Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë është ADHD?

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shk 6, 2021
Mesazhe
11,666
ADHD.jpg

Deficiti i vëmendjes dhe hiperaktiviteti (nga anglishtja Attention Deficit Hyperactivity Disorder - ADHD) është çrregullimi më i përhapur i zhvillimit neuropsikik gjatë fëmijërisë. Mund të kompromentojë mirëqenien, marrëdhëniet sociale dhe performancën shkollore të fëmijëve dhe adoleshentëve të prekur nga ky çrregullim.

Përhapja dhe shkaqet

Çrregullimi nga deficiti i vëmendjes dhe hiperaktiviteti shfaqet mes moshës 6 dhe 18 vjeç, me një përhapje mes 2 dhe 4% në grupmoshën shkollore. Është një çrregullim i cili nuk ka një prag të përcaktuar në planin biologjik, por në bazë të ndikimit që simptomat e ADHD ushtrojnë në jetën e përditshme të fëmijës zgjidhet edhe pragu për diagnozën. Më i shpeshtë në gjininë mashkullore, çrregullimi mund të derivojë nga një ndryshim neuro-funksional në përgjigjet ndaj sinjaleve të jashtme. Ndryshimi përfshin neuronet në korteksin paraballor dhe ndikon në procesin e frenimit dhe vetë-kontrollit

Simptomat

ADHD mund të manifestohet me shenja të ndryshme klinike, më klasiket janë hiperaktiviteti, impulsiviteti dhe paaftësia për të qenë i vëmendshëm për një kohë të gjatë. Këto simptoma mund të jenë të pranishme njëkohësisht ose në mënyrë të alternuar te i njëjti fëmijë gjatë rritjes së tij duke limituar zhvillimin normal. Në varësi të spektrit psikologjik, personalitetit të fëmijës dhe ambientit ku ai jeton, simptomat kryesore janë: kujdes i pakët ndaj detajeve, ndryshim i shpeshtë në sjellje, vështirësi për t'u organizuar dhe për të qëndruar në radhë, lehtësi në humbjen e objekteve, hutimi, vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve dhe përfundimin e një aktiviteti, nervozizëm, veprime maniakale dhe me raste agresivitet. Fëmijët hiperaktivë vuajnë edhe nga paaftësia për të menaxhuar rrethanat ambientale, nga ku derivojnë një sërë ndërveprimesh negative me bashkëmoshatarët, prindërit dhe shkollën. Fëmija me ADHD, nuk arrin të dallojë stimujt ambientalë dhe ka një koncept të përshpejtuar të kohës, duke u ekspozuar kështu ndaj ankthit relacional e psikik në moshë madhore

Diagnoza

Pediatri i familjes ka një rol esencial në diagnozë sepse e njeh fëmijën, përfshihet në të gjitha aspektet që i përkasin zhvillimit të tij dhe është një referim konstant për prindërit. Bashkë me operatorët shkollorë, pediatri është shpesh i pari që ngre hipotezën për praninë e çrregullimit. Pasi përjashton shkaqet organike (defiçit në dëgjim dhe në shikim, hipertiroidizëm etj) ose ambientale (braktisje, abuzim, familje kaotike), të cilat mund të jenë në origjinën e sjelljes së fëmijës hiperaktiv, "American academy of pediatrics" sugjeron 6 pyetje për të bërë në rastet e dyshimta me ADHD

- Djali/vajza juaj ka probleme sjelljeje në shkollë, shtëpi ose me miqt
-Si shkon me mësimet
- Mësuesi ka raportuar ndonjë problem lidhur me të
-Ka vështirësi me kryerjen e detyrave
-Nuk është i kujdesshëm
-Është i paqetë


Manuali "Diagnostic and statistical manual of mental disorders" edicioni i pestë, kompleton dy forma të pjesshme diagnozash: hiperaktivitetin impulsiv pa komponentin e pakujdesisë (një formë shumë e rrallë kjo), si dhe ADHD me prevalencë pakujdesinë por pa komponentin e hiperaktivitetit impulsiv. Në bazë të simptomave marrja në ngarkim e pacientit i besohet shërbimeve territoriale të neuro-psikiatërve infantilë në bashkëpunim me qendrën e referimit për vlerësimin diagnostik dhe përshkrimin e mundshëm farmakologji

Terapia

Një hap i parë është ofrimi i mbështetjes këshilluese dhe trajnimi konjitiv dhe i sjelljes sepse zhvillimi i fëmijës me ADHD varet edhe nga mënyra se si sillen prindërit dhe të rriturit që janë pikë referimi për të
Hapi pasues është aktivizimi i raporteve me operatorë të ndryshëm shëndetësorë, duke krijuar një rrjet me strukturat territoriale të neuropsikiatrisë infantile dhe qendrave të specialistëve spitalorë. Për trajtimin e sindromës së deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit është autorizuar dispensimi i disa barnave duke u nisur nga mosha 6-vjeçare.

Marrë nga farmacist33.al

Bibliografia
ADHD: Clinical Practice Guideline for the Diagnosis, Evaluation, and Treatment of Attention-Deficit/Hyperactivity Disorder in Children and Adolescents
DSM5 Attention Deficit/Hyperactivity Disorder
 
Last edited:
Tek shkaqet e shfaqjes së ADHD mund të përmendim edhe :

Faktorët mjedisorë


Disa studiues e lidhin zhvillimin e ADHD-së edhe me shikimin e tepërt të televizorit në moshë të hershme, gjë që sjell mungesë të vëmendjes më vonë.

Faktorët gjenetikë

ADHD është një çrregullim që pritet të ketë një komponent gjenetik që e ka shkaktuar. Studiuesit kanë gjetur zona të caktuara të trurit të cilat janë 5-10% më të vogla në madhësi te fëmijët me ADHD. Pasardhësit e të rriturve që kanë pasur një histori të ADHD-së në fëmijërinë e tyre janë në rrezik të lartë për zhvillimin e këtij çrregullimi.

Gjithashtu anomalitë në kodimin gjenetik të proteinave duke përfshirë funksionimin e dopaminës në sistemin nervor qendror, norepinefrina ose edhe nivelet e ulta të serotoninës, në një mënyrë paraprake përbëjnë një etiologji për shfaqjen e ADHD. Shkencëtarët tregojnë se një pjesë e madhe e personave lindin me ADHD nga një kombinim jo i saktë i gjeneve të ndryshme, shumë prej të cilëve ndikojnë në transportimin e dopaminës.

Gjenet kandidate përfshijnë receptorin alfa2 adrenergic, transportuesin dopaminë, receptorët dopaminë D2/D3. Një variant i përbashkët i një gjeni i quajtur LPHN3 vlerësohet të jetë përgjegjës për rreth 9% të rasteve me ADHD. Studimet më të fundit kanë treguar se ka probleme edhe me neurotrasmetuesit të njohur si katekolaminat, por se në çfarë mënyre ndikojnë në shfaqjen e ADHD, ende nuk dihet.

Studimet neuro-imazherike të fëmijëve me ADHD kanë treguar një madhësi të zvogëluar të korteksit paraballor për këtë arsye nuk janë të prirur të realizojnë disa veprime që janë të lidhura me funksionet ekzekutive paraballore, të tilla si frenimi i përgjigjes dhe kujtesa e punës.

Komplikacionet prenatale

Disa nga shkaktarët e mundshëm prenatalë mund të jenë:

  1. Shëndeti i varfër i nënës gjatë shtatzanisë;
  2. Mosha e re e nënës gjatë shtatzanisë (p.sh nën 20 vjeç);
  3. Postmaturimi (kapërcimi i 40 javëve të shtatzanisë);
  4. Toksikimi i nënës gjatë periudhës prenatale;
  5. Përdorimi i alkoolit ose i duhanit gjatë shtatzanisë.
Probleme.me
 
Last edited:
Simptomat e ADHD tek të rriturit

Të rriturit që kanë ADHD kanë më shumë gjasa të jenë të hutuar, të pakujdesshëm ose impulsivë. Dikush që e ka të vështirë të kushtojë vëmendje mund të ketë ADHD të rriturish nëse kanë 6 ose më shumë simptoma të mëposhtme.

-Vështirësi në ndjekjen e udhëzimeve

-Vështirësi në përqëndrim në aktivitetet në shkollë, në punë dhe/ose në shtëpi

-Lëvizje nga një gjë në tjetrën, ndonjëherë pa përfunduar të parën

-Humb shpesh gjëra

-Duket të mos dëgjojë

-Nuk kushton vëmendje detajeve

-Duket i/e ç’organizuar

-Probleme me detyrat që kërkojnë planifikim përpara

-Frenon gjërat

-Hutohet lehtë


Dikush që është impulsiv mund të ketë ADHD të rriturish nëse ata kanë simptomat e mëposhtme:

-Merr vendime shpejt, shpesh pa i menduar mirë ato.

-Ndërpret njerëzit.

-Bisedon shumë.

-Nuk e zë vendi vend.

-Është gjithmonë në lëvizje.

-Është i paduruar ose ka vështirësi për të pritur radhën e tij/saj.

Çfarë shkakton ADHD të rriturish?

Njerëzit që kanë ADHD nuk furnizohen me kimikate të mjaftueshme në pjesë të caktuara të trurit që ndihmojnë në organizimin e mendimeve. Kjo mendohet të jetë shkaku i ADHD. Mungesa e kimikateve mund të jetë për shkak të gjeneve të një personi. Hulumtimet tregojnë se ADHD është më e zakonshme tek njerëzit që kanë një anëtar të ngushtë të familjes me këtë çrregullim. Kërkimet e fundit lidhin duhanin dhe abuzime të tjera me substanca gjatë shtatëzanisë me ADHD. Ekspozimi ndaj toksinave mjedisore, si plumbi, gjithashtu mund të jetë një faktor.

Si diagnostikohet ADHD i të rriturve?

Një person i diagnostikuar me ADHD do të ketë patur simptoma për të paktën 6 muaj. Ju mund të keni pasur ADHD si fëmijë, ose mund të ketë kaluar e padiagnoztifikuar. Disa të rritur që kanë ADHD mund të diagnostikohen kur të kuptojnë se fëmijët e tyre kanë ADHD.

Bisedoni me mjekun tuaj nëse vëreni sinjale të vazhdueshme të ADHD të rritursh. Ata do të diskutojnë simptomat, mënyrën e jetesës dhe shëndetin e përgjithshëm. Për t’u diagnostikuar me ADHD të të rriturve, duhet të keni patur simptoma para moshës 12 vjeç.

A mund të parandalohen apo shmangen ADHD të rriturish?

Ju nuk mund të parandaloni ose shmangni ADHD të rriturish.

Trajtimi i ADHD

Të rriturit që kanë ADHD mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave. Opsionet e trajtimit përfshijnë medikamente, terapi, dhe/ose ndryshimet e jetesës.

Marrë nga probleme.me
 
Last edited:
Temë me vlerë për t’u diskutuar, pasi që ka ende shumë për t’u hulumtuar mbi ADHD.


ADHD dhe truri

Ndryshimet në tru që shkaktojnë simptoma të ADHD, nuk janë hartuar ende në detaje.

Mendohet se ka shqetësime në disa zona të trurit dhe ka shumë për të sugjeruar, se simptomat lidhen me një aftësi të zvogëluar, për të transportuar neurotransmetuesit dopamine dhe norepinephrine.

Besohet se truri tek njerëzit me ADHD funksionon si një "tru i lodhur", pasi komunikimi midis qelizave të trurit është i penguar.

huazuar nga web faqja adhd.dk

Kam shumë material që më duhet ta përkthej e përshtati.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.