Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfare eshte GDPR?

P

Pansophia

Guest
General Data Protection Regulation e njohur me akronimin -GDPR është Rregullore e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave t e personave fizikë dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave brenda BE-se.
Pas katër viteve të përgatitjes dhe debatit ne mes te eksperteve dhe shteteve anëtare te BE-se , GDPR u miratua përfundimisht nga Parlamenti i BE-së më 14 prill 2016. Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE (ne tekstin e mëtejme GDPR) ka hyre ne fuqi me 25 Maj 2018 dhe ka zëvendësuar Direktivën 95/46 / EC për Mbrojtjen e të Dhënave personale.

Objektivat e synuara te GDPR janë:
  1. Nivel te njëjtë te mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të personave fizikë në lidhje me përpunimin e këtyre të dhënave te barasvlershëm në të gjithë Shtetet Anëtare
  2. Fuqizimin dhe përcaktim me hollësi të të drejtave të subjekteve të të dhënave
  3. Detyrimeve të qarta kontrolloreve/përpunuesve që përpunojnë dhe përcaktojnë përpunimin e të dhënave personale
Ne parim GDPR synon mbrojtjen e te dhënave te qytetareve te BE-se ne epokën digjitale ku kufijtë gjeografik zhduken ne hapësirën kibernetike, duke vendosur te drejtat e subjekteve te te dhënave dhe obligimeve te kontrolloreve pavarësisht a janë brenda kufijve fizik evropian!
Këto dhe paraqesin ndryshimet kryesore, si reflektim te zhvillimeve ne fushën e teknologjisë informative duke plotësuar dhe ndryshuar me ketë raste Direktivën 95/56 tanimë te vjetër sa i përket qasjen se përpunimit te te dhënave personale!
Ndryshimet e sjella nga GDPR
Obligimet e Kontrolluesit

• Fusha e zbatimit territorial – GDPR zbatohet për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e aktiviteteve të një strukture të një kontrolluesi ose përpunuesi në Bashkim, pavarësisht nëse përpunimi kryhet brenda Bashkimit. Qe donë te thotë qe GDPR është obliguese për te gjithë operatoret ekonomik te cilat përpunojnë te dhënat e personale te qytetareve te BE-se, apo synojnë te ofrojnë shërbime qytetareve te BE-se.
• Dënimet.- Jo rastësisht GDPR quhet një Rregullore qe kafshon! Shkeljet e kësaj rregullore mund te kenë si pasoj dënimet te cilat arrijnë shume e 20 milion Euro apo 4% te qarkullimit vjetorë, ne varësi cila do jete shuma me e madhe!
• Pëlqimi – me rastin e kërkimit te pëlqimit nga ana e kontrolluesit,
• Pëlqimi duhet te jetë specifik, dhe jo gjeneral. Për çdo përpunim te te dhënave subjektet duhet te japin pëlqimin e tij/saj. Kontrollori duhet te informoj subjektin e te dhënave.
gdpr1-300x180.jpg



burimi: cybersecurity-privacy.com
 
Eshte vene ne zbatim edhe ne Albania , GDPR ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.