Ç´DO TË THOTË TË JESH I VARFËR?

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Kontributor
Mesazhe
14,329
Location
Space
Një baba, me një gjendje ekonomike të mirë, donte t´i mësonte të birit se ç´do të thoshte të ishe i varfër. Për këtë e çoi të rrinte disa ditë në një familje fshatare, e cila jetonte larg qytetit, në një shpat mali, e përkushtuar në punët dhe hallet e veta.
Pasi kaloi disa ditë dhe nete në atë banesë te thjeshtë fshati, i ati shkoi dhe e mori. Rrugës, në veturë, i ati e pyeti se si kishte kaluar.
- Mirë, - u përgjigj i biri, pa ia ndarë vështrimin natyrës përreth.
- E çfarë mësove? – ngulmoi i ati.
Dhe i biri i tregoi:
1. Se ne kemi një qen ndërsa ata kishin katër.
2. Se ne kemi një pishine me ujë që rri në vend, kurse ata kishin një lumë me ujë të kristaltë që rridhte vazhdimisht, plot me peshq dhe kushedi sa gjëra të tjera të bukura.
3. Se ne blejmë fener, kushedi nga, për të ndriçuar kopshtin tonë, ndërsa gjithë vendin e tyre e ndriçonin yjet dhe hëna e bukur.
4. Se oborri ynë arrin deri te gardhi, ndërsa i atyre deri tek horizonti.
5. Se ne e blejmë ushqimin tonë, ndërsa ata e prodhonin vete, ne e marrim në dyqan pjeshkën ata e marrin të freskët, drejt e nga dega e pemës.
6. Ne dëgjojmë CD, ata dëgjonin simfoninë e përjetshme të bilbilave, turtujve, fugave, bretkosave, gjinkallave e kushedi sa kafshëzave të tjera. Po ashtu edhe ligjërimi melodioz i lumit dhe kënga kumbuese e një fqinji që punonte matanë tij.
7. Ne gatuajmë në sobë elektrike, ndërsa ata në zjarrin me dru që e bënte aq të shijshëm ushqimin.
8. Ne jetojmë të mbrojtur nga një mur rrethues dhe nga një instalim alarmi, ata jetonin me dyer të hapur, të mbrojtur nga miqësia dhe ndershmëria e fqinjve të tyre.
9. Ne e njohim botën me anë të celularëve, kompjuterëve dhe televizorëve, ndërsa ata janë të lidhur drejtpërdrejt me botën dhe jetën: me qiellin, me diellin, me ujin, me malin, me blerimin, me kafshët, me të prodhimet e tyre, me njerëzit e tyre.
Ndërkohë që babai mbeti i shtangur nga thellësia e gjykimit të të birit, ky i fundit e mbylli duke thënë:
- Faleminderit, baba, që më bëre të kuptoj se sa të varfër qenkemi. Ne çdo ditë po bëhemi më të varfër në shpirt dhe në vlerësimin e veprave të mëdha që ka krijuar Zoti apo nëna natyrë. Ne na ka pushtuar lakmia per te pasur, per te pasur e per te pasur, dhe nuk shqetësohemi fare PËR TË QENË.
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Opium

Memento vivere
ANETAR ✓
Mesazhe
2,524
CA stani ishin kto, anej nga Korabi , ne bjeshke ?
 

Free`dahhh

Anteee Geiaaaa ✋🏼
PRINCESS
Mesazhe
3,700
Te gjith njerezit e pasur jane te varfer ne shpirt. Sepse e kane mendjen vetem leke dhe jo te dashuria per familjen. 😔. E kam me te pare e me te jetuar 🙃🙃
 

Passion

Super Moderator
Staff member
SUPER MODERATOR
Mesazhe
7,367
Te gjith njerezit e pasur jane te varfer ne shpirt. Sepse e kane mendjen vetem leke dhe jo te dashuria per familjen. 😔. E kam me te pare e me te jetuar 🙃🙃
Paragjykim
e.madje i varfer. :)

Ka nga ata qe e kane shpirtin sa nje mal. :)

Fatmiresisht Shqiperia(ose shqiptaret) jane njerez humane. :)
 

Free`dahhh

Anteee Geiaaaa ✋🏼
PRINCESS
Mesazhe
3,700
Paragjykim
e.madje i varfer. :)

Ka nga ata qe e kane shpirtin sa nje mal. :)

Fatmiresisht Shqiperia(ose shqiptaret) jane njerez humane. :)
Te varferit po . Jane njerezit me te dashur dhe kane respekt. Te pasurit jane njerez te ftohte.
 

Claa

Anëtare forumi
PRINCESS
Mesazhe
1,622
Mosha
27
Te jesh i varfer do thot te mos kesh para qe nuk i ha as qeni por do thot qetsi ne shpirt e zemer! Dhe njerz tmire qe vlersojn edhe gjene me tvogel qe mund te ju dhurosh!
 

miku

Chatoshqip.com
ANETAR ✓
Mesazhe
206
Mosha
37
Location
Albania
Secili prej nesh e sheh boten dhe jeten me syte e tij. Te gjithe njerzit te varfer jane!
Ste besohet? Ok pyet dike qe mendon se eshte i pasur se cfare do deshironte te kishte, jam I sigurt se gjithcka te ndryshme do e kerkonte. Ne te kundert do te thonte, nuk me mungon asgje, nuk dua asgje.
Nuk eshte dicka e keqe te kerkosh te behesh apo te jesh i pasur, rendesi ka te ndihesh i ngopur nga pasuria qe ke krijuar!
 

Artin

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
1,145
Për tregimin... jeta në fshat ka plot gjëra të mira dhe je i lidhur me natyrën, por njohuri për botën nuk ka.
Pa telefon dhe internet, nuk ka njohuri.

Pa energji elektrike, rrugë, makina, shkolla, spitale, dyqane, posta etj.... nuk ka qyteterim, je thjesht njeri qe jeton ne gjendje te eger.

Për mua varfëria dhe pasuria nuk qëndrojnë tek paraja, por tek niveli i ndergjegjes dhe ndershmerise.
Ndërgjegjja dhe ndershmeria jane ato qe e dallojne njeriun nga kafsha.
 
Top