Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Bulizmi në shkollë.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Rastet e dhunës në institucionet arsimore dhe edukative janë kthyer në një shqetësim të madh. Për këtë nevojitet parandalimi i menjëhershëm nëpërmjet masave të ndryshme si nga drejtuesit, edhe nga prindërit

Bulizmi në shkollë është në rritje të vazhdueshme. Ky shqetësim po prek si të rinjtë adoleshentë, edhe të vegjlit në shkollat fillore. Por, përpara se të kalojmë te një sondazh i cili është kryer kohët e fundit, le të ndalemi te domethënia e këtij termi.

Ai përfshin sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur dëshirave të atyre që krijojnë sjelljen buliste.

Për këtë fenomen janë kryer studime të ndryshme, por më së fundi në sajtet e huaja ka spikatur një sondazh nga “Telefono Azzurro”. Të dhënat kanë qenë domethënëse: 15% e të intervistuarve, nga mosha 12 deri në 18 vjeç, kanë deklaruar se kanë qenë viktimë e bulizmit në shkollë.

Duke shkuar më në brendësi të të dhënave të sondazhit, rezulton se episodet e bulizmit më të zakonshme janë shprehjet ofenduese dhe tallja, si në ambientet e shkollës, edhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nuk janë të paktë dëshmitarët e drejtpërdrejtë të episodeve të bulizmit në shkollë që në gjysmën e rasteve, nuk kanë pasur kurajën të ndërhyjnë për të mbrojtur viktimën fatkeqe të momentit.

Por gjithsesi kundër bulizmit në shkollë, mund të bëhet shumë: “topi” në këtë pikë u kalon si prindërve, edhe mësuesve, pse jo edhe sistemit arsimor në tërësi.

Kambanat e alarmit

bulizmi1Një nga problemet më të vështira për t’u zgjidhur, për sa i përket bulizmit në shkollë, qëndron pikërisht tek evidentimi i sinjaleve të tij. Nuk është e rrallë që vetë prindërit nuk e kuptojnë situatën ose bëjnë sikur, duke ia lënë atë fazës tipike të adoleshencës. Por ekzistojnë disa sinjale treguese për ndonjë situatë të vështirë që po kalon fëmija juaj: gërvishtjet dhe lëndimet pa asnjë shpjegim, izolimi në vetvete ndaj shokëve dhe shoqeve të klasës, dhembjet fizike (dhembje barku) ose probleme emocionale të cilat rriten sidomos në mëngjes përpara se të shkojnë në shkollë.

Parandalimi, komunikimi mes prindërve dhe mësuesve

Si mund të luftohet bulizmi në shkollë? Përmes punës dhe bashkëpunimit ndërmjet prindërve dhe mësuesve. Në fakt është e rëndësishme që parandalimi i bulizmit të jetë fryt i aktivizimit të njëkohshëm të të dyja këtyre palëve. Kjo do të thotë se, nëse prindërit kanë një dyshim bulizmi mbi fëmijën e tyre, këtë duhet t’ua thonë menjëherë mësuesve. Dhe anasjelltas, nëse mësuesit vërejnë raste dhune fizike dhe psikologjike ndërmjet nxënësve të tyre, atëherë duhet të bëjnë menjëherë mbledhje me prindërit.

Kujdes me rrjetet sociale pas shkolle

bulizmi2Një nga mënyrat më të këqija dhe më të përhapura, nëpërmjet së cilës zhvillohet bulizmi në shkollë, është përdorimi i rrjeteve sociale apo i chat-it për të ofenduar viktimat e bulizmit. Në këtë kuptim, gjendja bëhet më e rëndë, sepse bëhet fjalë për një rast nga i cili ata kanë tendencë të fshihen nga kontrolli i prindërve.

Ndaj, për t’i kthjelluar fëmijët tuaj, është i rëndësishëm një minimum kontrolli edhe në momentin kur ata përdorin rrjetet sociale; mjafton të mos viheni shumë re, pa bërë shumë zhurmë. Gjeni një mënyrë për t’u bërë shokë ose shoqe me fëmijën tuaj për të kuptuar marrëdhëniet e tij/saj në shkollë. Kështu do të vendosni balanca mes lirisë dhe kontrollit ndaj fëmijës suaj.

Prindërit si ndikues të bulizmit

Është shumë i vështirë edhe zbulimi i atyre prindërve, të cilët ndikojnë për keq te fëmijët e tyre me situata buliste. Në këtë rast u takon mësuesve që të zhvillojnë mbledhje të herëpashershme me prindërit për të kuptuar natyrën e tyre apo sjelljen që kanë më fëmijët. Gjithashtu, është e rëndësishme të ndërhyni dalëngadalë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.