Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

BUNDESLIGA

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,196
Mavraj “gradohet” kapiten te Hamburgu
Përveçse një prej lojtarëve më të rëndësishëm, Mërgim Mavraj do të jetë edhe një prej liderëve të Hamburgut për sezonin e ri. Skuadra e Bundesligës mbylli fazën përgatitore në Austri, me ndeshjen miqësore të luajtur përballë turqve të Antalyaspor.

Ajo që spikati në startin e testit, ishte fakti që mbrojtësi kuqezi mbante shiritin e kapitenit, ndërsa përballë tij kishte as më shumë e as më pak, por Samuel Eto’o.

Kjo ishte hera e parë që Mavraj mbante shiritin e kapitenit te Hamburgu, ndërsa në fund skuadra gjermane u mposht me rezultatin 2-0. Antalyaspor shënoi në minutën e 39-të me Maicon.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti vetëm në 45 minutat e para të miqësores, me trajnerin Markus Gisdol që i dha mundësi të gjithë futbollistëve të aktivizoheshin.

E ndërsa Hamburgu shfaqi probleme në fazën sulmuese, duke mos arritur të finalizonte mundësitë e krijuara, në të 61-tën rivalët nga Superliga turke dyfishuan rezultatin me kamerunasin Eto’o, i cili shënoi me 11-metërsh.
 
View attachment 113
Dortmundi pezullon Dembele, Aubameyang thërret Milanin
Nuk zhbllokohet situata e Dembele që kërkon largimin nga Dortmundi për të shkuar te Barcelona me futbollistin që nuk u paraqit në stërvitje me verdhezinjtë e madje refuzoi të takohej me përfaqësues të klubit gjerman. Edhe përgjigja e Dortmundit nuk ka vonuar, sic kishte paralajmëruar trajneri Bosz klubi verdhezi komunikoi se futbollisti që i pëlqen shumë Barcelonës do të mbetet i pezulluar, me drejtorin sportiv Zorc që i bëri gjërat të qarta duke u shprehur, –

“Fokusi ynë është drejtuar te një përgatitje e përqëndruar për debutimin në kampionat. Dembele do të ketë mundësinë për tu stërvitur ashtu sic duhet jashtë skuadrës”. Në këtë mënyrë loja e forcës vazhdon me Dembele që mbetet jashtë grupit në stërvitje. Francezi që të premten nuk u paraqit në stervitjen e skuadrës pa paralëjmëruar duke mos ju përgjigjur thirrjeve të klubit, u gjobit me 15 mijë euro dhe humbi ndeshjen me Rielasingen-Arlen, skuadër e kategorisë së 6 e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. Me palët që kanë prishur përfundimisht raportin mbetet e hapur shitja e tij te Barcelona që është ende në kërkim të zëvendësuesit të Neymar. Katalanasit kanë ngritur ofertën në 120 milionë euro, por Dortmundi kërkon 150 milionë. Por Dembele nuk është i vetmi që kërkon ti japë lamtumirën verdhezinjve pasi edhe Pierre Emerick Aubameyang lëshoi sinjale të qarta largimi duke i shkëlur syrin Milanit e madje duke nxitur drejtuesit e merkatos kuqezi të veprojnë. Pasi shënoi 3 golësh në Kupën e Gjermanisë sulmuesi nga Gaboni bëri të ditur dëshiron për tu rikthyer te Milani. Në një komunikim të drejtëpërdrejtë me ndjekësit në instagram, Aubameyang ju përgjigj në këtë mënyrë tifozëve kuqezinj, “Unë dua të kthehem por drejtuesit e tyre po flenë gjumë, cfarë mund të bëj. ? Pastaj për ata që e pyesnin për numrin 7 që është lënë i lirë te Milani, Aubamyeang ju përgjigj duke imituar spikerin e San Siros. Një tjetër mesazh i qartë për Milanin.
 
auto_Untitled-181506604696.jpg

Gazetarët e pyesin për largimin, Ancelotti e konfirmon me kokë ulur
15:13, 28/09/2017

Do të jetë bordi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut që do të marrë vendim nëse Carlo Ancelotti do të drejtojë ose jo skuadrën bavareze.

Ekipi mbërrin ne Mynih, gazetaret sulen drejt Ancelotti. Pyetja e parë është a do vazhdoni të qëndroni në drejtim? Trajneri nuk komunikon me askënd, por largohet kokulur në heshtje, shkruan SYRI.net.

Pasditen e sotme pritet të merret një vendim zyrtar për Ancelottin që me heshtjen e tij duket sikur e konfirmon largimin nga Gjermania.

Ende nuk ka asnjë vendim zyrtar, pasi trishtimi i Ancelottit mund të ketë ardhur si pasojë e humbjes ndaj PSG-së.
 
Sapo u shkarkua. Sa keq me vjen.
 
Mendoj se i ka ardhur koha të shkojë te Milani, gjermanët kanë tjetër filozofi loje gjë që edhe vet Guardiola u largua në këtë mënyrë.
 
Kishte kohe qe ishte fol per largimin e Ancelotti sidomos mbas perplasjeve te fundit qe kishte me Muller duke e lene shpesh jashte.Gjithsesi mendoj Bayern me shume problemin e ka tek vetja sesa tek tranieri,ne sulm lujn akoma me Robben e Ribery qe thuajse jan drejt fundit e qe vecse demtohen.
 
Flitet te marin klopp te bayerni...gjithsesi nuk ka ndryshuar asnjhere ky bayern...gjithmone me dyshen robben-ribery...te cilet kane pasur konflikte here pas here me ancelottin. Nuk eshte se jam tifoze bavareze ....por ancelotti ish mire aty.
 
Ancelottin e moren per champions dhe vjet u eleminua me hile nga reali,ket vit e hoqen me shkakun e champions por besoj arsyeja kryesore eshte problemet brenda grupit
 
Pooo gjithmone ne dhomat e zhveshjes i kane.
 
Gjera qe ndodhin ti qeke merzit shume po mos e vrit mendjen kaq se nuk ngel pa buke Ancelotti :p
 
Bajerni merr kryesimin, mposht Leipzigun
20:28, 28/10/2017
Bajerni ka fituar në shtëpi ndaj Leipzigun në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Të besuarit e Jupp Heynckes triumfuan 2-0 dhe në këtë mënyrë morën kryesimin duke përfituar edhe nga humbja e Dortmundit 4-2 përballë Hannoveri.

James Rodriguez 19’ dhe Robert Leëandoëski në minutën e 38’, shënuan për vendasit, ky i fundit u largua nga loja menjëherë pas golit për shkak të disa shqetësimeve muskulore.

Pas kësaj fitoreje, Bajerni merr kryesimin me 23 pikë të grumbulluara, 3 më shumë se Dortmundi.
 
Montella 1 turp i futbollit italian :( Sa keq per milanin qe ka arrit ne ket grade !!!! Te luash me Borinin ne loje je se me qene me 1 lojtar mangut !!!!
 
Montella 1 turp i futbollit italian :( Sa keq per milanin qe ka arrit ne ket grade !!!! Te luash me Borinin ne loje je se me qene me 1 lojtar mangut !!!!

Borini eshte lojtari qe jep shpirtin ne cdo ndeshje, humbja vjen si pasoje e mos organizimit te grupit.
Montela eshte gabimi aty askush tjeter.
 
Keni ngaterru bundesligen me serine a
Poshte milanii
Viva inter☺
 
Shpresoj qe sivjet BundesLiga mos te fitohet nga te zakonshmit e BayernMunchen. Eshte ber shume monoton..
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.