Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë tregon muzika që dëgjoni për personalitetin tuaj?

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 27, 2017
Mesazhe
11,141
Screen-Shot-2017-11-13-at-13.26.27.jpg

Dëgjoni Rock, Klasike, Hip Hop, Punk Soul? Dijeni që ne jemi ajo që dëgjojmë. Lexoni arsyen pse, bashkë me shpjegimet
Muzika, njësoj sikurse shumë preferenca të tjera të tuat, tregojnë shumë për personalitetin tënd. Në mund të kuptojmë shumë për karakterin e dikujt, thjesht duke i hedhur një sy listës së këngëve të tij në laptop, Music app, Spotify, apo iTunes.
Në një studim ku u përfshinë rreth 4.000 persona, ata plotësuan një formular mbi llojin e tyre të preferuar të muzikës dhe shkruajtën mbi arsyen se pse e pëlqenin atë zhaner muzikor. Analiza e tyre tregoi të dhëna befasuese.
Zhanerat më të pëlqyer muzikor bashkë me shpjegimet e personalitetit të personave që i pëlqejnë, janë si më poshtë :
Muzika Punk – Muzika Punk pëlqehet më shumë nga personat e zgjuar dhe që ecin me plane për të ardhmen. Ata janë shumë larg karakterit vëzhgues, apo gjykues. I pëlqen më shumë të ndërhyjnë kur duhet, se sa thjesht të rrinë të heshtur duke parë të ndodhin padrejtësi përpara syve të tyre.
Screen-Shot-2017-11-13-at-13.25.57.jpg

1-Muzika Jazz .
Personat që pëlqejnë këtë lloj muzike, mendohet se janë më të zgjuar, më socialë me të tjerët dhe njëkohësisht, kanë karakter shumë të fortë. Nëse ata i mbyllin punët me dikë apo me diçka, nuk i rikthehen më të njëjtës historie nga e para. Gjithashtu, janë njerëz që përqendrohen shumë tëk plotësimi i synimeve që i vendosin vetes.
2-Muzika klasike .
Kjo ishte mjaft e preferuar në mesin e arkitektëve dhe opinionistëve. Mendohet se personat që pëlqejnë këtë lloj muzikor janë më të zgjuar dhe shumë më tepër të dhënë ndaj fakteve. Ata nuk flasin asnjëherë me siguri, nëse nuk kanë parë fakte mbi temën që po diskutohet.
3-Muzika Rock .
Eh, janë të vërteta fjalët që ekzistojnë se muzika Rock pëlqehet nga personat me karakter gjaknxehtë dhe rebel. Sipas studimit të kryer, kjo lloj muzike u pëlqye më shumë nga personat më gjaknxehtë gjatë sondazhit, si dhe nga ata që ushtronin bërjen e tatuazheve si profesion.
4-Muzika Pop .
Kjo lloj muzike u pëlqye shumë prej tipave aventurierë, socialë dhe me imagjinatë të zhvilluar. Persona të tillë mendohet se janë shumë të ndjeshëm, por edhe tepër socialë. Shoqëria me ta nuk të mërzit asnjëherë.
5-Muzika Metal .
Këta persona mendohen se kanë karakter të kundërt me ata që pëlqenin muzikën pop. Nuk janë shume socialë dhe preferojnë më tepër të mendojnë se sa të ndiejnë, si dhe të veprojnë shpesh herë në gjaknxehtësi e sipër.
6-Muzika Hip Hop .
Personat që pëlqejnë muzikën hip hop, mendohet se janë shumë më të fokusuar duke menduar për të tjerët, se sa për veten. Janë tipa socialë dhe të besueshëm, pra tipa që kushdo do të donte t’i kishte në shoqërinë e vetë.
7-Muzika Electronic.
Persona të tillë janë shumë të dhënë pas festave, pas party-ve. Rrallë mund të gjesh dikë që pëlqen muzikën elektronike dhe që i pëlqen të rrijë në shtëpi. Pra, persona të tillë mezi ‘mblidhen’ në shtëpi. Janë tepër të lëvizur.
8-Muzika Country
Personat që pëlqejnë muzikën Country janë shumë paqësorë dhe shumë pro një jete të qetë. Të gjithë ata që zgjodhën muzikën country, ishin më tepër pro një jete të qetë në një zonë ruralë, se sa një jete aktive në kryeqytet, apo në metropole.
9-Muzika Soul .
Nuk ka njerëz më të ndjeshëm, se sa ata që pëlqejnë muzikën Soul. Jo më kot, ky zhaner muzikor u preferua më tepër nga ata që kishin një rreth të ngushtë shoqëror dhe që preferonin më shumë jetesën vetëm apo me pak njerëz, se sa atë ku rrethoheshin prej shumë njerëzve që mund t’i lëndonin ata. / Bota.al
Screen-Shot-2017-11-13-at-13.26.10.jpg
 
Po kur ngjo linda morinen nuk qeka ktu sa inot ?
 
3- Guns N' Roses
5- e degjoja per motivim para cdo ndeshje rreth 30 minuta iron maiden ose hammerfall me karikonte metal-i

Por skeni fut muziken country muzika qe shkon me pijen
 
Electrohouse & popullore :) ku jane
 
5-Muzika Metal .
Këta persona mendohen se kanë karakter të kundërt me ata që pëlqenin muzikën pop. Nuk janë shume socialë dhe preferojnë më tepër të mendojnë se sa të ndiejnë, si dhe të veprojnë shpesh herë në gjaknxehtësi e sipër.
 
“...Muzika është shpikur për të pohuar vetminë njerëzore...”.
 
“...Muzika është shpikur për të pohuar vetminë njerëzore...”.
Varet metali ose hard rock mund jen vertet forta por japin crymzim e karikojn shum adrenalin..pasi jan fjal e tekse qe burojn nga persona te rrebelum ose te lendum.....inspiracion ne momente ku sdon ose sje ne.gjendje te degjosh keshilla nga askush
 
Varet metali ose hard rock mund jen vertet forta por japin crymzim e karikojn shum adrenalin..pasi jan fjal e tekse qe burojn nga persona te rrebelum ose te lendum.....inspiracion ne momente ku sdon ose sje ne.gjendje te degjosh keshilla nga askush
Mua smë pëlqejnë këto dy zhanre çuditërisht.
 
Kto theniet klishe sa fiksim i keni. Jeta nuk eshte postulat.
Muzika eshte energjia ku njeriu gjen veten. E gjen aq shpesh sa mend edhe depresionohet prej saj.
Metal, heavy metal, death e te tera rrymat e ketij lemi, jo gjithkush i degjon dhe i pelqen.
Si rrjedhoje prandaj na konsiderojne si asocial.....sepse nje qe degjon Linda Morinen psh, i dukem rob i cmen une apo ata si une lol
 
Eshe ndoshta por te degjosh ato nga buron kjo rrym do tpelqeje ...jo.kto komercialet e, tanishne :)
 
Mua smë pëlqejnë këto dy zhanre çuditërisht.
Cfare ke degjuar ti psh dhe ste pelqeu?
Pastaj kjo lloj muzike ka nje vecanti, nuk degjohet ne cdo kohe.....do momentin kur ti ndjen dhe ke nevoje ta degjosh
 
Cfare ke degjuar ti psh dhe ste pelqeu?
Pastaj kjo lloj muzike ka nje vecanti, nuk degjohet ne cdo kohe.....do momentin kur ti ndjen dhe ke nevoje ta degjosh
Nuk më vjen në mëndje moon tani
Por mbase është kjo që thua: duhet momenti për ta shijuar gjë të cilën se kam pasur shumë atë moment, nuk e njoh shumë si zhanër. Shoh që të pëlqeka, më jep një emër ti bëj play.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.