Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ca shpjegime per termetet

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412






Në rast të tërmeteve gjërat që ndodhin në toka kontinentale.
Telefonia mobile ka telashe sepse çekuilibrohen qendrat transmetuese – BTS dalin jashtë funksionit varësisht prej intensitetit sidomos kur bëhet komunikimi me anë të mikrovalëve.

Por, tani që ka valë pa tela të internetit, por kur tërmeti është mbi 7 shkallë Rihter atëherë gjithashtu edhe interneti kabllor mund të dështojë përpos kush ka internet satelitor.

Nga ana tjetër tërmetet mbi 6 shkallë Rihter edhe furnizimi me ujë për tu pirë duhet të vlohet uji e pastaj të pihet. Gjithashtu edhe furnizimi me rrymë si dhe gas natyror mund të shpërthejnë dhe të shkaktojnë dëme serioze.

Varësisht nga thellësia e tërmetit atëherë shkalla e përhapjes së dridhjes ndihet sa më larg pasi që toka është sferike nga epiqendra e tërmetit e përpjetë kah sipërfaqja e tokës horizontalisht sikurse një tangjentë. Dridhja në epiqendër mund të jetë vertikale ndërsa sa më larg epiqendrës tërmeti është horizontal.

Shtëpitë dhe ndërtesa banimi nëse nuk i kanë zbatuar kodet e ndërtimit atëherë janë të prirura të dëmtohen në rast të tërmetit e shkalla e dëmtimeve mund të vërehet në bazë të intensitetit të tërmetit dhe sa afër epiqendrës janë atë ndërtesa.

Tërmetet sipas shkallës së tërmetit si dhe pasojat e tyre:

  • 0 – 0,99 Rihter: Tërmete të këtyre shkallëve nuk vërehen fare dhe lëvizje të tilla të tokës gjatë një dite të vetme mund të ketë me qindra mijëra lëvizje të kores së Tokës;
  • 1,0 – 1,99 Rihter: Tërmetet e këtyre shkallëve nuk vërehen nga njerëzit fare ndërsa disa krijesa të vogla mund ta ndjenë si dhe nuk ka fare dëme nga këto shkallë tërmeti;
  • 2,0 – 2,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit të tërmetit fillojnë të ndihen edhe nga kafshë të ndryshme por edhe si të kalojë mbi 2,4 shkallë Rihter fillojnë të ndihen edhe nga njerëzit. Dëme nuk ka fare përveç që mund të ketë ndonjë shtrembërim të gjërave të varura sikurse ora e murit ose ndonjë pikturë.
  • 3,0 – 3,99 Rihter: Tërmete e këtyre shkallëve të intensitetit ndihen nga të gjitha krijesat e gjalla si dhe nga njerëzit. Dëme nga tërmetet e këtij rangu të intensitetit mund të jenë si rënia e librave nga raftet, e njerëzit mund të pësojnë edhe tronditje psikike.
  • 4,0 – 4,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen shumë fortë . Dëmet nuk janë shumë serioze dhe lëndime mesatarisht nuk ndodhin aq shumë.
  • 5,0 – 5,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen shumë fuqishëm dhe mund të ketë edhe lëvizje të oxhaqeve, ndarje të mureve të shtëpive dhe të ndërtesave, lëvizje të urës etj;
  • 6,0 – 6,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen shumë fuqishëm dhe mund të ketë dëme mesatarisht serioze nëpër objekte dëmtimi dhe rrugë e ura. Gjithashtu edhe numri i të lënduarve dhe të vrarëve mund të ndryshojë shumë varësisht nga se a ndodh tërmeti ditën apo natë.
  • 7,0 – 7,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen tepër fuqishëm si dhe dëmet janë më evidente si dhe numri i të lënduarve dhe të vrarëve mund të rritet ndjeshëm. Gjithashtu në këtë rang të tërmeteve edhe reliefi i tokës mund të ketë ndryshime evidente;
  • 8,0 – 8,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen tepër shumë fuqishëm si dhe dëmtimet e objekteve të banimit e të tjera janë tepër shumë evidente. Këtu mund të kemi edhe rrënime totale të objekteve të banimit varësisht sipas intensitetit të tërmetit si dhe numri i të lënduarve rritet dhe të vrarëve tepër ndjeshëm të njerëzve si dhe të kafshëve.
  • 9,0 – 9,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen tmerrësisht fuqishëm. Në këtë rang të tërmeteve reliefi ndryshon shumë sa që edhe kodra, lumenj e rrugë mund të zhvendosen tërësisht sa që reliefi i tokës ndryshon në mënyrë drastike. Në këtë rang të tërmeteve mund të rrënohen edhe qytete të tëra varësisht nëse epiqendra është në atë zon. Gjithashtu edhe numri i të lënduarve dhe të vrarëve në rangun intensitetit rritet në mënyrë eksponenciale nga shkallët tjera të tërmeteve.
Për rastet e bregdeteve si dhe ishujve.

Në rast të tërmetit në të fuqishëm se 7 shkallë Rihter atëherë varësisht se ku gjendet epiqendra e tërmetit paraqitet e vala gjigante e njohur me emrin Cunam nga japonishtja. Në raste të tilla njerëzit përpos që duhet të dalin nga ndërtesat e rrënuara duhet që sa më parë që është e mundur të shkojnë në vendet me lartësi më të mëdha se sa niveli i tokës. Mundësisht në kodrat në afërsi të qytetit apo vendit sepse cunami vjen dhe mbulon çdo gjë deri në lartësi mbi 3 metra.
 
Parashikimi i tërmeteve
DREJT PARASHIKIMIT TË TËRMETEVE



Problemi i parashikimit të momentit të lindjes së tërmeteve në veçanti, si dhe i gjetjes së rrugëve më efektive e të sigurta të prognozimit të vendit dhe të madhësisë së tyre, është bërë tani objekt i një sërë studimesh dhe kërkimesh serioze. Për këtë, shkencëtarët në shumë vende të botës po përdorin një varg teknikash moderne vrojtimi dhe eksperimentimi laboratorik.
Një zonë me goditje katastrofike tërmetesh rrethon Tokën si një shirit i pashkëputur dhe që përfshin territore të populluara në Meksikë, Algjeri Itali, Shqipëri, Greqi, Turqi, Iran,Afganistan Indi, Kinë, Japoni, Indonezi si dhe territore të tjera, në të dy anët e këtij shiriti magjik. Vetëm gjatë shekullit të kaluar prej tërmeteve bota pësoi më shumë se 1 milion viktima, përveç dëmeve materiale. Kurse nga viti 2000 e deri më sot numërohen afërsisht 600 mijë viktima, duke përfshirë këtu edhe ato të cunamit në Indonezi, që janë të të njëjtit fenomen.
Le të përmendim disa nga goditjet katastrofike: Në tetor 1980, në Algjeri humbën jetën 2590 vetë prej tërmetit 7,3 R. Po këtë vit, në Itali pati 2735 viktima, 1500 të humbur dhe 7500 të plagosur prej tërmetit 7,2 R. Në nëntor 1967, në Dibër si pasojë e një tërmeti 7 R, humbën jetën shumë njerëz e mbetën të pastreha 75 mijë familje sepse goditja kishte shtrirje shumë të gjerë. Më 17 gusht 1999, në Turqi një tërmet 7,8 R shkaktoi mbi 20 mijë viktima. Në Rusi 7 dhjetor 1988, tërmeti i shkallës 6,9 R shkaktoi 25 mijë viktima dhe 18 mijë të plagosur. Në Iran, më 21 qershor 1990 nga një tërmet i fuqishëm 7,7 R pati 35 mijë viktima e 100 mijë të plagosur. Po këtë vit, në Indi tërmeti 6,4 R shkaktoi 22 mijë viktima.
Në Japoni, më 17 janar 1995 tërmeti me amplitudë 7,2 R shkaktoi 6500 viktima. Në Afganistan, më 4 shkurt 1998 nga një tërmet 6,2 R, rreth 45 mijë viktima përveç të plagosurve e dëmeve materiale. Dhe vitet ikin, e njerëzimi sikur i nënshtrohet më shumë këtyre katastrofave sekondare.
Nga numri vjetor i tërmeteve dhe dëmet që ata sjellin, Japonia përcaktohet si vendi më i prekur në botë. Më 1923 një tërmet i fuqishëm këtu mori jetën e 142 mijë banorëve si dhe shkatërroi 123 mijë shtëpi.

Edhe më katastrofike janë tërmetet – cunam (quhen kështu prej dallgëve të mëdhaja që krijohen nga tërmetet në det). Cunami në Kamcatka më 1873, zhduku çdo shënjë jete në të gjithë pjesën jugore të gadishullit. Në Japoni më 1896, në krahinën e Sanrikut në brigjet e Paqësorit, cunami me dallgë 30 m të larta përpiu një radhë fshatrash ku pati mbi 30 mijë viktima. Në Tokio në Jakohama, (më 1923) një cunam i fuqishëm përplasi anijet mbi gërmadhat e ndërtësavë të porsa rrëzuara nga tërmeti që i kishtë paraprirë. Shumë i rëndë ka qënë cunami i Mesinës në Itali (më 28.12.1908) që shkaktoi rreth 200 mijë viktima e të zhdukur.
Vetëm në fillim të këtij shekulli kemi tre nga katasrofat më të rënda:
-26.1.2001. Tërmet 7,5 R në Indi me mbi 200 mijë viktima
-26.12.2003. Tërmet 6,5 R në Iran me mbi 30 mijë viktima
-26.12.2004. Tërmet-cunam në Indonezi me mbi 300 mijë viktima. Me dallgët e tij të larta shkatërroi vijat bregdetare të disa shteteve duke shkaktuar dëme të pallogaritëshme.
Dhe natyrshëm na lind pyetja: A do të shpëtojë ndonjë ditë njerëzimi prej tyre? Përveç aparateve speciale që janë krijuar për kapjen e sinjaleve të tyre, shkencëta- rët po punojnë në mënyrë të ethëshme jo vetëm për studimin e ndodhive por ç’është kryesorja në parashikimin ekzakt të tyre. Me të drejtë mund t’i quajmë këto si tentativa për realizimin e një ëndrre të njerëzimit. Para disa vjetësh për këtë qëllim u krijua në Greqi ekipi eksperimentus VAN me inisiativa të vështira dhe pozitive. Por ai u shpërbë se nuk po jepte “fruta” të shpejta. Sidoqoftë kjo linjë duhet konsideruar si më e avancuar e sizmologjisë greke.
Në Shqipëri shkencëtari gjeolog dhe sizmologu i përkushtuar Eduart Sulstarova ka bërë një sërë studimesh dinjitoze e inkurajuese. Studime të tilla kryhen në shumë shtete të zhvilluar të botës. Në Japoni është arritur disa herë të lajmërohet popullata nëpërmjet radios dhe televizionit 0,5 minuta para fillimit të tërmetit. Kjo është arritur falë aparateve tepër të sofistikuara që kanë realizuar japonezët.
Sidoqoftë ende nuk po punohet mbi bazën e një teorie që të shpjegojë në mënyrë të gjithanshme shkaqet e lindjes dhe të veprimit të tyre. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të llogarisnim që më parë kohën e shkarkesës sizmike dhe do të jepnim koordinatat e territorit të këtij tërmeti të mundshëm. A nuk do të jenë të mbrojtur banorët e këtyre zonave nëpërmjet njoftimeve të tilla?
Mijëvjeçari i dytë nuk e arriti dot këtë parapërcaktim të shumëpritur. Po mijëvjeçari i tretë a do ta vonojë? Për këtë qëllim ekzistojnë shumë teori, por më e avancuara është Teoria e Re Gravitacionale e Tokës. Kjo është teoria e përshkrimit deskriptiv të proceseve e fenomeneve në lëvizje e transformim. Kjo jep mundësinë e parallogaritjeve të vlerave sizmike në pika të ndryshme të Tokës. Deri tani janë mundësuar pak parashikime ekzakt tërmetesh nëpërmjet saj. Matematizimi më i thellë i Teorisë si dhe bashkëpunimi me shkencëtarë të fushave të përafërta do të sjellë realizimin edhe të kësaj ëndërre të njerëzimit. Sipas kësaj teorie shumë shpejt do të fillojë rilevimi nëntokësor i teritoreve të njohur sizmik. Ky do të jetë një nga sukseset e mijëvjeçarit të tretë që do të mundësojë para përcaktimin preçiz të tërmeteve.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.