Çfarë pamje ka robëria e njeriut para teknologjisë?

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
2,235
Location
Tiranë
Si do të dukeni nëse papritmas nuk do të keni nëpër duar telefonat tuaj celularë?

Të vetmuar, pak të çmendur apo thjesht të injoruar krejtësisht nga personi që keni në krah.

Ndërsa jemi “thithur” gjithnjë e më shumë nga ekranet që mbartim gjithnjë me vete, poza e fytyrës së ngjeshur dhe të përhumbur është bërë një imazh i zakonshëm

Fotografi amerikan Eric Pickersgill ka krijuar “Removed” , një seri fotografish për të na kujtuar se sa e çuditshme është kjo pozë.

Në secilin portret, pajisjet elektronike janë hequr para se të bëhej fotografia, në mënyrë që njerëzit të shikojnë duart e tyre ose hapësira boshe midis duarve të tyre, duke injoruar shpesh mundësitë e bukura për lidhje njerëzore.

Rezultatet janë të trishta, por edhe një kujtesë, mbase për t’i hequr telefonat ose të paktën për të rralluar përdorimin e tyre të tepruar.



j.l./ dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Jetmira

♋Cangrejo♋
Kontributor
PRINCESS
Mesazhe
8,374
Location
Askund
Sinqerisht me vjen keq kur ulemi ne nje tavoline dhe ne vend qe te flasim me njeri-tjetrin,ulim kokat mbi telefon:):)
Ose kur personi perball mundohet te na thote dicka dhe ne e injorojme.
Nuk marrim guximin te dalim te shetisim apo te bejme piknik me njerezit me te afert,por vetem e pershendesim me nje smile neper rrjetet sociale;);)
As nuk preferojme te qajme hallet por preferojme shoqerine e telefonit.
Teknologjia na ka kthyer ne rober te saj:):).
 

Artin

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
215
Sinqerisht me vjen keq kur ulemi ne nje tavoline dhe ne vend qe te flasim me njeri-tjetrin,ulim kokat mbi telefon:):)
Mua nuk më bezdis kjo, po kur dikush në tavolinë fillon të flasë në telefon, e të tjerët janë të detyruar të dëgjojnë atë...
 
Top