Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë ka të vërtetë mbi Trojën, tek “Iliada” e Homerit?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Çfarë ka të vërtetë mbi Trojën, tek “Iliada” e Homerit?

A kishte Homeri të drejtë? A na e rrëfeu atë që duhet? Këto pyetje i kanë ngritur shumë njerëz në kohë të ndryshme, dhe përgjigja është ende objekt debati….Por sot mund të themi se shumë nga ato që tregohen tek “Iliada”, historia e rrethimit dhe rënies së qytetit të Trojës, është fryt i fantazisë. Ndonëse ka edhe diçka të vërtetë.



Fundi i një epoke
Për shembull, rënia e Trojës është histori e vërtetë. Ajo ndodhi në Epokën e Bronzit të Vonë (1300-1200 Para Erës Sonë), kur sistemi politik dhe ekonomik në rajonin e Mesdheut po transformohej, dhe tensionet, migrimet masive dhe luftërat e brendshme, përuruan nisjen e Epokës së Hekurit.
Tranzicioni nuk ishte i lehtë. Shumë qytete të pasura, si Troja, Mikena dhe Tirinto, u shkatërruan dhe braktisën, dhe për to u fol për shekuj me radhë. Vetë Homeri (ose kushdo tjetër, pasi ka nga ata që dyshojnë nëse ai ka ekzistuar vërtetë) 400 vjet më vonë rrëfeu rënien e njërës prej atyre fuqive.

Qyteti tregtar
Sipas arkeologëve, Troja ngrihej jo shumë larg Çanakalasë së sotme (Galipoli) në Turqi, në grykën e Ngushticës së Dardaneleve. Ajo kishte rreth 10.000 banorë, dhe ishte shumë e pasur. Grekët e lashtë e quanin Ilios, ndërsa për hititët, populli i luftëtarëve që e kontrollonin, ishte Vilusa. Për të dy, dominimi i këtij qytetit kishte rëndësi strategjike për menaxhimin e tregtisë midis Mesdheut dhe Detit të Zi.

Gjithmonë në luftë
Gjithsesi, asnjë dëshmi historike nuk konfirmon që Vilusa ra në duart e mikenasve, siç na tregon Homeri. Shkurt, nuk ishin akejtë me në krye Agamemnonin (djalin e mbretit të Mikenës), ata që e shkatërruan atë.
Megjithatë, zbulimet arkeologjike të shekullit të kaluar, kanë konfirmuar ekzistencën në Trojë të një sistemi politik kompleks, të ngjashëm me atë të përshkruar nga Homeri. Sipas disa teksteve të zbuluara në kryeqytetin hitit (Hatusha), Vilusa ishte një qytet i fuqishëm, i drejtuar nga mbreti Alaksandu,që mund të korrespondonte me princin trojan, Paridin, emri
i lindjes i të cilit sipas Homerit, ishte Aleksandër.
Përgjatë dekadave të gërmimeve, janë zbuluar skelete, maja shigjetash dhe gjurmë të shkatërrimit,që gjithashtu flasin për një fund të dhunshëm të qytetit dhe banorëve të tij, dhe ndoshta për një luftë tjetër.

Nuk ishte faji i një gruaje…
Nuk ishte Helena, gruaja e mbretit të Spartës, Menelaut, ajo që pasi u rrëmbye nga Paridi i Trojës, shkaktoi luftën e fundit në Ilio. Arkivat hitite, tregojnë se grekët kryen një seri fushatash ushtarake në Turqinë Perëndimore, me bastisje dhe rrëmbime të shumta njerëzish, që më pas shiteshin si skllevër.
Kjo shkaktoi tensione të pashmangshme, ndoshta edhe një luftë, e cila duket e konfirmuar nga një dokument, që aludon mbi një traktat paqeje të nënshkruar rreth vitit 1200 Para Krishtit midis grekëve dhe hititëve, në lidhje me qytetin e Trojës.

Kali i Trojës
Disa nga faktet që lidhen me “Iliadën” mund të jenë trilluar ose thjesht keqkuptuar. Ka një debat të hapur mbi Mitin e Kalit të Trojës, mashtrimi i përdorur nga akejtë për të pushtuar qytetin. Në vitin 2016, një arkeolog detar nga Universiteti i Marsejës, Françesko Tiboni, zbuloi në një studim se“kali” mund të ketë qenë në fakt një lloj anije fenikase shumë e zakonshme për kohën, e quajtur hippos (kali) për shkak të figurës së zbukuruar. Nga këtu rrjedh miti apo edhe keqkuptimi i përkthyesve.

Sa vite në llogoret e luftës?
Edhe kohëzgjatja e asaj fushate të përgjakshme ushtarake, është gjithashtu objekt debatesh. Tek “Iliada” thuhet se ulje-ngritjet dhe rrethimi zgjati 10 vjet. Por për disa studiues, ai mund të ketë zgjatur shumë më gjatë, përfshirë ndoshta disa breza, aq sa të linte një ndikim të madh në imagjinatën e tyre.

Përfundimisht, është e vështirë të thuhet nëse të paktën disa nga heronjtë, bëmat e të cilëve na i tregon“Iliada”, kanë ekzistuar vërtet. Por në vitin 2010, profesori Atanasio Papadopulos nga Universiteti i Janinës në Greqi, bëri një zbulim.

Ai tha se bashkë me ekipin e tij të arkeologëve, kishin kryer gërmime në veri të Itakës për 16 vjet me radhë, duke gjetur mbetjet e asaj që ata besonin se ishte pallati i Uliksit, Odiseut, duke sugjeruar kështu që disa nga protagonistët e poezive homerike janë realë.

Nuk përjashtohet mundësia që gërmimet e reja të zbulojnë detaje të tjera të rëndësishme, por sot për sot nuk mund të themi më shumë së kaq. Por ajo për të cilën bien të gjithë dakord, është vlera e madhe e këtyre poezive, deri në pikën që edhe poeti i madh italian Xhakomo Leopardi tha se “gjithçka është përsosur që nga koha e Homerit e më vonë, por jo poezia”.

/ Focus – Bota.al
 
Ka shume dyshime per ekzistencen se Trojes, historiografia ka pranuar tezen e Shliman se Troia a kan ne Tuqi, por edhe sot ka dyshime mbi kete teze pasi Iliada e vendos Troien buze detit dhe midis Lumenjeve njani i ftohte dhe tjetri me i ngrohte, ne turqi ka vetem nje lum Karamendes qe me shume ngjan si nji kanal se lume por mungon lumi i dyte. Sipas nje autori serb Troia gjendet ne Shkoder as nje here se kam pranu kyt teze pasi ata e zhvillojne me shune si ceshtje politike duke aludu se shkodra ka ken serbe me Boranen. Por ajo mu me ka terheq gjithmone asht Kalaja e Lezhes, asokohe ka ken midis dy lumenjeve Mati dhe Drini, qyteti a kan ngrit buze detit, nga ku edhe Akili ngjitet ne lum per me dal ne Kala...kam shume me thane ....

Por po sjell disa foto kush me gjen ndryshimin se cili asht muri i trojes dhe cili i kalase se Lezhes, sjell foto edhe se ku a kan ndodh Troia ne hartografi po ashtu dhe lezhen ...etj etj etj
 

Attachments

  • B19CD3F4-9AF6-4D2E-84EA-0060CDA80AF9.jpeg
    B19CD3F4-9AF6-4D2E-84EA-0060CDA80AF9.jpeg
    232.8 KB · Shikuar: 3
  • 43BBFF03-AF6A-493E-9751-1F789C03F7C6.jpeg
    43BBFF03-AF6A-493E-9751-1F789C03F7C6.jpeg
    224.8 KB · Shikuar: 3
  • 686D52E3-4016-44EB-BA86-B25C5E7CD33B.jpeg
    686D52E3-4016-44EB-BA86-B25C5E7CD33B.jpeg
    107.6 KB · Shikuar: 3
  • EA22E24C-161A-431A-A096-73A76C4296F6.jpeg
    EA22E24C-161A-431A-A096-73A76C4296F6.jpeg
    81 KB · Shikuar: 3
  • EBF588FD-7900-4BBC-8328-00235A8932FB.jpeg
    EBF588FD-7900-4BBC-8328-00235A8932FB.jpeg
    133.2 KB · Shikuar: 3

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.