Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cfare mendimi keni per muziken ?

Snowman

VIP
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Prill 12, 2021
Mesazhe
5,010
Cili eshte mendimi juaj per muziken, mund ta pershkruani shkurtimisht ate qe mendoni ?

Si ju ben te ndiheni, si ndikon tek ju, cfare ju "jep" ?
Cfare rrymash pelqeni, jepni shembuj.

Une mendoj qe muzika eshte 1 nga gjerat me te mbrekullueshme qe ka shpikur njerezimi.
Shpesh here degjoj muzik epike, me ben te ndihem sikur jam duke zbuluar sekretet e universit.
Edhe aktivitetet me te vogla e modeste muzika i ben te duken plot emocion.

 
Muzika e mban te gjalle njeriun ! Pa muzike bota do te ishte e erret !
 
wjrgveouhluz.jpg
 
Muziken e vrau Luana Vjollca kur filloj me kendu e me mor 20 mln klikime.
Vertet qe ta shpif kur kendon o shok! Ne jemi rrit duke degjuar "legjendat" e muzikes Shqiptare si: Shkelqim Kola, Anila Mimani, Remin dhe Zyber Avdiun me super hit-in e tij "Hajde moj Dashnore"!???
 
Muzika me qeteso shpirtin,trunin.
Domethene ajo qe degjoj une,sepse te gjithe kemi preferenca te ndryshme ne shijen muzikore.
Une naten flej me muzike dhe kufje nvesh,dhe kur nuk jam mire degjoj muzike ne erresire.
Eshte pjese e rendesishme e jetes time.?
 
Me pak fjalë, çdo tingull i natyrës është muzikë. Më mirë është përshkruar në filmin August Rush. Është epike skena përfundimtare.
Minuta 2:09 ?


Preferencat e mia:
Heavy Metal
Hard Rock
Pop
....
 
Smund të jetoj pa kufjet në vesh?
 
Muzika është si rrahjet e zemrës për jetën.
Eshte një gjuhë që ne të gjithë flasim dhe përkthejmë sipas përvojave tona të çastit, apo ditës në vijim.
Eshte në të njëjtën kohë, një gjuhë aq e pasur, si në : jazz, pop, rock, soul, funky, blues, tradicionale, sirtaki, deep house etj. Të gjitha me të njëjtin qëllim, të gjitha për të na shprehur dhe situatat që përjetojmë, qoftë dashuri apo çdo lloj ndjenje të çastit!
I❤️ music ?
 
Muzika është ushqim i dashurisë dhe terapia më e mirë shpirtërore!
 
Muzika eshte ndjenje, ushqim i ndjenjave, emocioneve.
Eshte ajo cka do te thuash por nuk mundesh?
 
Muzika është ndjenjë e hedhur në tinguj, me të cilën ushqehen njerëz.
Tek unë zë një pjesë shumë të rëndësishme, e pa të nuk di si do t'ia bëja.
Nga gjashtë artet e mirëfillta, muzikën e vendos të parën, e pas saj letërsinë.


 
Cili eshte mendimi juaj per muziken, mund ta pershkruani shkurtimisht ate qe mendoni ?

Si ju ben te ndiheni, si ndikon tek ju, cfare ju "jep" ?
Cfare rrymash pelqeni, jepni shembuj.

Une mendoj qe muzika eshte 1 nga gjerat me te mbrekullueshme qe ka shpikur njerezimi.
Shpesh here degjoj muzik epike, me ben te ndihem sikur jam duke zbuluar sekretet e universit.
Edhe aktivitetet me te vogla e modeste muzika i ben te duken plot emocion.

Muzika ka "aftesine" qe te ndryshoje menjehere gjendjen emocionale te nje njeriu. Nese degjon shume balada me tekst "prekës" gjasat jane qe do fillosh te qash.? Nese degjon shume muzike Rock apo Elektronike gjasat jane qe te ndihesh euforik. Eshte vertetuar shkencerisht qe muzika ul stresin, shume klinika psikoteraupike perdorin me sukses muziken klasike tek personat me stres te larte dhe tek ata me probleme te shendetit mendor. Muzika eshte "universale"! Kur leshohet nje kenge dhe te terheq vemendjen, ka pak rendesi nese i kupton ose jo fjalet(ato ne gjuhe te huaj), truri fillon e ndjen "kenaqesi" nga ajo cfare po degjon...
 
Muzika eshte ilaci me i mirè per zemrat e thyera , ka thene njeri! ?
 
Muzika ka "aftesine" qe te ndryshoje menjehere gjendjen emocionale te nje njeriu. Nese degjon shume balada me tekst "prekës" gjasat jane qe do fillosh te qash.? Nese degjon shume muzike Rock apo Elektronike gjasat jane qe te ndihesh euforik. Eshte vertetuar shkencerisht qe muzika ul stresin, shume klinika psikoteraupike perdorin me sukses muziken klasike tek personat me stres te larte dhe tek ata me probleme te shendetit mendor. Muzika eshte "universale"! Kur leshohet nje kenge dhe te terheq vemendjen, ka pak rendesi nese i kupton ose jo fjalet(ato ne gjuhe te huaj), truri fillon e ndjen "kenaqesi" nga ajo cfare po degjon...
Bravo Albert.
Më solle ndërmend një temë që kam hapur diku.... Mbi potencialin e tingujve në univers dhe ndikimin e tyre tek çdo krijesë ?

"Nqs do te kuptosh Universin, mendo me termet e energjise-frekuenca dhe vibracion". (Tesla)

Pikërisht, muzika, tinguj dhe vibracion në ofrojnë këtë knaqësi magjepse për psikën tonë. Relax dhe mirëqenie.

Por diçka duhet pasur kujdes, tek volumi dhe frekuencat, me të cilat kemi lindur dhe rritur në prani të tyre.
Por pse janë modifikuar që në shek e 18. Për motive të dyshimta, edhe se marrin formë konspirative, ky modifikim ndikon negativisht në sistemin tonë nervor dhe psikik..
IMG_20221021_204814.jpg
Universi rreth nesh ka një frekuencë harmonike prej 432 Hz.
Në interes të kujt është standardizuar me ligj që muzika e sotme, si albumet muzikore, file mp3, duhet të dëgjohet në frekuencat 440 Hz? Ë të largojnë mjeriun lë strukturën e tij natyrore?

Që në shekullin e 18-të, Giuseppe Verdi dhe muzikantë të tjerë e kundërshtuan këtë ligj në një letër të hapur, duke iu referuar qeverive të tyre përkatëse për të ulur frekuencën në 432 Hz.
A ka kaq shumë interes për këtë frekuencë saqë edhe Gjermania naziste më 1939 bëri një ligj që konsideronte 440 Hz si një interval normal?

Gjuha e muzikës (tingujt) është një gjuhë universale, ndaj pse të mos jetë kjo gjuhë me frekuencat që përbëjnë 432 Hz të saj origjinale?

I rashë pak gjatë ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.