Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Binjakët ♊

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Shenjat e horoskopit, karakteristikat e Binjakeve​


gemini-horoscope-2014.jpg

Karakteristikat e Binjakëve.​

Karakteristikat themelore të Binjakëve janë: shoqërorë, komunikues dhe gjithmonë të gatshëm për dëfrim, me prirjen të bëhen papritur serjozë, ngurrues ose të shqetësuar.
Kanë një ndjenjë të vazhdueshme se nuk kanë kohë të bollshme të përjetojnë ato që deshirojnë të jetojnë dhe përpiqen ti arrijnë të gjitha në moment.
Egziston një pafajësi fëminore në natyrën e Binjakëve, që i bën dorlëshuar dhe të mirë, miq të këndshëm.
Binjakët si shenjë janë tepër të pavarur.
Nuk lejojnë askënd ti përkuli dhe nuk u binden kushteve.
Ajo që kanë nevojë Binjakët, është se preferojnë ta njohin vet botën përreth.
Ndryshimi dhe liria janë tepër të rëndësishme për Binjakët.
Nuk lejojnë askënd ti urdhërojë, janë veçanërisht të pavarur dhe liria është e nevojshme për mirqënien e tyre psiqike.
Avantazhet: Energjikë – Të zgjuar – Krijues – Të mprehtë – Ambjentohen kollaj
Disavantazhet: Përfaqësor – Irritues – Të shqetësuar – Dinakë – Të pavendosur

Binjakët dhe Shoqëria​

Binjakët krijojnë shumë miq interesantë. U pëlqen të lëshojnë gjurmën e tyre tek çdokush që njohin.
Janë shumë të paqëndrueshëm dhe do të zhduken për një kohë të gjatë në mënyrë që të njohin miq të rinj dhe të eksplorojnë vende të reja.
Por kur rikthehen, do kenë mendime të reja, opinione, gjëra interesante të ndajnë dhe idera të mësojnë.
Nëse keni një shok që bën pjesë në shenjën Binjakët, atëhere duhet të dini se jeta me të do të jetë interesante dhe argëtuese.
Nëse ju nevojitet ndonjë këshillë, atëherë Binjakët janë ata që duhet të pyesni.
Janë njisha në komunikim dhe mund tju këshillojnë të merrni atë që keni nevojë, duke ju ndihmuar me këmbëngulje dhe entusiazëm.
Nëse, ndërkohë, përpiqeni të ngucni një Binjak me probleme emocionale të ndryshme, ndoshta do duhet ta mendoni përsëri.
Refuzon të merret me atë çështje, sepse, shumë thjesht, ja ul psikologjinë dhe kufizon lirinë e tij.
Gjithashtu, nuk do mundet tju ndihmojë, nëse keni nevojë për mbështëtje gjatë gjithë kohës.
Shoku juaj Binjak do tju informojë për të gjitha thashethemet e fundit dhe nëse ju pëlqen biseda, atëherë keni njeriun e duhur pranë jush.
Janë shumë dorlëshuar me shokët, kalojnë shumë kohë me ta dhe ndajnë gjithçka.
Edhe pse Binjakët janë shumë tipa komunikues, kanë nevojë gjithmonë pak kohë që të merren me veten e tyre dhe kjo është diçka që duhet ta respektoni.

Binjakët dhe Puna​

Binjakët kanë tendencën të shpërndajnë energjinë e tyre në drejtime të ndryshme dhe jo të përqendrohen në një gjë të vetme.
Kjo si rezultat të lejnë pas dore punë gjysëm të mbaruara.
Nëse do mundeshin të përqëndronin gjithë energjinë e tyre në një drejtim, inteligjenca e tyre do ti lejonte të përfundonin me sukses dhe krijimtari çdo punë që marrin përsipër.
Janë menaxherë të shkëlqyer, mund të motivojnë një grup me entusiazmin dhe gjallërinë e tyre.
Janë gjithashtu “shitësa” të shkëlqyer, për arsye të thjeshtësisë që kanë në komunikim dhe e cila u lejon të sillen me zgjuarsi dhe të thonë gjithmonë fjalën e fundit.
Munden të bindin dhe të manipulojnë të tjerët shumë lehtë. Munden, gjithashtu, shumë thjeshtë të justifikojnë çdo lëvizje dhe të sqarojnë çfarëdolloj veprimi.

Temperamenti i një Binjaku​

Binjakët kanë një kapacitet të kundërveprojnë direkt në situata, kanë një temperament të shumëanshëm.
Mund të krahasohen me fundin e Pranverës, pasi përpiqen të thithin përnjëherësh, gjithçka që munden nga ambjenti i tyre.
Fakti që shijojnë situata të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm, i shton nervozizëm dhe kjo dmth se gjenden përherë një spastrim të vazhdueshëm.
Megjithatë, nëse mërziten në një situatë dhe ndihen se nuk kanë asgjë tjetër të zbulojnë, do shfaqin nevojën e rivonuar për entusiazëm dhe cilësi.
Kjo është dhe natyra e dyfishtë e Binjakëve, vazhdimisht paraqesin ndjenja kundërthënëse, të gjitha këto janë një paketë spontane dhe shpërblyese.

Binjakët në thellësi​

Binjakët e shohin dashurinë fillimisht përmes komunikimit dhe kontaktit verbal dhe e konsiderojnë të rëndësishme njëlloj si kontaktin fizik me partnerin e tij.
Kur kombinohen këto të dyja, të gjitha pengesat duket se po veniten
Evolucionarë dhe gjithmonë të gatshëm për të flirtuar, një Binjak mund të kalojë shumë kohë me të dashur të ndryshëm derisa ta gjejë personin që do t’i përshtatet qëllimeve të tij shpirtërore dhe energjisë së tij.
Kërkon nga të tjerët entusiazëm, shumllojshmëri, dhe pasion por kur gjen personin e duhur, një të dashur, një shok apo dikë që do mundet të komunikojë, do jetë besnik dhe i vendosur ti japi përgjithmonë zemrën.
Një disavantazh i Binjakëve është superficialiteti i tyre.
Në vend që të shohin thellësisht dhuratat aktuale të një personi, ata do ta gjykojnë atë që nga përshtypja e parë.
Dhe kjo, natyrisht, i çon në përfundime të gabuara dhe mund të shkaktojë disa probleme në marrëdhëniet e tyre.
Binjakët mund të dekurajohen dhe të ndihen paqef, edhe pse askush nuk do ta vërejë atë, përveç ndoshta nga miqtë dhe të afërmit më të ngushtë.
Duan t’u tregojnë të tjerëve se janë gjithmonë të lumtur, se gjithçka funksionon mirë dhe se stresi nuk i prek kurrë.

Binjakët me pak fjalë​

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje kanë shumë anë dhe janë të shpejtë si në mendje dhe në trup.
Posedojnë energji dhe gjallëri dhe menaxhojnë me saktësi arsyet.
Janë inteligjentë dhe mund të përshtaten në çdo situatë dhe për çdo lloj personi.
Janë kuriozë dhe duan gjithmonë të informohen me gjithçka ndodh rreth tyre.
Nuk janë nga ata që do ulen në rrjeshtin e fundit dhe thjesht do ndjekin jetën që kalon para tyre, nuk munden të mos përfshihen në veprime.
Duhet të hyjnë dhe ata në lojë.
Kjo i bën ndonjëherë të duken të bezdisshëm.
Për arsye se u pëlqen komunikimi, më shumë ndoshta se nga çdo shenjë tjetër, janë qëniet absolute shoqërore.
Me një Binjak biseda nuk mbaron kurrë, do flisni me orë të tëra por pa fjalë të tepërta, gjithmonë do ketë diçka interesante të thojë.
Kanë opinione interesante dhe idera për gjithçka dhe nuk kanë frikë të thonë mendimin e tyre.
Për shkak se nuk kanë durim, ata lehtë mund të gjejnë një koncept të ri për eksplorim.
Janë sipërfaqësore, mund të krijojnë një opinion pa e analizuar mirë, dhe kjo i bën ata të mendojnë se njohin çdo gjë, diçka që zakonisht është e vërtetë, por mendja e tyre është shumë e zënë për t’u marrë me hollësirat.
Frika e tyre më e madhe është rutina e përditshme dhe mërzitja.
Në disa raste, preferojnë të bëjnë një sy qorr apo një vesh shurdh dhe jo të përballen me një të vërtetë të pakëndshme.
Nuk duan me asgjë të humbasin lirinë dhe energjinë e tyre pozitive.

Doni të mësoni si është të dalësh me një femër Binjak?​

Femra Binjake është në të vërtet e adhurueshme.
Nëse vendosni të filloni një lidhje me të, do duhet të dini se marrdhënia do të duket më shumë miqësore sesa erotike, për shkak të natyrës së saj të paqëndrueshme.
Kjo sigurisht nuk përbën me doemos disavantazh, pasi për mashkullin që është larg nga ndjenjat e tepërta romantike, përbën femrën e përsosur.
Duke pasur parasysh natyrën e saj të dyfishtë si shenjë, ajo ofron shumë sfida.
Nga njëra anë, kërkon përkujdesjen, dashurinë dhe sigurinë emocionale dhe nga ana tjetër ka nevojë për stimulim dhe origjinalitet.
Mund të bëhet shumë pretenduese dhe nëse nuk i jepni atë që kërkon, shumë shpejt do tju lërë për një tjetër.
Që të ruash interesin e një gruaje të tillë përbën sfidë, prandaj dhe është ideale për ata që kërkojnë agjitacion dhe tension në një marrdhënie.
Ka nevojë për një partner të zgjuar, dëshiron të nxisë dhe të ngrejë ndjenjat dhe trurin e atyre që supozon inferiorë(shpirtërisht), prandaj sigurohuni se mund të ecni bashkë me botën e saj, përndryshe do mbeteni pas.

Lidhjet e saj gjithmonë varen nga një pe, nuk është e pazemërt, thjesht vlerëson se sa partneri i saj meriton vëmendjen dhe kohën e saj, pasi nuk ka ndërmend të humbasë kohën e saj me një njeri të mërzitshëm.
Sapo tju miratojë, mund të bëhet shumë kollaj xheloze.
Arsyeja e xhelozisë së saj është se, nëse vendos të hapet tek një mashkull, (diçka e rallë) nuk do të rezikojë të plagoset apo të mashtrohet.
Nëse keni lidhje me një femër që bën pjesë në shenjën Binjakët dhe fillon të bëhet xheloze, atëherë të dini se jeni në rrugën e duhur drejt dashurisë së vërtetë.
Femrat e kësaj shenje janë kaq emocionuese, që me të vërtetë e meritojnë mundimin, pasi me to do keni një lidhje që do ta mbani mend gjithmonë.

Doni të mësoni si është të dalësh me një mashkull Binjak?​

Është një mashkull që do ju tërheqi që në takimin e parë, i mprehtë, shakaxhi, i zgjuar, komunikues, krijimtar dhe aventurier.
E vetmja që duhet të bëni, është thjesht të mundni të qendroni me të!
Femrat tërhiqen nga meshkujt Binjakë, për arsye të etjes së tyre për jetën, energjinë dhe entusiazmën.
Do të keni me siguri konkurrencë të madhe nëse vendosni të fitoni zemrën e tij.
Mos prisni ta mbani vetëm për veten tuaj.
Është i paqëndrueshëm dhe gjithmon bën ate që dëshiron
Nuk do ja lejojë vetes së tij të manipulohet dhe të sundohet nga një femër.
Do jeni më shumë shoqja, sesa e dashura e tij.
I pëlqejnë femrat dhe është shumë i mire të bindë dhe të drejtojë lidhjen atje ku ai do.
Me inteligjencën e tij do ju terheqi në shtrat, pasi do bëjë dhe do thojë gjithçka për ta realizuar.

Është mjeshtër i joshjes​

Nëse kërkoni për një aventurë të shkurtër erotike, atëherë mashkulli Binjak është zgjidhja e përsosur.

Si të fitosh zemrën e një Binjaku?​

Hapi i parë për të impresionuar një Binjak është biseda, i pëlqen të flasë.
Do duhet patjetër të njihni mirë temën e diskutimit, pasi është i zgjuar dhe njeh shumë gjëra.
Nëse jeni specialist në një temë specifike, këshilloheni, kjo do ta impresionojë, pasi kjo shenjë inteligjente zakonisht nuk merret me hollësirat, është shumë i zënë që ti mësojë.
Do duhet ta thoni mendimin tuaj pa frikë, sfidojeni me konfrontim miqësor, pa patur mendime konservatore, sepse do humbasi interesin.
Silljuni me nder dhe besnikëri, sepse po tradhëtuat besimin e tij, vështirë se do e rifitoni më.
Vendi që do të zgjidhni për takimin tuaj me të është diçka e lehtë, sepse kudo kalon mirë.
Thjesht argëtohuni, sic do bënit dhe me shokët tuaj.

Këta janë në të vërtet Binjakët, një mik i mrekullueshëm.

Zona erotike e Binjakëve​

Zonat e tyre të nxehta janë duart dhe krahët.
Këto janë shumë zona të ndjeshme dhe janë të hapura për ndonjë masazh ose përkedhelje.
Kjo zakonisht i shplodh dhe qetëson, pasi gjenden vazhdimisht në mbi-presion.
U pëlqen gjithashtu, ti thithin gishtin, një lojë e bukur para aktit seksual, që do forcojë dëshirën e tyre.
Femrat nga ana tjetër, çmenden nëse i puthin dorën, pasi ndjehen si princeshat.

Seksi me Binjakët​

Epshi i tyre sundohet nga Saturni, prandaj personat pranë tyre mund të jenë në një farë mënyre të papranueshëm nga mjedisi i tyre social, megjithëse nuk luajnë me ndjenjat e tyre.
Jeta e tyre seksuale mund të ketë filluar disi e pakëndshme – dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ata nuk shfaqin pasionin dhe ndjenjat e tyre – ose vonohen për ta bërë këtë.
Shpesh herë llogjika e tyre “bllokon” manifestimin e pasionit.
Do duhet të mësojnë gradualisht se si të fitojnë besimin në vetvete, të lëshojnë instinktet e tyre më të thella dhe dëshirat e pagabueshme, të bëjnë realitet fantazitë e tyre.
Ky pozicion do t’i lejojë ata të ndryshojnë psikologjinë e tyre me kalimin e kohës.
Binjakët kanë nevojë për kontakt emocional dhe mund të reagojnë me shumllojshmëri në shtrat.
I pëlqen eksperimentet dhe seksi me ta është gjithë emocion dhe gjëra të reja.
 
BINJAKËT

Të jesh në shenjën ‘Binjakët’, do të thotë se u reagoni shpejt aksioneve, jeni elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashtershëm i ideve të reja. Nuk lejoni që fjalët e të tjerëve për ju, të kalojnë pa i vërejtur. Mundoheni të bëni çmos që të jeni të kënaqur në jetë. Doni të provoni sa më shumë gjëra që është e mundur. Në çdo moment jeni në kërkim të gjërave të reja që doni t’i bëni. Zakonisht doni të provoni disa gjëra në të njëjtën kohë, ku përfshihen hobit e ndryshme, dashnorët dhe karrierat. Shkrimi letrave, bisedat e gjata telefonike dhe dërgimet e Email-eve, janë mënyrat më të mira dhe më të përdorura kur doni të jeni në kontakte me të tjerët. Zakonisht hasni në probleme sepse reagoni shpejt dhe gjykoni në mënyrë të gabuar. Harroni t’i shihni faktet, para se të reagoni. Mosdurimi juaj ndaj te tjerëve që nuk janë të shpejt sikurse ju, është një mangësi e juaja.

Marrëdhëniet e Binjakëve me shenjat e tjera

Binjakët & Dashi: Ky është një çift i mrekullueshëm, për arsye se të dy palët u kënaqen gjërave të reja dhe komunikimit.

Binjakët & Demi: Të dy janë të varur prej njëri tjetrit, që tregon se ky kombinim mund të jetë i suksesshëm.

Binjakët & Binjakët: Të dy janë të interesuar gati në të gjitha gjërat. Nuk lodhen nga njëri tjetri. Kombinim i mirë.

Binjakët & Gaforrja: Këta të dy mund vetëm të dëshpërohen nga njëri-tjetri. Asgjë më, e mirë dhe e lumtur.

Binjakët & Luani: Ky kombinim është i mirë dhe relaksues për të dy, prandaj kjo është një ide e mirë.

Binjakët & Virgjëresha: Interesat e përbashkëta do t’i bashkojnë, mirëpo Binjakët shumë shpejt do të lodhen nga lidhja me Virgjëreshën.

Binjakët & Peshorja: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përputhen me idetë e njëri tjetrit, gjë që e bën këtë një lidhje te qëndrueshme.

Binjakët & Akrepi: Çift i mirë, mirëpo asnjëra palë nuk mund ta durojë tjetrën.

Binjakët & Shigjetari: Kjo marrëdhënie fillon në mënyrë të zjarrtë, por mbaron në të njëjtën mënyrë.

Binjakët & Bricjapi: Të dy mund të mësojnë shumë gjëra nga njëri tjetri, mirëpo ky kombinim nuk zgjat shumë.

Binjakët & Ujori: Këta të dy përputhen për mrekulli dhe duket se asgjë nuk mund t’i ndajë.

Binjakët & Peshqit: Ndjenjat në fillim mund të jenë shumë të mëdha dhe të zjarrta, mirëpo problemet do të jenë edhe më të mëdha.
 
BINJAKET (21 Maj - 20 Qershor)
Karakteristikat dalluese dhe tiparet zodiakale të femrave dhe meshkujve të kësaj shenje të horoskopit

Gruaja binjake
Ajo është kapriçoze dhe me karakter të paqëndrueshëm dhe kjo jo për shkak të superndjeshmërise dhe prekshmërise së saj (si gaforrja), por për shkak të lëvizmërishë së përhershme të mëndjes së saj. Është e prirur për tu përfshirë në gjithçka, dhe ka aftësinë të kurdiset në shërbim të çastit, sipas situatës dhe personit, vesh maskën e saj shumëformëshe. Vetëquhet e paqëndrueshme dhe i lejon vetes të jetojë në rrymat e jetës çdo kënaqësi të kthesave të saj. Kur është femijë merret shumë me çështjen se ç’do të bëhet kur të rritet. Aspirojnë të bëhen balerina , akrobate, pianiste, atlete, shkrimtare, aktore, prezantuese televizive; çdo gjë që lidhet me ikjen nga realiteti. Fëmijë, jeton me heronjte e saj të përrallave dhe fantazinë e gjallë. Diferencat e gjera në sjellje herë entuziazmojnë , herë merakosin prindërit e saj. Kur rritet në trup dhe heq në një moment telat e dhëmbëve , sheh në pasqyrë se është bërë një vajzë e bukur. Kjo mund tu shkaktojë panik; edhe binjaket rriten!!! Ajo kërkon të mbetet një vajze e freskët, e pafajshme, kureshtare, e papërgjegjshme dhe jopraktike. Binjaket më ekstreme (Merilin Monro) janë manjake ose skizofrene me tendenca vetvrasjeje. Në përgjithësi kanë paqartësi në njohjen e vetes, dhe vetvlerësim të ulët. Paradoksi është se binjaket (si virgjëresha dhe peshorja ) kalojnë shumicën e kohës me analiza mbi jetën. Dhe nëse silogjizmat e saj janë të sakta dhe të vërteta, nuk e ka idenë pse ka kaq paqëndrueshmëri në jetën e saj dhe në lidhjet e saj.Vështirësia në të kuptuarit e asaj që dëshiron vërtetë përbën burimin e pakënaqësisë, por edhe të paqëndrueshmërisë në jetë dhe në dashuri. Ç’mund të presësh nga një femër që nevojit nje kontakt të ngushtë shpirtëror dhe orientohet nga tipat mazokistë. Përshkrimi i binjakes për burrin që preferon është pak e mundur të gjejë një syresh që ti përshtatet: “i qartë, plot ide, me sens të hollë humori, i shumëlexuar, me njohje në art, shkencë, dhe muzikë, të mbështëtet por jo të varet nga unë, ti pëlqejë gratë por të jetë besnik, të dojë sportet, kuajt, makinat, teatrin, baletin, argetimin dhe ….”. Kërkon në jetë më tepër se një burrë dhe 2 apo 8 fëmijë. Është qenie e menduar dhe ka nevojë për shoqërinë. Interesohet për karierën, dhe dëshiron stabilitet dhe plotësimin që mund të sjellë një lidhje e ngushtë dhe e suksesshme. Me familjen dhe fëmijët , ajo ndihet akoma e paplotë dhe e pakënaqur. Ka aftësi dhe vlera të shumta por në një moment humb dhe nuk i shfrytëzon. Programi i ditës por edhe i të nesërmes është i mbingarkuar me veprimtari që pak gjasa ka të plotësohen. E konsideron dialogun përparësinë e saj por rrallë ka kohë për këtë. Dëshiron të jetë në shoqërinë e njerëzve interesantë në biseda dhe i mbledh në dreka miqësore. Ndjek me interes evenimentet shoqërore, artistike, dhe shpirtërore. Nuk do të akuzohet se ka ndonjë gjë që ajo s’e di, kështu di që nga të fshehtat e Egjiptit të lashtë deri te proçedura e prodhimit të rakisë. Ka miq të shumtë dhe lufton me çdo kërcënim vetmie apo mbylljeje. Mban disa (dy si rregull) të dashur njëkohësisht. Rolin e gruas së devotshme e luan fillimisht me entuzizëm por që zbehet. Arrin dhe ka dëshirë të shkëputet shpejt nga martesa. Që të shmangen të gjitha këto nevojitet një burrë me të vërtetë i veçantë. Një lloj tjetër binjakeje përdor energjinë e saj në qëllime krejt të ndryshme. Këto janë të frenuara dhe shumë llogjike. Ky tip është një enciklopedi dhe me njohje të medha politike. Bëhen mesuese matematike dhe fizike, mjeke, llogaritare; gjithçka kërkon angazhim serioz dhe përqëndrim të madh. Ky tip ngjan me ujorin. Binjaket nuk e japin lehtë besimin e tyre. Vështirësohet të japi të gjithë veten e saj te një njeri. Problemi i tyre është se vështirë gjejnë shpirtin e tyre binjak. Disa burra kanë fatin të përshtaten me to dhe të mos analizohen. Këta gjejnë te binjaket një njeri ku hapen dhe shprehin ndjenjat e tyre me logjikë. Të tjerë mbyllen dhe përballen me armët vdekjeprurëse të binjakes: kritikën e hollësisshme dhe sarkazmën. E toleron flirtin dhe tradhtinë një herë (veç rastit kur është gaforre apo akrep). I do fëmijët sapo bëhen të zotë për të dialoguer. I duan fëmijët por nuk do të ishte fundi i botës po të merrnin vesh se nuk mund të kenë. Kujdeset për fëmijët dhe rri me ta, por një ditë do t’ju kërkojë leje për të shkuar në një manifestim për të drejtat e kafshëve. Kur binjakja analizon lidhjen tuaj, sjelljen e miqve apo fëmijëve; e bën këtë ngaqë nuk e kupton veten e saj. Dora juaj duhet të jetë mbështetëse por jo e butë, të jepni ndjesinë e mbështetjes por jo të diktatit, diskutoni me të për tema të ndryshme por mos e lejoni të bëjë gjithë bisedën, sepse nuk do të lëvizë nga e saj.


Burri binjak
do të ikë menjëherë nga ju sapo të nuhasë ndonjë tendencë për tu lidhur seriozisht me të. Sulmi direkt nuk këshillohet me ta . Jo se nuk i pëlqejnë femrat, as se bën mbrapa kur dëshiron ndonjë. Dhe, sigurisht nuk është tip i vetmuar. Thjesht, kur një lidhje rrezikon ti bëhet barrë , shqetësohet së tepërmi. I pëlqen më tepër të bëjë një shoqe të dashur se e kundërta. Gruaja që do ta bëjë të vetin duhet ta ndajë me miqtë e tij të shumtë. Dhe si të mos mjaftonte kjo do të ndani krevatin me dhjetë binjakë ( personalitetet e shumta të tij). Do të bëjë diçka patjetër : të dalë fundjavave ne shokët, kinema, teatër. Të qëndrojë me ju pranë oxhakut është shumë e rrallë, dhe atëherë do të ngrihet të kontrollojë në punon telefoni. Lidhja e ngushtë dhe e mbyllur është pretendim i gabuar, ndërkohë bashkëshoqërimi është rezultativ. Mbylljen e tij ta harroni : është i etur për shoqëri dhe eksperienca të reja. Edhe kur nuk arsim të lartë, është i lexuar dhe i mirëinformuar, gati ti përgjigjet çdo pyetje. Di të gjithë hartën e argëtimeve në qytet, pazareve, okazioneve, rrugëve dhe adresave. Është bujar dhe do t’ju kushtojë kohë dhe kujdes. Është liberal karshi gabimeve të të tjerëve. Nuk pranon insinuata për lidhje apo kushte që kërkojnë ekskluzivitet. Kur të shfreni para tij për një shqetësim apo të qani do të bëjë të pamundurën t’ju qetësojë dhe propozojë një logjikë më pak radikale shpjegimi. E konsideron veten gjithmonë të ri. Nuk e kupton pse të mëdhenjtë (bashkëmoshatarët) argëtohen kaq pak. Nuk jep rëndësi njerëzve me pushtet dhe pozitë dhe nuk honeps burokracinë. Nuk pelqen rrugët e vështira dhe të gjata dhe gjen monopatin që e nxjerr më shkurt. Megjithëse nuk është hileqar, do ta bëjë për të arritur qëllimin me pafajsinë dhe zgjuarsinë e një vogëlushi. Kjo mënyrë sjellje mund ta dëmtojë profesionalisht dhe sidomos në jetën private dhe sentimentale. Do duhej një dashuri e madhe fatlume që binjaku të ndryshojë (e shumta do ndryshojë në pamjen e jashme fizike dhe të sjelljes), çka ndodh rrallë në praktikë. Ai ka shumë lidhje , që të gjitha joserioze. Ai i mendon gratë si libra të bibliotekës të marra sa për ti lexuar. Kur e dashura ndalon para argjendarisë për të parë unaza ai zhduket dhe e le atje. Dhe e quan logjike përderisa e ka deklaruar që në fillim që është antimartesë. Jo vetëm që e shikon martesën si rrezik, por nuk e sheh dot veten të zotë për të bërë rolin e burrit. Në vitet e para binjakët gjenin kënaqësi jashtë martesës sepse flirtet nuk luanin rol në martesë. Meqë sot tradhtia dënohet , binjaku e sheh martesën si kurth. Binjaku nuk shpreh dot dashuri të thellë, por patos të shfrenuar. Këtë e bën për vetëmbrojtje; në fakt është një njeri super i ndjeshëm. Pas një dashurie të madhe binjaku gjen veten dhe ndjenjat e tij të thella dhe nuk rikthehet në të kaluarën e tijtë errët sentimentale. Bëhet shumë mbështetës për partneren, e ngushëllon dhe nuk e mërzit me pyetje por e mbush me dashuri. Nuk trembet më të lidhet. Binjakët nuk janë xhelozë dhe posesivë. Është e vetmja shënjë që mund të pranojë një martesë të hapur dhe të përpiqet që të mbijetojë. Në çastin e tradhtisë binjakut i ndalon era në velat e tij përkohësisht. Por nuk është tip që mban inat. Fëmijët nuk janë shumë të rëndësishëm. Nuk ka instikt babai, dhe preferon të mos ketë të bëjë deri në moshën 6 vjeç. Pas kësaj lidhja e tyre përmirësohet. Trajon mirë fëmijët, me logjikë. Binjaku është numri nje në të gjithë listat e të ftuarve në një party. Flet me çdokënd për çdo temë. Është tërheqës dhe i bën femrat të ndihen mirë deri sat ë mos pëlqejë ndonjërën ; frikësohet dhe mund të ikë. Zemra e tij nuk e duron prekjen. Sekreti për ta mbajtur është të mos e rrethoni me kordona. Ka nevojë të dalë nga shtëpia, pa kufizime në kohë dhe rregulla.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.