Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë ishte dhe çfarë simbolizonte “Nyja Gordiane” dhe cila ishte zgjidhja origjinale e Aleksandrit të Madh?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Çfarë ishte dhe çfarë simbolizonte “Nyja Gordiane” dhe cila ishte zgjidhja origjinale e Aleksandrit të Madh?​






Nga Albert Vataj

Origjina e “Nyjes Gordiane”, një term i përdorur zakonisht për të përshkruar një problem kompleks dhe të pazgjidhshëm, mund të ketë zanafillën që nga periudha e Aleksandrit të Madh. Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore (të sotme), ishin sugjeruar nga orakulli që të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Në vitin 333, pushtuesi maqedonas, Aleksandri i Madh, marshoi me ushtrinë e tij në kryeqytetin Phrygian të Gordium, Turqia e ditëve të sotme. Me të arritur në qytet, ai gjeti qerren e lashtë të lidhur me disa nyje që sipas një historiani romak ishin të lidhura aq fort dhe në mënyrë aq të ngatërruar sa ishte e pamundur të zgjidheshin. Sipas kronistit të lashtë Arrian, Aleksandrit të fuqishëm i lindi dëshira e zjarrtë për të zgjidhur nyjen gordiane. Pasi u mundua për një kohë me nyjen, ai nuk pati sukses, dhe duke u kthyer nga turma tha: “Nuk ka asnjë ndryshim mënyra se si duhet të zgjidhet”.



Dhe menjëherë nxori shpatën duke e bërë copash nyjen me një goditje të vetme. Në një version tjetër, ai thjesht nëpërmjet një gjilpërë arriti të zgjidhte nyjen. Gjithsesi, çdo lloj mënyrë që zgjodhi, mbreti i ri u duartrokit si njeriu që zgjodhi kuizin e lashtë. Në të njëjtën natë, Gordiumi u godit nga një rrufe, që Aleksandri dhe njerëzit e tij e morën si një shenjë se ai i kishte kënaqur Zotat. Në përmbushje të profecisë, ai shkoi për të pushtuar Egjiptin dhe sipërfaqe të mëdha të Azisë para vdekjes së tij në moshën 32-vjeçare. Falë popullaritetit të qëndrueshëm të Aleksandrit, shprehja “nyjë gordiane” ka hyrë në fjalor për të treguar pengesat e ndërlikuara, apo kokëfortësinë. Gjithashtu, thënie “prerja e nyjes Gordiane” tashmë përdoret zakonisht edhe për të përshkruar një zgjidhje kreative apo vendimtare për një problem në dukje të pakapërcyeshëm.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.