Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Betametazoni

Alboy

What????
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 26, 2017
Mesazhe
5,377
VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Betametazoni është një glukokortikoid steroid me veti të fuqishme antiinflamatore dhe imunosupresore.
•Kripërat e tij, betametazon natrium fosfat dhe betametazon acetat, përdoren për trajtimin e patologjive sistemike, ndërsa betametazon benzoati, betametazon dipropionati dhe betametazon valerati përdoren lokalisht për trajtimin e dermatozave, që i përgjigjen terapisë me glukokortikoidë.
INDIKIMET
•Patologji inflamatore dhe/ose alergjike sistemike
•Hiperplazi kongenitale e gjendrës mbiveshkore
•Edemë cerebrale.
•Patologji inflamatore të rënda të lëkurës (p.sh. ekzema, psoriaza), që nuk i janë përgjigjur terapisë me kortikosteroidë më pak të fuqishëm.
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Kundërindikohet në të sëmurët me infeksione fungale sistemike.
•Betametazoni mund të maskojë shenjat e infeksionit ndaj nuk duhet përdorur në rastet me infeksion viral ose bakterial të pakontrolluara nga terapia antiinfektive. Ai nuk duhet përdorur në rastet me tuberkuloz ose me infeksion nga herpes.
•Të evitohet përdorimi i zgjatur i betametazonit dhe i kortikosteroideve në fëmijët pasi mund të vonojë rritjen kockore.
•Përdorimi i kortikosteroideve në pacientët me Kushing duhet evituar.
•Betametazoni duhet përdorur me kujdes në pacientët me infarkt të freskët miokardi, me insuficience kardiake kongestive, hipertension dhe në ata me koagulopati ose sëmundje tromboembolike.
•Kujdes gjatë përdorimit në të sëmurët me glaukomë.
•Ai duhet përdorur me kujdes në të sëmurët me patologji gastrointestinale, divertikulit, anastomozë intestinale, cirrhozë.
•Kujdes i veçantë duhet treguar gatë përdorimit të tij në të sëmurë me psikoza, paqëndrueshmëri emocionale, patologji renale, osteoporozë, diabet melit, konvulsione, myasteni gravis, pasi betametazoni mund të rëndojë gjendjen e këtyre sëmundjeve.
•Ndërprerja e mjekimit të zgjatur me betametazon duhet bërë gradualisht.
EFEKTET ANESORE
•Administrimi i zgjatur i dozave fiziologjike (terapi zëvendësuese) të glukokortikoideve zakonisht nuk shkakton efekte anësore. Efektet anësore vërehen gjatë përdorimit të zgjatur të dozave farmakologjike të kortikosteroideve dhe intensiteti i tyre rritet me kohëzgjatjen e mjekimit dhe shpeshtësinë e administrimit.
•Betametazoni shkakton një sërë efektesh anësore muskuloskeletike si miopati, vonim të shërimit të plagëve, osteoporozë, fraktura kockore, nerozë avasuare të femorit ose kokave të humerusit. Këto efekte vërehen më shpesh në të moshuarit. Injektimet intraartikulare mund të shkaktojnë artropati të ngjashme me atë të Charcot. Gjithashtu në disa raste mund të ndodhë atropi në vendin e injektimit.
•Betametazoni mund të shkaktojnë hipertension okular, neurit optik, dëmtime të shikimit dhe në raste të rralla katarakt subkapsular posterior.
•Përdorimi i zgjatur i betametazonit mund të shkaktojë edemë dhe hipertension.
•Ndër efektet anësore endokrine përmendim: hiperkortiçizmin (sindrom Kushing), çrregullimet menstruale, hipergliceminë.
•Në traktin gastrointestinal mund të shkaktojë, nauze e të vjella, anoreksi, diarrhe, konstipacion, dhimbje abdominale, ulceracione ezofageale, gastrit dhe pankreatit.
•Në SNQ mund të shkaktojë pagjumësi, marrje mendsh, dhimbje koke, neuropati periferike ishemike, konvulsione, çrregullime mentale me paqëndrueshmëri të humorit, depresion, ankth, eufori, ndryshime të personalitetit dhe psikozë.
•Betametazoni mund të shkaktojë një sërë efektesh anësore dermatologjike si atrofi kutane, akne vulgaris, eritemë faciale, strie, petekie, hirsutizëm, ekimoza, reaksione mbindjeshmërie si dermatit alergjik, urtikarie, angioedemë. Mund të vërehen edhe hypo ose hiper pigmentime kutane.
•Dozat farmakologjike të përdorura për një kohë të gjatë mund të shkaktojnë frenim të boshtit hipotala-hipofizë-mbiveshkore.
•Të tjera efekte anësore të betametazonit janë: hiperkolesterolemia, ateroskleroza, tromboembolizmi, tromboflebiti, trombocitopenia, palpitacionet, takikardia sinusale, inkontinenca urinare.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
Ndërveprimet e mëposhtme i referohen betametazonit të përdorur me rrugë sistemike. Nuk njihen ndërveprime të betametazonit të përdorur me rrugë lokale dhe barnave të tjera.
•Barnat që nxitin enzimat mikrozomale hepatike si barbituratet, fenitoina, rifabutina dhe rifampina mund të rrisin metabolizmin e glukokortikoideve.
•Estrogjenet mund të rritin përqëndrimin e transkortinës, duke reduktuar kështu fraksionin e lirë të betametazonit në plazëm. Estrogjenet ulin edhe klirensin e betametazonit.
•Kombinimi i antiinflamatorëve josteroide me betametazonin rrit rrezikun e ulcerimeve gastrointestinale.
•Kombinimi i betametazonit me diuretikët tiazidikë, furosemidin, acidin etakrinik dhe amfotericinën B rrit rrezikun e hipokalemisë.
•Efikasiteti i antikolinesterazikëve në trajtimin e miastenisë gravis mund të reduktohet nga betametazoni.
•Efikasiteti i antidiabetikëve orale mund të reduktohet nga betametazoni.
•Përdorimi i njëkohshëm i digoksinës me betametazonin rrit rrezikun për aritmi nga hipokalemia e shkaktuar nga glukokortikoidi.
•Hipokalemia e shkaktuar nga glukokortikoidi mund të potencojë efektin e miorelaksantëve jodepolarizues.
•Përdorimi i njëkohshëm i betametazonit me izoproterenolin tek astmatikët, mund të rrisë toksicitetin kardiak të këtij të fundit.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Të evitohet përdorimi (Kategoria C).
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Të evitohet përdorimi. Nuk ka informacion në lidhje me sigurinë.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
•Gjatë përdorimit sistemik
Tek të rriturit, kur përdoret nga goja, doza ditore luhatet nga 0.5-5 mg/ditë. Kur përdoret me injeksion IM ose me injeksion apo infuzion të ngadaltë IV, përdoren doza 4-20 mg të cilat mund të përsëriten deri në 4 herë brenda 24 orëve.
Tek fëmijët administrohet me injeksion IV të ngadaltë dhe përdoret: me dozë 1 mg për fëmijët deri 1 vjeç; 2 mg për fëmijët 1-5 vjeç; 4 mg për fëmijët me moshë 6-12 vjeç
PREPARATET E REGJISTRUARA
Betamethasone Dipropionat
solucion injektabël 7 mg/mlFLOSTERON
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.