Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Burri vret me pushkë ish të dashurën 30-vjeçare, më pas kryen vetëvrasje. Detajet nga ngjarja e rëndë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Burri vret me pushkë ish të dashurën 30-vjeçare, më pas kryen vetëvrasje. Detajet nga ngjarja e rëndë​



vrasje.jpg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Rodinit, në ishullin Rodos. Një 40-vjeçar ka vrarë me pushkë ish të dashurën 31-vjeçare. Vajza mori dy plumba, ndërsa po dilte nga makina, në afërsi të shtëpisë së saj dhe disa orë më vonë autori i ngjarjes u gjet i pajetë në shtëpinë e tij, pak metra larg vendit të krimit.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas dëshmive, autori në momentin që kreu vrasjen dyshohet se është arratisur me një makinë, e cila ishte marrë me qira dhe që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.
Raportohet se ai la një shënim në të cilin shkruante se nuk mund të jetonte pa vajzën që vrau. Viktima ishte një mësuese dhe dyshohet se kishte qenë e lidhur me autorin, por ishte ndarë disa muaj më parë.

Autorët dyshohet se fshiheshin në makinën e tyre të parkuar disa metra larg dhe sapo e panë viktimën kaluan pranë saj dhe autori e qëlloi me armën e gjahut.

Vrasja brutale ndodhi para syve të qytetarëve, të cilët u shokuan, por disa arritën që të regjistronin targën e makinës. Policia e Rodos mbërriti në vendin e krimit, ku u gjetën dy gëzhoja nga arma e gjahut dhe tashmë kanë filluar të marrin dëshmi nga dëshmitarët okularë. Trupi i 30-vjeçares u transportua në spitalin e Rodosit, ku do të kryhet autopsia.

“Është e tmerrshme gjithçka ndodhi. Lagja është në rrugë. Policia erdhi. Unë nuk e di çfarë të them. Isha në kuzhinën e shtëpisë sime dhe po pushoja kur dëgjova fqinjin tim duke ulëritur dhe bërtitur për të thirrur policinë. Të gjithë dolëm në rrugë dhe pamë ngjarjen. Mësova se vajza jetonte aty pranë, por nuk e njihja. Shumë keq që një vajzë 30-vjeçare të largohet nga jeta kështu. Unë kam jetuar këtu për tridhjetë vjet dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur ndonjëherë”, tha duke folur për protothema.gr një banore e lagjes.


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.