Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë ndodh me trupin nëse udhëtoni në hapësirë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Çfarë ndodh me trupin nëse udhëtoni në hapësirë

Duke parë yjet, të gjithë pyesim veten: “Çfarë do të ndodhte nëse do të shkoja në hapësirë?” Të vetmit njerëz që mund të na japin përgjigje janë astronautët që kanë udhëtuar atje dhe janë kthyer.

Nga hulumtime të marra nga agjencia BrightSide, do t’iu njohim më gjërat interesante që i ndodhin njëriut në hapësirë.

f591755bc89435970e694e5427.jpg

1. Shikimi do të ulet në mënyrë dramatike.

Sindroma e presionit intrakranial ndryshe shpjegohet si një dëmtim vizual që shumica e astronautëve e kanë përjetuar për një kohë të gjatë pas udhëtimit në hapësirë. NASA ka kryer kërkime mbi këtë çështje, por deri më tani nuk është përcaktuar ndonjë shkak i veçantë, momentalisht shkencëtarët mundohen vetëm të gjejnë mënyrën për të ndihmuar astronautët me këtë sindromë.

416f6a52b689a57fb9072964f4.jpg

2. Do të rriteni disa centimetra.

Nëse keni dashur ndonjëherë të jeni më të gjatë për disa cenimetër, atëherë shkuarja në hapësirë mund t’ju ndihmojë përkohësisht. Një seri e testeve me ultratinguj kanë konfirmuar se mungesa e forcave të gravitacionit bën që shtylla kurrizore e njeriut të shtrihet për një kohë.

7e02ac51dfaec2bbf5f53da139.jpg

3. Rrezatimi në hapësirë do të ndikojë në shëndetin tuaj.

Në përgatitje të misionit për në Mars, shkencëtarët e NASA-s kanë studiuar efektet e rrezatimit në trupin e njeriut. Atmosfera në Mars është shumë më e dobët se ajo e Tokës, kështu që nuk e mbron plotësisht planetin nga rrezatimi hapësinor dhe ndikon negativisht në shëndetin e njeriut.

6b13135972bebdaf5b020d2f24.jpg

4. Mund t’iu bien thonjtë.

22 astronautë pas udhëtimeve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, kanë raportuar se kishin humbur thonjtë e tyre. Kjo vjen si rezultat e mbajtjes së dorezave të veçanta në duar që bën presion mbi thonjtë duke shkaktuar rënien e tyre. Ky problem ka të ngjarë të zgjidhet me një model të ri dorezash për shëtitjet hapësinore.

dc4d0f58978bdd4d640172a8df.jpg

5. Veshi i brendshëm do të ndalojë së punuari.

Veshi i brendshëm i njeriut punon si një akselerometër, kur përjeton një ndryshim në lëvizje dhe na ndihmon të mos sëmuremi. Por kjo ndryshon kur një njeri është në hapësirë. Kjo “pajisje” e vogël prishet dhe astronautët kanë raportuar se janë ndjerë keq për një ose dy ditë pas arritjes në stacionin hapësinor.

1816e65fa19746bb744eabc1f4.jpg

6. Do të ketë një problem me lëngjet e trupit.

Mungesa e gravitetit shkakton gjithashtu një ndryshim të veçantë në mënyrën e rrjedhjes së lëngjeve brenda trupit të njeriut. Në vend që gjaku të qarkullojë në gjymtyrët e poshtme si në Tokë, në hapësirë ndodh e kundërta, udhëton deri në kokë. Kjo është arsyeja pse disa astronautë duken më “të rrumbullakët” kur kthehen.

55d5725f5cb457a4c042e54c6f.jpg

7. Zemra do të tkurret.

Zemra gjithashtu përjeton shumë ndryshime në hapësirë. Për shembull, ajo pompon më pak gjak dhe ndryshon formën e saj për të qenë më sferike. Studimet mbi astronautët mund të ndihmojnë jo vetëm për të shmangur probleme të tilla kardiake në të ardhmen në hapësirë, por edhe për njerëzit në Tokë.

57187a5c99a563fbd02d7e3a4f.jpg

8. Muskujt do të bëhen të dobët.

Ndërsa janë në hapësirë, astronautët duhet të stërviten në çdo kohë. Një gjendje e quajtur atrofi mund të dobësojë muskujt dhe kockat pas një udhëtimi të gjatë në hapësirë. Prandaj, të gjithë njerëzit që udhëtojnë në hapësirë inkurajohen të ushtrojnë çdo ditë.

2eab6e5b6bb4934c245c76da8e.jpg

9. Mund të përjetohen probleme psikologjike.

K shumë filma shkencor rreth njerëzve që çmenden në anije kozmike? Epo, mund të bëhet realitet me një mision në Mars. Për të shmangur një situatë të tillë, NASA dhe Agjencia Hapësinore e Rusisë “Roscosmos” kanë kryer shumë studime dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për të parë se çfarë ndodh me njerëzit në që mbyllen në vend të ngushtë.

de018a55bd9522389bf9306860.jpg

10. Çfarë ndodh nëse kostumi hapësinor thyhet në ambientin e hapur?

Nëse pyesni veten nëse është e mundur të mbijetoni në ambient të hapur në hapësirë pa kostum. Deri tani dihen këto gjëra:

Do të humbë vetëdija për 15 sekonda

Kjo do të pasohej nga asfiksimi

10 sekonda në hapësirë të hapur bën të flluskoni gjak.

Mushkëritë shkatërrohen për 30 sekonda.


Për ta përmbledhur, vdes në më pak se një minutë.

b1967b5641aac37ba3dbd94c50.png

11. Si funksionon graviteti në trup?

Graviteti, ose mungesa e tij, ka efekte të thella në trupin e njeriut në hapësirë. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë se si ta rikrijojnë atë për astronautët. Është Stephen Hawking, fizikanti i famshëm, që përjetoi atë në vitin 2007. “Hapësirë, ja ku po vij”, tha ai pas fluturimit të tij me gravitet zero.

4803ed5d56879207e5db8ed050.jpg

12. Ky studim me binjakë zbulon më shumë rreth trupit të njeriut në hapësirë.

Binjakët identikë Scott dhe Mark Kelly u bënë subjekt i një studimi rreth “sigurisë dhe performancës së astronautëve individualë”. Ndërsa Scott shkoi në hapësirë, Marku qëndroi në Tokë. Ata të dy kryen teste identike mjekësore. Shkencëtarët pastaj krahasuan të dhënat, dhe rezultatet janë magjepsëse. Për shembull, nivelet e proteinave reaktive C, një shenjë për inflamacion, ishin të larta për Scott për shkak të stresit që ai përjetoi gjatë uljes. Hulumtimi është ende në vazhdim, dhe ka të ngjarë të ndihmojë të kuptojmë ndryshimet që një trup njerëzor përjeton në hapësirë në nivel gjenetik.

af24a7570bbbd37ce93a458a9b.jpg

13. Rënia në një vrimë të zezë mund ta thyejë trupin në jone.

Si hipotezë, nëse një njeri bie në një vrimë të zezë, ai ose ajo do të përjetonte “shtrirje” ekstreme. Ndjesia për kohën gjithashtu do të ndryshonte. Një person do të ishte në gjendje të shihte të ardhmen dhe të kaluarën në të njëjtën kohë. Sidoqoftë, ka shumë të ngjarë që vdekja e menjëhershme të ndodhë pasi trupi dhe truri i do të treteshin në jone.

04c20f5045b441816c81f1c8ae.jpg

14. Zhvillohet sensi i humorit.

Puna e një astronauti konsiderohet si një nga më të rrezikshmet dhe më të vështirat në botë. Kështu, të kesh një sens humori është gjithmonë e dobishme për t’i mbijetuar stresit fizik dhe emocional.

Në fotografi, një astronaut mban një shenjë “Për Shitje” për dy satelitë që nuk funksionojnë si duhet.

44924e519aaa4083f6dcc94d55.jpg

15. Do të marrë malli për Tokën (shtëpinë) më shumë se kurrë.

Mund të jetë përvoja më magjepsëse për astronautët që të jenë në hapësirë, por të gjithë dëshirojnë të jenë sa më shpejtë në shtëpi.

32d4f55c28ae2ba119686ece59.jpg

16. Do të besoni besëtytni.

Të kesh pak fat nuk ka dëmtuar askënd, sidomos kur merresh me hapësirë dhe ndryshon trupin tënd atje. Kjo foto e Misionit 10 Apollo është një provë e kësaj.

af2d9a53c9a08a2e08dbfae0b7.jpg

17. Nëse fluturoni larg në hapësirë, çfarë ndodhë?

Nëse një astronaut fluturon larg stacionit në rast të mosfunksionimit të kostumit hapësinor, ose ndonjë ngjarje tjetër katastrofike, gjërat do të bëheshin shumë të zymta për të. Ai ose ajo do të pluskonte në hapësirë për 6 orë derisa të mbaronte oksigjeni. Ky është një skenar i tmerrshëm vdekjeje për cilindo prej astronautëve.

Sidoqoftë, NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore në të gjithë botën sigurohen që një astronaut të kthehet në stacion i sigurt, duke përdorur Ndihmën e Thjeshtuar për Shpëtimin EVA.

Tani që e dini se çfarë ndodh me astronautët, mendojeni nëse doni të bëheni pjesë e ndonjë nga misionet për në Mars që priten të realizohen në 20 vitet e ardhshme./tvklan.al
 
Skam udhtu noi here
Tkisha udhetu te tregoja
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.