Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Berati – qyteti i nje mije e nje dritareve!

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,936
53897View attachment 53902

Nese doni te kaloni disa dite qetesie ne nje qytet me mijera vlera , atehere zgjidhja me e mire eshte Berati ose sic quhet ndryshe “Qyteti I nje mbi nje dritareve”.

Nese nisemi drejt Beratit, koha është tipike, me diell të nxehtë, duke dueluar me retë për të dalë në pah, me një erë të lehtë me drejtim veri-jug, si për të na treguar se nga duhet të ikim.

Kushdo qe ka shkuar ne Berat ka ngelur I mrekulluar nga bukuria e saj e rralle dhe nga arkitektura mbreslenese e perdorur e cila njihet nje nga arkitekturat me te mira shqipetare. Por Berati pervec bukurise se jashtme ka dhe bukurine e brendshme , ose ndryshe bukurine e popullsise qe jetojne ne te. Beratasit shquhen per bujarine qe percjellin dhe mikpritjen e tyre.

Tradita dhe kuzhina tradicionalet beratase eshte nje nder me te mirat shqiptare. E ngrena dhe e pira beratase ngelen e ngulitur ne zemer per kedo qe e provon. Nder ushqimet me te shijshme te beratasve mund te permendim:

• Simiten shqiptare
• Cyrekun me qiqer
• Byrekun me pule
• Qumeshtorin
• Xhamukun
• Byrekun e taves me djathe e veze, e shume te tjera.

Nder pijet me te njohura mund te permendim rakine dhe bozen. Ne restorantet beratase serviret ushqim tradicional berates ku me I kerkuari dhe me I parapelqyeri eshte persheshi me kaposh deti I cili shoqerohet me vere rrushi, prodhim I kantinave vendase.

Gjellet karakteristike beratase jane :
• Mish me kumbulla te thata
• Corbe dasme
• Mish zogu me pilaf ne sac etj.

Ju mund te shijoni specialitetet vendase te pergatitura me mjeshteri. Cdo restorant beratas ka gatime BIO dhe kjo mund te dallohet dhe ne shijen e vecante te tyre.

Berati si qytet eshte i ndertuar ne mes te kater maleve e te duket si nje amfiteater antik. Mali i Tomorrit , Mali i Shpiragut , Mali i Gorrices dhe Kalaja.
Ne mes te qytetit kalon Lumi Osum , qe e ndan Beratin ne dy pjese dhe qe lidhen nepermjet Ures se Gorrices , e cila ka shtate harqe.

Pasi ke hyre brenda ne qytet te duket vetja sikur je brenda nje dekori te ngritur per te luajtur film. Ky eshte vetem nje iluzion. Nuk jeni ne ndonje dekor filmi, jeni ne ate qe quhet: BERAT
Arkitektura mbreslenese e Beratit te le pa fjale, muret e shtepive jane te ndertuara me gure te skalitur ku shkelqejne nga bardhesia e gelqeres. Ajri i paster i pishave perreth, gjelberimi i tyre i perhershem, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamite e bukura dhe te lashta ne qender te qytetit jane deshmija qe qytetaret beratas si gjithe qytetaret e tjere te Shqiperise jetojne ne harmoni me njeri tjetrin pa dallim feje.

Disa mendojne se udhetimi ne Berat do jete sin je humbje kohe ku mund te mos kesh asgje per te bere, por ju keshilloj ta hiqni kene mendim pasi ne Berat pikat e saj turistike te lene pa fjale.
Ne Berat mund te vizitojme :



KALAJA

Lagjja brenda mureve të kalasë është ende e banuar. Nëse do të ecni këtu mos u çudisni ta gjeni veten në oborrin e dikujt, duke menduar se është kishë. Në pranverë dhe verë aroma e kamomilit përhapet në të gjithë lagjen e kalasë.
Një piknik nën hijen e pishave dhe me peizazhin e lagjes Goricë, do të ishte një mënyrë e mirë për t’u çplodhur, pasi të keni ecur në rrugët e pjerrëta me kalldrëm.

Muzeu i Onufrit

Kalaja tradicionalisht ka qenë lagje ortodokse, por shumë pak kisha kanë mundur t’i qëndrojnë kohës. Kisha më e madhe është “Fjetja e Shën Mërisë”, aty ku është vendosur edhe Muzeu i Onufrit.

Mangalemi

Kompleksi i lagjes “ Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve. Ka formën e një piramide në majën e së cilës është ngritur kështjella. Mangalemi është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara, gdhendur në dru e gurë; është emblema e Beratit.
Shtëpitë e bardha duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës, prandaj ndryshe Berati quhet “qyteti i një mbi një dritareve”.

Gorica

Lumi Osum ndan lagjen Goricë nga lagjja Mangalem. Të dyja qëndrojnë përballë njëra-tjetrës dhe janë sa të ndryshme aq edhe të ngjashme. Ura e Goricës, e lidh me pjesën tjetër të qytetit.
Vizitorëve u tërheqin vëmendjen rrugicat, me errësirën e tyre.

Muzeu Etnografik

Sapo zbret nga kalaja është muzeu etnografik, i vendosur në një shtëpi karakteristike të stilit ottoman.
Në katin e parë, ashtu si në një ekspozitë janë vendosur veshjet tradicionale, mjetet e përdoruara nga argjendarët dhe endësit. Ndërsa në katin e sipërm ndodhen dhomat e gjumit, kuzhina dhe dhoma e mysafirëve, rregulluar në stilin tradicional.

Berati duket sikur po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen e munguar. Ajo eshte një nga qytetet më të rekomanduara nga të gjitha agjensitë ndërkomëtare turistike, Berati është krenaria e arkitekturës shqiptare.

Mendim kritik:

Vlerat e pasura të trashëgimisë historike, kulturore, etnografike, arkitekturore dhe natyrore të qytetit përbëjnë një bazë të fuqishme për zhvillimin e turizmit.Berati tanimë po tërheq një numër përherë e më të madh vizitorësh si nga Shqipëria ashtu dhe nga jashtë.
Berati është akoma në hapat e para të formimit të një profili kombëtar. Berati duhet mbrojtur duke zvogëluar rreziqet e ndryshme si ndërtimet pa leje dhe ngjyrat e perdoruara per nje banese duke mos shkaterruar bukurine qe Berati ka fituar. Gjithasht ne Berat shume banesa jane te vjetra dhe rrezikojne te bien dhe te shkaktojne rrezik, shteti duhet te mari masa per to. Mbi te gjitha ne Berat rendesi duhet ti kushtohet dhe rruges.


View attachment 53898

53899

View attachment 53900

53901
 
Ja disa foto
Kapura nga un?
 

Attachments

  • Screenshot_20200517-160755_Gallery.jpg
    Screenshot_20200517-160755_Gallery.jpg
    699.1 KB · Shikuar: 6
  • Screenshot_20200517-160656_Gallery.jpg
    Screenshot_20200517-160656_Gallery.jpg
    390.1 KB · Shikuar: 6
  • Screenshot_20200517-160615_Gallery.jpg
    Screenshot_20200517-160615_Gallery.jpg
    326.6 KB · Shikuar: 6
  • 20200517_161241.jpg
    20200517_161241.jpg
    404.9 KB · Shikuar: 6
@miku ndoshta ngaqe ti je je miksim Berati me Shkoder :p
 
Gjej naj gjo ene per fushkrujen se ka shum vlera e spo ja promovon ?
Vec me fillu me bo bau biu forumi ? vec ashu mund ta pershkrush ate ven engjelloresh ? monto nji c8 te serveri tani po ju flasim per campo krujen edhe bau ?
 
Fushekruja ka vlera per mbjelljen e lendeve te para per perdorim argetues si: tritoli,c4 ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.