Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra​


Rrahjet1okkk 750x500



Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit dhe më drobitësit për shpirtin dhe organizmin.

Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës.
Por trauma më e madhe që shkakton zemërimi është pikërisht në organizëm.
Zemërimi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.
lg.php

Çfarë Pasojash Ka Zemërimi Tek Zemra?

Hormonet e stresit siç janë adrenalina dhe kortizoli lëshohen me vrull në gjak gjë që shkakton skuqjen e lëkurës, ndjesinë sikur zemra të del nga kraharori dhe rritjen e tensionit të gjakut.
Këto simptoma i bëjnë njerëzit e prekur nga zemërimi kronik më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas një episodi zemërimi.
Nga ana tjetër, rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi, thonë ekspertët.
Kjo nuk do të thotë se nëse zemëroheni në këtë moment do të pësoni një atak në zemër apo ishemi.
Megjithatë, rreziku i sëmundjeve koronare si pasojë e zemërimit të shprehur ose jo është tepër i lartë.

Vetërpërmbajta dhe mos shprehja e zemërimit ka gjithashtu një ndikim të fortë tek zemra thonë mjekët.
Një qasje më e shëndetshme ndaj zemërimit është identifikimi i arsyeve dhe ndjenjave përpara se të humbisni kontrollin.

Zemërimi konstruktiv i cili ka të bëjë me shprehjen e ndjenjave në komunikim të drejtpërdrejtë me personin që ka nxitur këtë emocion, është një veprim i shëndetshëm që nuk shkakton probleme me zemrën.
Emocionet e Tjera Negative Dhe Shëndeti i Zemrës

Zemërimi nuk është i vetmi emocion që ka një ndikim kaq të fortë tek shëndeti i zemrës.
Stresi, ankthi, frika dhe depresioni të gjitha lënë nga një gjurmë të painjorueshme në shëndetin e zemrës.
Emocionet e vazhdueshme negative kanë lidhje të fortë me rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Këto emocione rrisin ndjeshëm nivelet e kimikateve që shkaktojnë inflamacion në trup
Humori i Mirë, Qetësimi Dhe Meditimi Ulin Rrezikun e Sëmundjeve Të Zemrës
Shkencëtarët thonë se shëndeti i zemrës nuk varet plotësisht tek ushqimi, aktiviteti fizik apo mospirja e duhanit.
Emocionet pozitive, e qeshura, humori, meditimi dhe marrëdhëniet sociale ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

/AgroWeb.org
 
Zemërimi është negativ. Po - kur ndalohet.
Dhe pastaj e përplas në kokën e të pafajshmit.
Ose e drejton nga vetja me mdjenjën e fajit, duke e përsëritur.
Ndoshta edhe ndjenja turpi.
Por nuk ka asnjë lidhje me vetë zemërimin.

Zemërimi është thjesht një ndjenjë. Dhe emocionet janë një sistem feedback. Ne marrim reagime nga vetja për mënyrën se si ndihemi dhe për ato që na duhen - për mirë ose për keq. Dhe kur zemërohemi, kjo na tregon se diçka e rëndësishme është në “rrezik”. Diçka që do të thotë diçka për ne.
Dhe, natyrisht, duhet të reagojmë.
 
Peson infrakt tap hajt maroj puna☠
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.