Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë është koha?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Çfarë është koha?​




Nga Jonathon Keats

Në vitin 1826, koha mori një kthesë të çuditshme në Nju Hejvën në shtetin e Konektikatit në SHBA. Sipas historianit Majkëll O’Majli, për disa muaj, një orë e re e vendosur në majë të godinës së Bashkisë funksionoi në fillim ngadalë dhe më pas shumë shpejt, në krahasim me orën standarde që funksiononte për dekada që Universitetin e Jeilit aty pranë.

Pasi e mallkuan prodhuesin e orës, qytetarët zbuluan se që të dyja orët ishin në fakt të sakta, por secila e mbante kohën sipas një parimi të ndryshëm. Ora e vjetër në Jeil kishte ingranazhe të komplikuara, që e ndryshonin shpejtësinë në varësi të stinëve, për të imituar kohën e treguar nga një orë diellore, e cila ndryshon me lëkundjen vjetore orbitale të Tokës.

Ndërsa ora më moderne punonte me një ritëm të qëndrueshëm, siç bën ora ime e murit. Koha sfidon çdo lloj përkufizimi të thjeshtë mbi të. Filozofi i hershëm i shekullit të pestë, Shën Agustini i Hipopotasit, shkroi se e dinte se sa ishte koha vetëm nëse nuk e pyeste dikush.

Albert Ajnshtajni e ndërlikoi ajkoma më shumë çështjen, kur teorizoi se koha ndryshon në varësi të vendit ku e matni atë. Orët atomike të kohës, një teknologji e dedadave të fundit, kanë provuar se Ajnshtajni kishte të drejtë:në fakt ekziston një ndryshim i dallueshëm midis një ore në një avion, dhe një ore në tokë.

Edhe fizika më e përparuar, nuk mund të na thotë me vendosmëri se sa është ora. Pasi siç e mësuan banorët e Nju Hejvën, përgjigja varet nga pyetja që po bëni. Prandaj harrojeni kohën si një njëri absolute. Po sikur, në vend se ta llogarisim kohën në aspektin e astronomisë, ta lidhnim atë me ekologjinë?

Po sikur të ndalonim kohën e caktimit të fenomeneve planetare nga një perspektivë e jashtme – duke pritur që bota të ecë si mekanizmi i orës – dhe të lejonim që ritmin e jetës njerëzore ta diktojnë kushtet mjedisore? Ne jemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për faktin, se nuk mund t’i kontrollojmë dot sistemet e Tokës vetëm përmes inxhinierisë.

Ndaj nëse duam të jetojmë në ekuilibër, duhet ta kuptojmë se duhet t’i moderojmë veprimet tona. Po sikur përkufizimi ynë mbi kohën ta pasqyrojë atë? Kohët e fundit, unë konceptova një qasje të re për mbajtjen e kohës që prek rrethanat në planetin tonë, dhe kushtet që mund të ndryshojnë si rezultat i ngrohjes globale.

Tani në Muzeun e Ankoreixh, Alaskë jemi duke ndërtuar një orë që kalibrohet nga rrjedha e përgjithshme e disa lumenjve kryesorë të Alaskës, përfshirë Matanuska dhe Knik, me burimin ujin e akullnajave, të cilat janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve mjedisore lokale dhe globale. Ne e kemi programuar orën që të përputhet me një orë atomike, në rast se rrjedha e ujit vazhdon të rrjedhë me shpejtësinë e tyre aktuale, siç matet nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Nëse lumenjtë rrjedhin më shpejt në të ardhmen, ora do të dalë përpara kohës standarde.

Nëse do të rrjedhin më ngadalë, do të shihni efektin e kundërt.

Është tamam si një fotografi e thjeshtë mendore, ku imagjinoni një orë me ingranazhe të lidhura me një rrotë uji në vend të një motori. Ora regjistron si parregullsitë afatshkurtra, ashtu edhe tendencat afatgjata në dinamikën e lumenjve.

Ndryshimet lumore janë të dukshme, si për sa i përket luhatjeve në orë ashtu edhe viteve. Është një lloj observatori që zbulon sesi sillen lumenjtë bazuar në kornizën e tyre kohore, dhe kjo na japë mundësi t’i shohim ato ndryshime në orët tona inteligjente apo telefonat celularë.

Cilido që vendos të shkojë në Alaska Mean River Time, do të jetojë në sinkron me planetin. Kushdo që e mat kohën e lumit në lidhje krahasuar me kohën atomike, do të hasë në një ç’ekuilibër të madh, dhe mund të motivohet që ta kundërshtojë atë, duke konsumuar më pak lëndë djegëse fosile, apo duke mbështetur politika më të gjelbra.

Edhe nëse kjo metodë e mbajtjes së kohës është e re në veçoritë e saj, shoqëritë e hershme agrare e lidhnin gjithashtu kohën me fenomenet natyrore. Për shembull në Greqinë, njerëzit i “korrigjonin” kalendarët zyrtarë duke zhvendosur datat përpara ose prapa, për të pasqyruar lulëzimin e bimës së artiçokut apo emigrimin e pelikanëve.

Lidhja e përkohshme me mjedisin, ishte thelbësore për mbijetesën e tyre. Po kështu, koha e lumit – dhe sistemet e tjera që jam duke zhvilluar, do të ndërtojnë orë që përputhen me rritjen e pemëve apo qarkullimin e oqeaneve – mund të inkurajojnë vetëdijen mjedisore në një botë që është gjithnjë e më distancuar nga natyra.

Kur Shën Augustini rrëfeu paaftësinë e tij për të përcaktuar kohën, ai evokoi një nga cilësitë më të spikatura të kohës:Koha bëhet domethënëse, vetëm në një kontekst të përcaktuar. Çdo sistem i mbajtjes së kohës është i vlefshëm, dhe secili është po aq i vlefshëm sa edhe qëllimi i tij.

/ “Discover Magazine”
 
Shën Agostini i ka lënë krishtërimit një pasuri marramendëse me dorëshkrime e libra teologjike e filozofike. Ai duhet lexuar disa herë që të kuptohet..:)
Ndërsa për temën, mqs është tek filozofia &.. ka një këndvështrim tjetër për të kuptuar konceptin e kohës. Pasi realisht, shkencërisht, koha nuk ekziston fare??. Jemi ne që e masim atë për llogari tona ??
 
Koha eshte thjesht levizje e pjeses fizike te botes(trupave dhe materies ne teresi) ne hapsire.
Matja e kohes eshte thjesht te matesh levizjen e nje trupi duke marr si njesi baze standart apo etalon, levizjen e nje trupi tjeter.
Psh viti eshte koha qe toka rrotullohet/leviz rreth diellit. Pra nje rrotullim i plote me nje shpejtesi te caktuar.
Dita eshte levizja/rrotullimi i tokes rreth vetes. Po ashtu nje rrotullim i plote me nje shpejtesi te caktuar.
Ora/minutat/sekondat etj jane thjeshte njesi te levizjes se tokes rreth vetes. Pra 1 ore nuk eshte gje tjeter vecse 1/24 e levizjes se tokes rreth vetes e keshtu me radhe. Nennjesite e tyre ndahen ne 60 njesi rrjedhimisht minuta dhe sekoda.

Pra nese une them se per te shkuar deri diku me duhen X ore kjo eshte thjesht si reference mbi bazen e levizjes se nje tjeter trupi(toka qe rrotullohet rreth vetes).

Levizia e tokes merret si standart per te matur kohen ne baze te se ciles duke u shprehur ne njesi dhe nennjesi ne marrim nje ide te asaj qe e konceptojme si kohe.

Sigurisht qe si njesi per matjen e kohes mund te merret cdo lloj sistemi tjeter levizes. Per shume kohe hena ka luajtur rolin e saj ne matjen e kohes...pra ciklet e henes qe rrotullohet rreth tokes. Mund merren per baze fenomene te tjera astronomike, natyror, etj etj. Por ne thelb kjo nuk ndryshon parimin se koha matet apo shprehet duke u bazuar ne nje tjeter sistem levizes i cili merret si standart.

Me Teorine e Relativitetit pra te Ainshtajnit koha mori nje tjeter dimension. U kuptua se ajo nuk eshte apsolute por relative. Per te kuptuar kete eshte pak e komplikuar por le te themi se koha mund te jape vlera te ndryshme ne baze te sistemit te referimit(vendi, sistemi levizes ku ne ndodhemi qe ne e masim).
Psh toka mund te quhet nje sistem referimi me vete. Dhe ne ne toke me oret tona te sinkronizuara do te masim gjithmone te njejten kohe ne oret tona(perjashto ne fakt efekte minimale te ndikimit pikerisht te relativitetit por duke qene shume shume te vogla mund ti quajme te paperfillshme). Dmth koha e matur ne toke eshte e njejte per te gjithe dhe kjo na ka bere te mendojme se koha eshte absolute. Por ndryshe do te ndodhte nese ne do ta masnim kohen nga nje trup tjeter qiellor, bie fjala nga planeti Mars. Nese sot nga Toka nisen disa persona per ne Mars me oret te sinkronizuara me ato qe te gjithe kemi, pra oret jane te njejta me te njejtin mekanizem dhe jane super te sakta. Pasi te kene bere udhetimin e tyre te kene ndenjur disa kohe ne Mars dhe te vijne serish eshte e sigurt se oret tona ne toke dhe oret e ketij ekipi do kene nje diference te konsiderueshme mes tyre. Kjo sepse planeti Mars eshte nje tjeter sistem referimi dhe ai ne lidhje me hapsiren ka nje tjeter shpejtesi dhe raport. Rrjedhimisht edhe koha ne të do te rrjedhe ndryshe. Sigurisht pak e veshtire te konceptohet kjo per ata qe skane nje baze minimale njohurish mbi fiziken por e rendesishme eshte te dine se koha ndryshon ne varesi te vendit apo sistemit levizes(planet, anije kozmike etj) ne te cilin ndodhesh. Kjo vjen si pasoje se keta objete te ndryshem kane marrdhenie te ndryshme te shpejtesise se tyre ne hapsire, ne masen e tyre etj etj.


Ne praktik koha ne vetevete eshte vetem nje koncept njerezor i cili ka lindur thjesht si nevoj e njeriut per te matur e parashikuar shume cikle te botes ku jeton.
E vetmja gje qe ekziston eshte e tashmja. E ardhmja akoma seshte krijuar dhe e shkuara tashme eshte zhdukur.
E shkuara eshte vetem nje regjistrim si kasete ne memorien tone.....askund nuk gjendet tjeter jashte kesaj "kasete".
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.