Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë bote do të kemi pas Covid-19?

P

Pansophia

Guest
Pandemia do të na ndryshojë përgjithmonë: individualisht, dhe si shoqëri. Vlerësimet flasin për 25 milion të papunë në mbarë botën, dhe për një Itali të ngjashme me atë të viteve 1940. Ndoshta do të lindin punë të reja, megjithatë do të kemi një perceptim tjetër për atë që është e rëndësishme apo e tepërt

Nga Luigi Mastrodonato
E vetmja gjë e sigurtë e këtyre kohërave të pasigurta, është se viti 2020 do të ndryshojë përgjithmonë jetën, zakonet, përditshmërinë tonë. Ndërsa shumë njerëz, kanë qenë dëshmitarë okularë të tragjedive të natyrave të ndryshme në dekadat e kaluara, nga luftërat, katastrofat natyrore etj, për një pjesë të madhe të popullsisë globale situata aktuale përbën një risi.
Ndërgjegjësimi mbi sëmundjen, frika nga infektimi, kufizimet ekstreme të lirisë personale, vetmia, kanë zëvendësuar një jetë komode dhe të shkujdesur në rastin më të mirë, një jetë
me shqetësime që as mund të krahasohen me ato aktualet mbi më të keqen.
Dhe nëse është kjo ajo që ne po përjetojmë tani, kur gjithçka të ketë mbaruar, “kafshimi” që na dha ky virus nuk mund të harrohet lehtë. Pasojat e pandemisë, kemi për t’i ndjerë për shumë kohë, dhe bota në të cilën do ta gjejmë veten, do të ketë shumë pak lidhje me atë me të cilën ishim mësuar.
Të mësuar historikisht me përcaktimin e kohës para dhe pas Krishtit, ne me siguri do t’ja fillojmë sërish nga një lloj viti zero , me Covid-19 që do të veprojë si një vijë ndarëse e ekzistencën sonë. OKB ka ngritur alarmin mbi atë që është kriza më e rëndë shëndetësore me
të cilën po përballet në 75 vitet e saj.
Në fakt, karakteristikë e Covid-19 është se në dallim nga tragjeditë e tjera, ky virus nuk njeh kufij, dhe po godet çdo kontinent pa asnjë diferencë. S’ka më kufij në dramën e kujdesit shëndetësor, apo ndoshta në dramën që na kujtoi se kufijtë nuk kanë ekzistuar kurrë, se popullsia globale është gjithmonë dhe në çdo rast në të njëjtën varkë, përtej atyre vijave imagjinare të vizatuara në një hartë.
Për këtë arsyeja, ne rrezikojmë të llogarisim miliona të vdekur gjatë muajve të ardhshëm, pasi tragjedia nuk mund të përshkruhet dot më fjalë. Një masakër kolektive, rreziku që shumë njerëz do ta shohin të paktën vdekjen e një të njohuri, por edhe vetëdija mbi atë që është realisht një pandemi.
Ndoshta do të jemi më të kujdesshëm mbase, dhe nuk do të ketë më nënvlerësim të rrezikut. Ose nuk do të jetë si tani, një prerogativë njerëzore, dhe çdo zile alarmi në këtë apo atë krizë të afërt, që do të ketë sigurisht një audiencë dëgjuesish më të vëmendshëm.
Në dramën e koronavirusit, njerëzimi do t’i nënshtrohet një procesi pjekurie dhe përgjegjshmërie. Është një gjë e mirë, por është e trishtueshme që për të arritur këtë gjë,
do të duhet e gjithë kjo që po ndodh. Ne do ta gjejmë veten në një botë tjetër. Në një botë ku ekonomia do të shembet, dhe do të duhet të ringrejë veten nga hiri.
Efekti i virusit mbi ekonominë italiane, do të jetë pak a shumë i njëjtë me fillimin e viteve 1940, kur vendi u rrënua nga Lufta e Dytë Botërore. Është një lajm tragjik, por nuk duhet të harrojmë se ne kemi qenë në gjendje të ngrihemi përsëri, me bumin e famshëm ekonomik.
Gjithsesi, vitet e para do të jenë të vështira, ndaj do të na duhet një shpirt i madh rezistence. Sipas Organizatës Botërore të Punës, pandemia do të shkaktojë 25 milion njerëz të papunë në të gjithë botën, të cilët do të bashkohen armatësh tashmë të madhe të të papunëve.
Programet për uljen e varfërisë do të duhet të rishkruhen nga e para, dhe në shumë raste do
të duhet që punët të rinisen nga e para. Dhe e gjitha kjo do të duhet të bëhet në një kontekst të krizës ekonomike, ku sistemi i mirëqenies tashmë do ta ketë të vështië që të qëndrojë më këmbë.
Por pikërisht këtu do të duhet të përqendrohemi, dhe ky është mësimi që do të japë Covid-19 pasi të jetë larguar. Investimet publike në sistemin social duhet të forcohen. Për shembull, në këtë krizë kemi kuptuar rëndësinë e shëndetit publik, por edhe dëmet e jashtëzakonshme që po shkaktojnë shkurtimet e fondeve në këtë sektor.
Nuk ka personel, mungojnë mjetet dhe strukturat:gabime të ngjashme nuk mund të përsëriten më, dhe sistemi do të duhet të ripërtërihet, por pa e deformuar natyrën e tij. Por në vitin e parë pas Covid-19, ne nuk do të duhet të ulim vigjilencën ndaj njërës prej gjërave më të rëndësishme që kemi, demokracisë.
Në këto kohë të pandemisë, shumë të drejta janë pezulluar, dhe privatësia po vihet në dyshim. Në fakt, demokracia është pezulluar. Jemi në luftë, na thonë ata dhe ne pranojnë që gjërat të jenë kështu, nëse kjo do të shpëtojë jetët tona, dhe do të na rikthejë jetën normale që patëm deri dje.
Por kur gjithçka të ketë mbaruar, do të jetë vendimtare që të drejtat civile të fituara ndër shekuj t’u rikthehen në tërësi qytetarëve. Për shembull, Covid-19 nuk duhet të jetë preteksti
për një mbikëqyrje masive përfundimtare, kur urgjenca që e justifikon atë sot nuk do të ekzistojë më.
Do të jetë një botë e re, ajo në të cilën do e gjejmë veten të katapultuar. Një botë që do të duhet të jetë në gjendje të zhdukë siguritë e së kaluarës, por edhe të mos bëjë gabimet e të shkuarës. Një botë e njerëzve që janë rritur tashmë, që janë më të ndërgjegjshëm, dhe të cilët falë kësaj do të jenë më në gjendje të përballen me vitet e vështira të para që do ta karakterizojnë. E vetmja gjë e sigurtë është se nuk ka kthim pas, dhe asgjë nuk do të jetë njësoj si më parë. Shpresa është që këtë ta kuptojmë shumë shpjet, pasi kjo do të thotë se do të ketë rinisur rindërtimi.
“Wired” – Bota.al
 
Kto jane shifra me keq se lufta. Do kisha qef me dhon nji mendim por me thon drejten na u ka mpi kafka fare edhe them vetem te fitojm imunitet edhe te kalojm ket situate se ky virus nuk do iki mo ska sesi te iki te ishte ashu do kishte ik polmoniti e shum te tjera. ?
 
Kto jane shifra me keq se lufta. Do kisha qef me dhon nji mendim por me thon drejten na u ka mpi kafka fare edhe them vetem te fitojm imunitet edhe te kalojm ket situate se ky virus nuk do iki mo ska sesi te iki te ishte ashu do kishte ik polmoniti e shum te tjera. ?
Ky virusi sdo ket fund mesa po shifet ?
 
Amerika e hodhi,Amerika do nxjerre kuren, Amerika do pasurohet dhe sigurisht ajo do jete me e fituara ne gjith kete lemsh !
Rrofte Trapi,mfalni...Trumpi!
 
Amerika e hodhi,Amerika do nxjerre kuren, Amerika do pasurohet dhe sigurisht ajo do jete me e fituara ne gjith kete lemsh !
Rrofte Trapi,mfalni...Trumpi!

Nga e nxorre kete konkluzion?
 
Askush nuk di asgje. Askush nuk di se si do marre, se si do shkoje, sa do zgjase, askush nuk i di pasojat.
Gjithmone i kam urryer keto shkrimet qe dalin me shifra, me perqindje, me statistika fiktive.
Pandemia mund te zgjase dhe nje muaj, dhe nje vit. Mund te zhduket, mund te kthehet.
Po nje gje eshte e sigurte. Qe pas cdo veshtiresije vjen lehtesimi. Dhe pas cdo lehtesimi vjen nje sfide e re. Kjo eshte jeta. Nje maratone. Nje gare. Bota nuk eshte krijuar qe te jemi vetem te trishtuar, por as qe te jemi vetem te lumtur.
Keshtu qe kujdesuni per familjen, per veten dhe shmangeni informalitetin sa me shume.
 
po them se po isoj do vazhdoj kjo situtate ka shume diskutime se ne konkluzion sdel kurr as ato qe e kan bo kte situtat. Po pse kanceri spo vret njerez cdo vit rriten shifrat. Mendoj qe i ka dale situate nga kontrrolli ska drite ne tynel fare kishte hy neper burgje anej veri spo diskuto njeri per ato qe vujn nga zemra nga tencioni gjith mas korones kush eshte i dobet do vdesi me pak fjale edhe do e varrosi komunalja rrini myll rrini myll po ne burg si hyni Me pak fjale ishalla shko mare per tr gjith edhe familjaret se do e kalojm ne kemi kalu me keq se kaq.
 
po them se po isoj do vazhdoj kjo situtate ka shume diskutime se ne konkluzion sdel kurr as ato qe e kan bo kte situtat. Po pse kanceri spo vret njerez cdo vit rriten shifrat. Mendoj qe i ka dale situate nga kontrrolli ska drite ne tynel fare kishte hy neper burgje anej veri spo diskuto njeri per ato qe vujn nga zemra nga tencioni gjith mas korones kush eshte i dobet do vdesi me pak fjale edhe do e varrosi komunalja rrini myll rrini myll po ne burg si hyni Me pak fjale ishalla shko mare per tr gjith edhe familjaret se do e kalojm ne kemi kalu me keq se kaq.
Do ia dalim?
Qofshi sa me mire andej, e kujdesuni per veten?
 
Nuk e di se si mund te jete bota pas ksaj krize! Por mesa po shoh duket se gjerat nuk do te jene njesoj. Shum njerez do te mbeten pa pune, biznese te vogla e te mella do te falimentojne per shkak te krizes se gjenerimit te te ardhurave. Njerezit do te dalin te hutuar e dembelosur nga burgimi i karantinimit. Te papunet qe do te mbeten per shkak te situates do te fillojne te emigrojne. Frike kam se europa nuk do te jete me ajo e lavdive te djeshme. Shkurt punet po shkojn çorap..Zoti boft mire thon nga anet tona.
 
Askush nga ne nuk mund ta dije se si do jete pas kesaj qe po ndodh.
E sigurt qe dicka do ndryshoje por se cfare nuk e di.
Me shume parashikoj veshtiresi te medha ekonomike sidomos ne Shqiperi.
Nese situata qe jemi ka nje shtrirje ne kohe te gjate,atehere nuk shoh drite ne fund te tunelit.
 
Nuk besoj se do te ndryshoje gje, vetem se do te vdesin shume te moshuar, njerez me probleme fizike, e imunitet me te dobet.
Sipas OBSH-se, edhe nese do te dale ndonje vaksine, ajo nuk mund te vihet ne perdorim per te pakten 12 muaj.

Virusi po duket i pamundur per t'u ndaluar, e me e keqja eshte se në vjeshtë mund të ndryshoje dhe te behet me i forte. Ne verë gjendja do te permiresohet pak, por ne shtator-tetor virusi mund te kthehet më i egër, e te filloje te vrase edhe te rinj me imunitet te forte, ashtu siç ndodhi me gripin spanjoll te 1918.
 
Lexova nje analize te H Kissinger.
Ish nga nje portal e pse s'di ekzakt ne do e kish shkruar ai gjarper i diplomacise.

Na pret nje krize mendoj,edhe do jete fatalitet per ekonomine tone te cunguar.
Ne fillim e quajta nje doze e lehte
por nqs eshte afatgjate fjala,do jete nje pergjunje per ne. :)
Medet ! :(
 
Ne jemi kokrra gruni smund te japim asnji mendim
Mendoj une vlla ? perderisa ske takat me i dal zot robve qe ti jeton edhe per ato sakrifikon jetenu mduket vetja se miz para ktyne nuk ka shkernc i bojn planet 50 vjet para ? mendimi im ky
 
Amerika e ka në dorë , do e marrim vesh pas zgjedhjeve se si do jetë.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.