Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bota Biologjike

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Informacione per boten biologjike
 
Informacione per Bleten

Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 20.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje. Bletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut, pra në çdo vend ka insekte dhe lule për polenim.

Të dhëna të përgjithshme për bletën:
Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë me numrin më të madh. Mbretëresha apo mëmëza, e cila është vetëm një, dallohet prej bletëve të tjera, sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër. Varësisht nga sezoni ajo pjell deri ne 2000 veze,mirëpo mëmat e seleksionuara e arrijn edhe deri ne 3000 numrin e vezëve. Bleta mbretëreshe ka një instinkt i cili e bën te dalloje larvat qe do bëhen blete punëtore, meshkuj apo mbretëresha. Kur ajo e kupton se është gati te linde një mbretëreshe tjetër e mbyt larvën. Meshkujt mbyten në dimër nga bletët punëtore për arsyen se nuk janë te afta te sigurojnë ushqim. Kjo bën qe ata te hane sasinë e mjaltit qe bëjnë bletët.
Bletët punëtore kanë trup më të vogël me ngjyrë pak a shumë të murrme dhe të mbuluar me push. 1 kg mjaltë qe ato prodhojnë do 200 dite pune duke grumbulluar nektarin e 800 luleve. Ato bëjnë ushqimin e larvave, ajrosjen e zgjoit dhe punë të tjera. Gjatë verës kur bën shumë nxehtë ato rrahin krahët për të mbajtur të freskët folenë. Edhe bleta trupin e ka të ndarë në kokë, kraharor dhe bark. Kur bleta thumbon, thumbi shkëputet nga trupi me gjëndrën e helmit të ngjitur dhe funksionuese. Thumbi i shkëputur lëshon një aromë që njofton dhe bletët e tjera në nxitje për sulm.
Në kokë ka një palë sy të përbërë dhe tre të thjeshtë të vendosur në majë të kokës, duke formuar një trekëndësh. Sytë e përbërë që janë dy,i shërbejnë per veshtrim në distanca të largët,ndërsa sytë e vegjël i shërbejnë vetëm për shikim nga afër.Në kokë po ashtu gjenden një palë antena. Në gojë gjendet gjuhëza me të cilën ajo mbledh nektarin e luleve. Nektari i mbledhur kalon në gushë ku aty e ruajnë deri ta sjellin në fole për përpunim të mëtutjeshëm. Me këtë mjaltë bletët mbushin hojet, por e përdorin edhe si ushqim gjatë dimrit. Dobitë që sjell bleta janë të shumta. Ato njeriut i japin mjaltin që ka vlerë të madhe ushqimore dhe dyllin. Rëndësia e bletëve është edhe në atë se ato duke fluturuar prej një lule në tjetrën, bëjnë pjalmimin e kryqëzuar të luleve, që ka rëndësi shumë të madhe për krijimin e veçorive të reja të bimëve.

Jeta Mesatare
Dieta Kryesore
Madhësia e Kolonisë
Faza Larvore
Numuri i Vezëve
Gjatësia
Pesha
Mbretëresha : 0,23 gPunëtoria : 0,11 gMashkulli : 0,2 g
Mbretëresha : 16-20 mmPunëtoria : 12-15 mmMashkulli : 14-18 mm
Gjatë gjithë jetës së saj, mbretëresha mund të bëjë rreth 1,5 milionë vezë.
Mbretëresha : 16 ditëPunëtoria : 21 ditëMashkulli : 24 ditë
Shkon nga 10000 deri në 70000 bletë
Nektar dhe pjalm që kthehen në mjaltë.
Mbretëresha : deri 7 vitePunëtoria : 5 javë verës;6 muaj dimritMashkulli : 2 muaj
Ushqyerja e bletës:
Ushqimi special i larvës së mëmës ja mundëson jetëgjatësinë e sajë. Bleta ushqehet me nektarin dhe pjalmin e luleve. Deri në tre javë jetë punëtoret nuk dalin në kërkim të ushqimit, por merren me ndërtimin e hojeve, kujdesen për zgjoin dhe e ruajnë atë.
Çdo bletë magaziniere, ato të dedikuara në mbledhje, mbush stomakun me nektar dhe kthehet në zgjua, ku ja kalon bletës ushqyese që e punon me mandibulat, duke e nxjerrë në kontakt me ajrin për ta transformuar në mjaltë. Mjalti dhe pjalmi magazinohen në vrima të dyllta ose u jepet larvave si ushqim.
Larvat e reja janë të ushqyera me një produkt me vitamina që quhet “qumësht blete”, i njohur dhe me emrin papa reale, i prodhuar nga gjëndrat që ndodhen në kokën e bletëve punëtore. Ky lëng, i pasur me proteina, vitamina e sheqer zëvendësohet ditën e tretë nga mjalti dhe pjalmi, të paktën nëse larva nuk është e destinuar të bëhet mbretëreshë.

Sjellja e bletës:
biolog.tech-al.info - grumbull btelesh ne Pinncela Pea Park, Scottsdale
Grumbull btelesh ne Pinncela Pea Park, Scottsdale
Punëtoret nuk kërkojnë ushqimin pa kriter, ato gjejnë burimet e nektarit duke punuar në skuadra të organizuara. Bletët magazinuese shkëmbejnë midis tyre informacionet duke përdorur një komunikim kompleks, i bazuar në vallëzime të kryera në zgjua. Variacionet mbi modelin e vallëzimit mund të komunikojë distancën, drejtimin dhe kualitetin e burimit të nektarit që ato kanë gjetur. Kur bletët emigrojnë për të krijuar një koloni të re, rojet komunikojnë informacionet mbi burimet në të njëjtën mënyrë ; intensiteti i vallëzimit tregon atëherë kualitet e vendit të ri.

Shtimi i bletës:
Vetëm mbretëresha bën të mundur shtimin e bletëve. Ajo depoziton mbi 2000 vezë në ditë, në hoje të bëra nga dylli i punëtoreve. Mbretëresha prodhon dhe një lëng të fuqishëm ose siç quhet papa reale, që vazhdimisht u kalon punëtoreve dhe kështu edhe të tjerave në zgjua. Kur numri i bletëve arrin një numër kritik, papa reale hollohet në mënyre që të provokojë ndryshim në sjelljen e kolonisë. Punëtoret nisin të krijojnë vrima të gjëra për meshkujt, dhe më të mëdha për mbretëreshat e reja.
Mbretëresha e parë që del kërkon mbretëreshat e tjera dhe i thumbon duke i vrarë në vrimat e tyre. Kjo lë zgjoin për tu çiftëzuar me meshkujt e sapo dalë, duke mbajtur në trup sa më shumë spermë për të fekonduar në kohe miliona vezë. Mbretëresha e re zëvendësohet nga ajo e vjetra në rolin e depozitueses së vezëve dhe kjo e fundit e lë zgjoin në kërkim të një vendi të ri për të bërë folenë, duke marr me vete shumë punëtore. Një bletë ka zhvillim me ndryshime. Në fillim është vezë, pastaj larvë më pas pupë(aty ndodhin ndryshime të mëdha)e më pas bëhet bletë.ky quhet zhvillim me ndryshime. Kur të vegjlit nuk ngjasojnë me prindërit kur lindin.

Organizimi i bletëve :
Mbrojtja dhe sulmi:
Bleta kur do të mbrohet përdor thumbin që e ka poshtë nga organet e jashtëqitjes. Thumbi lëshon një ere që edhe bletët e tjera të nisën për sulm. Një bletë mund të thumboj vetëm një herë dhe pastaj vdes. Bleta mbretëreshe apo mëmëza ka thumb por nuk e përdor. Mbretëresha e përdor thumbin vetëm në rast humbje jetë. Ajo pasi e përdor qëndron një dit dhe vdes.Nuk mund te ec me lart se 5 metra.



Polenizimi i Bletëve:
Polenizim quajmë bartjen e kokrrave te polenit nga anëtarët e thekëve në kresën e pistilit. Zakonisht dallohen dy tipe te polenizimit :
  1. vetëpolenizimi,
  2. polenizimi i kryqëzuar.

Prodhimi i mjaltit:
biolog.tech-al.info - Huall mjalti me blete
Huall mjalti me blete
Bletët e bëjnë mjaltin nga nektari i bimëve. Ato ushqehen me të. Mëpas nektarin e vendosin nëpër hoje dhe mandej e perpunojnë duke i shtuar edhe materie tjera deri sa te bëhet mjaltë. Një bletë në një vit mjaltë prodhon sa 1/12 e një luge çaji. Imagjinoni sa bletë duhen për të prodhuar mjaltë sa për të gjithë njerëzit. Kështu… Ruajini bletët nëse iu pëlqen mjalti.

Rreziku ndajë bletëve:
Për mjaltin, dyllin dhe aftësitë pjalmuese, bleta është me kohë aleate e njeriut, por kjo gjë mund të prishet nga pakujdesia e njeriut. Për shembull, në Australi dhe në Zelandën e Re harabelat e futur aty gjuajnë bletët. Por dhe bletët gjithashtu, mund të jenë një rrezik për njeriun. Ekziston një race afrikane që mund të sulmojë pa arsye. Dhe që kanë bërë të mundur formimin e “bletëve vrasëse” kanë qenë disa hibride të racës shtëpiake.

Lloje të afërta të bletëve:

Ekzistojnë të paktën 25000 lloje të njohura bletësh, shtatë të këtyre të llojit Apis. Përveç asaj perëndimore, A. mellifera, mjaft lloje janë nga lindja, përfshire dhe bletën gjigante lindore, A. dorsata, që realizon një zgjo të vetëm duke e ngjitur mbas një pemë o në sipërfaqe të ndonjë shkëmbi. A. mellifera në botë merr shumë forma të ndryshme. Më e përhapura është bleta italiane, që ka si karakteristikë rripa të verdhë në krahun e gjoksit. Lutemi shumë dhe ju themi se fotot që keni publikuar në nëntitullin “Ruajtja” nuk kanë lidhje me bletën punëtore ose Apis Melifera, por me grerëzat që nuk prodhojnë mjaltë dhe që nuk klasifikohen në të ashtuquajturat “Beehoney” ose thëne ndryshe si në shqip s’ka lidhje.

34908
 
Organizimi i bletëve :
Mbrojtja dhe sulmi:
Bleta kur do të mbrohet përdor thumbin që e ka poshtë nga organet e jashtëqitjes. Thumbi lëshon një ere që edhe bletët e tjera të nisën për sulm. Një bletë mund të thumboj vetëm një herë dhe pastaj vdes. Bleta mbretëreshe apo mëmëza ka thumb por nuk e përdor. Mbretëresha e përdor thumbin vetëm në rast humbje jetë. Ajo pasi e përdor qëndron një dit dhe vdes.Nuk mund te ec me lart se 5 metra.


-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Wow ... shume interesante , sikur i ngjaj shume k'saj Bletes Mbretereshe. : )
 
artikull i bukur por perse nuk referoni edhe burimin e artikullit? Nuk humbisni gje.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.