Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bota e femrave

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,194
10 keshilla per cdo lloj floku:

1. Flokët e larë rregullisht 2-3 herë në javë, janë më të shëndetshëm. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja më shumë seç mund të mendoni.

2. Në qoftë se flokët i lani pothuajse çdo ditë, përmbajuni këshillës së ekspertëve, të cilët thonë se shampon duhet të hidhni në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formoni shkumën me ujë të vakët në qoftë se keni flokë normalë apo të yndyrshëm, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i keni të thata. Shampon lëreni të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët i krihni me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t’i keni bërë këto veprime, lajini flokët.

3. Harrojeni shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndiheni më komodë, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështillni vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merrni edhe një peshqir të tharë dhe fërkojini me të butë flokët.

4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse të ftohtë është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë dëmtime.

5. Vetëm pas tharjes mund të bëni krehjen e flokëve.

6. Kundër ndarjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është rigjeneruesi shtëpiak nga e verdha e vezës dhe vaji i recinës. Që të bëni rigjeneruesin nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i recinës. Vajin ngroheni pak dhe përziejeni pikë për pikë me vezën derisa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i lani, por me rigjenerues fërkoni majat e flokëve dhe mbështillini në një letër alumini. Më pas në kokë vini një kapele plastike dhe mbajeni maskën sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët lajini mirë.

7. Në qoftë se flokët i keni të ndara në mes, kini kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizni për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.

8. Në qoftë se flokët ju “shprishen”, mos provoni t’i rregulloni duke i krehur nga rrënja, por nga majat, sepse në këtë mënyrë dëmtohen më pak.

9. Në qoftë se shfrytëzoni llakun për flokë, para se të shkoni për të fjetur gjithmonë duhet ta eliminoni nga flokët, duke i krehur mirë.

10. Në qoftë se dëshironi që krehja të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos hidhni llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkatni flokët.
 
dandruff.jpg

3 trajtime natyrale “falas” që eleminojnë zbokthin e flokëve

Kur bëhet fjalë për flokët, gjëja e parë që ju vjen në mendje është lyerja dhe stilimi i tyre. Por, nëse këtë gjë mund ta zgjidhni me një vizitë shpejtë tek parukierja, problemet e tjera si rënia, hollimi i flokëve, majat dyshe dhe zbokthi kërkojnë kohën e tyre për t’u trajtuar.

Në artikullin e sotëm Living ju propozon tri metoda efektive dhe aspak të shtrenjta për eleminin e zbokthit në kushte shtëpie. Para së gjtihash duhet të dini që zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm,një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale.

Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve. Nëse jeni lodhur nga shmapo antizbokth, provoni menjëherë tre trajtimet e mëposhtme:

1.Vaji i ullirit: Vaji i ullirit është një ndër produktet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin tuaj ushqimor, por edhe në përkujdesjen e fytyrës dhe flokëve. Ai është i pasur me acide yndyrore Omega-3, të cilët e shndërrojnë në një ndër mjetet më efektive për eleminimin e zbokthit. Pasi të keni larë kokën, merrni pak vaj ullirir dhe masazhoni skalpin me lëvizje rrethore. Mbështillni flokët për 30 minuta dhe rilani flokët si zakonisht. Ky trajtim duhet përdorur derisa të vini re rezultatet e para.

2.Soda e bukës: Nuk mund të mos mungonte soda e bukës, përbërësi shumëpërdorimësh që u jep zgjidhje disa prej shqetësimeve kryesore shëndetësore e estetike. Në një enë shtoni në përmasa të barabarta sodë buke dhe vaj ulliri, nga një lugë gjelle përkatësisht, më pas përziejini. Aplikoni masën e mësipërme mbi scalp dhe lëreni të veprojë për 15-30 minuta. Lani kokën si zakonisht dhe do të habiteni nga rezultati.

3.Lëngu i limonit: Sapo kemi hyrë në stinën e limonëve, prandaj përveç se t’i hani duhet edhe t’i përdorni në trajtimin e flokëve. Për këtë recetë ju nevojitet një limon i shtrydhur dhe dy lugë çaji me mjaltë organik. Pasi t’i përzier bashkë të dy përbërësit aplikojini mbi flokë të lagur dhe mbajini për 1-2 orë. Limoni jo vetëm që do të neutralizojë pH-in e skalpit, por edhe ushqen rrënjët dhe neutralizon sasinë e yndyrës (sabumit) natyrale të folikulave.
 
Mund tpostoni vetem floke ketu, eshte bota juaj, urdheroni xD
 
Te kjo teme jam i sigurte qe vetem ankesa dhe akuza do degjoj . Po iki me mire , ti fus ndonji birre e te shoh ndonji ndeshje ?
 
Bota e femrave eshte unike.
Askush nuk mund te depertoj 100% brenda dhe te kuptoj lulet magjike apo gjembaçet qe fshehen ne kopshtin e saj,bota e femres mbart ne brendesin e saj mistere ndjenjash te cilat as ajo vet nuk mund ti shpjegoj me fjale duke zgjedhur heshtjen per ata qe nuk din dhe nuk duan te eksplorojn Edenin e saj duke qendruar ne siperfaqen e lyer me pigmentet e lehta me forcen qe e karakterizon,bota e femres ka forcen e mijera roleve pozitivo-negativ te cilat shfaqen nga krijimi i rrethit te saj,po ashtu bota e femres mbart llaven e vullkanit qe pervelon gjithcka qe zgjon zemerimin e saj.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.