur topin te një nga shokët e tij, portieri Karius e përplas në këmbët e franzezit dhe më pas përfundon në rrjetë.
Por vetëm 5 minuta më pas, Liverpool reagon dhe Mane barazon rezultatin në 1-1.
Ishte lojtari nga i cili anglezët prisnin më shumë, por Salah la fushën e lojës në minutën e 30-të mes lotëve. Një përplasje me mbrojtësin Ramos e la të dëmtuar egjiptianin. Pavarësisht ndihmës së parë, Salah nuk mundi të vazhdojë të luajë në finalen e madhe të Champions League.
Vetëm pak minuta më pas, të njëjtin fat pati mbrojtësi i Realit Carvajal.
Liverpooli e nisi mirë ndeshjen duke bërë presion në 10 minutat e para në zonën e Realit të Madridit, por pa arritur të vërë në vështirësi portierin madrilen.
Ndërkohë, ishte pikërisht Ronaldo, madrileni i cili rrezikoi i pari në portën e Liverpoolit. Portugezi pati një mundësi të mirë në minutën e 15 duke lëshuar një diagonale të rrezikshme, por goditja e tij përfundoi vetëm pak mbi traversë.
Por minutat e fundit të pjesës së parë i takuan Realit të Madridit, të cilët krijuan disa raste, madje edhe shënuan me Benzema, por goli i francezit u anulua për pozicion jashtë loje.