Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bota

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Bota (greq. κόσμος - Kosmos, lat. mundus) është një emërtim që lidhet me historinë dhe rrok në përkufizimin e gjerë gjithçka që njohim. Bota përmendet kryesisht për planetin Tokë. Në kundërshtim me emërtimin e saktë përkufizues të Tokës (greq. Γη - Gí ose Γαία - Gea), që përmbledh botën dhe tërësinë e asaj që është e kapshme nga shqisat. Fjala botë përdoret në gjuhën ndërkombëtare si një ndërthurje e çështjeve thelbësore të shoqërisë botërore apo bashkësisë botërore.

Bota ku jeton njeriu, pra toka merret të jet rrreth 4.55 miliard vite e vjetër. Njeriu si krijesë ose si element evolutiv (dy mënyrat si vet njerëzit e shohin njeriun) ka qasje të ndryshme mbi historinë e hershme të botës, për vetë fillimin e ekzistimit të sajë.

  1. Qasja e krijimit është qasja më e përhapur ndër njerëzit, kjo qasje vie si rrjedhim i asajë se njerëzit besojnë në krijuesin e sajë dhe të të gjith njerëzve Zotin. Kjo qasje në thelb nuk ka diskutime por merret si komplete duke pranuar se Zoti ka krijuar botën sipas vullnetit të tijë.
  2. Qasja evolutive bazohet mbi proçesin e ndryshimit dhe përshtatjes kështu që përfaqësuesit e kësaj qasje sqaroj paraqitjen e botës përmes një proçesi të emruar "Big Beng" pas të cilit eksplodim në univers vie deri tek krijimi i botes, pasurive të saja të brendshme dhe të jashtme dhe më pas tek krijimi i gjallesave dhe bimëve.
Më pas pas krijimit të botës zhvillimi i cështjeve në të dhe zhvillimi i njeriut paramendohet të ket kaluar në këto kohëra:

  • Paleoliti
  • Neoliti
  • Epoka e bronzit
  • Epoka e hekurit
  • Antika
Toka në përgjithësi ka një hapësirë gjeografike prej 510.072 milion sq km nga të cilat një hapësirë prej 148.94 milion sq km e ka tokë (dhe, rërë) ndërsa 361.132 milion sq km ujë me një vi bregdetare 356,000 km, pra 70.8% e botës është ujë kurse 29.2% është tokë.

Relievi i tokës nuk është i rrafshtë por varion strukturalisht nga hapësirat tokësore dhe ujore kështu që kemi pikën më të lartë të tokës që është Mont Everes më 8.850 m lartësi mbidetare dhe pikën më të ultë që është Deti i Vdekut me -411m nga lartësia mbidetare, kurse thellësia më e madhe oqeanike është Mariana Trench me thellësi -10.924 nga lartësia mbidetare që gjendet në Oqeanin Pacifik.

Nga e gjithë hapësira tokësore tokë e shfrytëzuar për prodhim është rreth 10.73% nga e gjithë hapëisira tokësore e Tokës (duke mos përfshirë hapësirën ujore në llogaritje).

Toka është e përshkruar nga dy hapësira të mëdha polare që përshkuhen nga dy zona klimatike nga shiriti i gjërë ekuadtorial i klimës tropikale gjer tek klima subtropikale.

E gjith bota është e përbërë nga 194 shtete sovrane, 61 vende të varura dhe 6 teritore të pushtuara.

E tërë politika dotërore është e organizuar në tre blloqe: blloku politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, blloku politik i Bashkimi Evropian dhe blloku politik i Lindjes.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.