Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Charles Bukowski!

Passion

Banned
Regjistruar më
Maj 25, 2018
Mesazhe
15,143
Te nderuar antare!
Te gjithe mundemi modestisht te pasurojme tema me shkrime te tija,edhe do isha miqenjohes nqs do e benit. :)

Charles Bukowski ka lindur në Andrenach në Gjermani me 16 gusht te vitit 1920. Dy vjet pas lindjës së tij, e gjithë familja emigron në Amerikë. Ata vendosen në Los Anxhelos, ku Bukowski qëndroi gjithë jetën. E gjithë jeta e tij është e shkruar në libra. Emri i tij i plote është Henry Charles Bukowski Jr., por atë thjesht e thërrisnin Henk. Ka vdekur me 9 mars te vitit 1994 nga leukemia në San Pedro. Është autori i 34 vëllimeve poetike, 3 romaneve dhe një skenar filmi. Bukowski njihet si një ndër themeluesit e rrymës "Underground" të shkrimit artisti




Njekohesisht po sjellim disa nga theniet e tij. :)



Problemi me pijen është ky, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe, ti pi në përpjekje për ta harruar ; nëse ndodh diçka e mirë, ti pi për të festuar; dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi që të ndodhë diçka.”[1] Vlerësoje veten, kurrë mos ju përkul njeriut, askush nuk është më i mirë se ti, pasi Zoti na krijoi të gjithëve të njejte!

“Për ata që besojnë në Zot, shumica e pyetjeve të mëdha kanë përgjigje. Por për ata prej nesh që nuk janë të gatshëm të pranojnë formulëne Zotit, përgjigjet e mëdha mbesin të pashkruara. Ne ju përshtatemi kushteve dhe zbulimeve të reja. Ne jemi të përpunueshëm. Dashuria nuk duhet të jetë urdhër apo besim i diktuar. Unë jam Zoti im. Ne jemi këtu t’i ç’mësojmë mësimet e kishës, shtetit dhe sistemit tonë arsimor. Ne jemi këtu për të pirë BIRRË. Ne jemi këtu për ta vrarë luftën. Ne jemi këtu t’i qeshim fatit dhe të jetojmë jetën tonë aq mirë saqë edhe vdekja do të frikësohet të na marrë. ”

E ndjeja stomakun të më lëkundej si një varkë në det me dallgë. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, më i trishtuar. Isha dashuruar me atë

Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet të qetësohen dhe të mësohen me idenë.

Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.
 
Last edited by a moderator:
Të mendosh dhe të ndjesh, janë dy obsione që ke në dorën tënde!
Zgjidh e merr.
Gjithmonë, gjithçka është në dorën tënde.
Të paktën mos harro të ruash diçka për vete.
Askush nuk do ta bëj për ty?

Do të luajmë kukafshehtas?
-Po, por nëse të gjej, do të ha me puthje.
-Dakord, por nëse nuk më gjen, jam poshtë krevatit.

Charles Bukowski

Një nga autorët e mi të preferuar të citateve!
I mençur qerratai dhe i vertetë gjer në thelb, gjer në palcë.
Gjer në kufirin e të pamundurës.
Aty, ku dashuria lind dhe rritet apo vdes.
Gjer në kufirin e mëndjes me shpirtin!
Por unë kurrë nuk do ta shikoja burrin ideal, nëse do të donte të më shijonte trupin para shpirtit.
Nëse do më donte buzët pa më dashur fjalët.
Nëse do më donte lêkurën para mëndjes.
Nëse unë do të ngadalevdisja në vdekjen e tij.
Prandaj më pëlqen Bukowski sepse di të ledhatojë me fjalë.
Janë të rrallë gjer të pakët ata njerëz të cilèt të ledhatojnë me fjalë.
Ndaj unë zgjedh,zgjedh atë që më mbush shpirtin, që më ushqen mëndjen, zemrën. Kjo jam unë, gjer aty ku puthet toka me qiellin, e dielli çel udhë drejt horizonteve pa emër.
Por, një ditë do të shkruaj dhe unë emrin tënd dashuri, me shkronja gjaku në zemrën time përgjithmonë.
Dhe jo si loje, apo aventure poleziozash.
Thjeshtë dhe bukur sikur zemra ime di dhe do të zgjedhë?

“Më kuptoni mua! Unë nuk jam si bota e rrëndomtë. Unë i kam çmenduritë e mia. Unë jetoj në një dimension tjetër dhe nuk kam kohë për gjëra që nuk kanë shpirt!”

Charles Bukowski


"Nuk jam nga ata që e kthejnë kokën pas me dëshpërim dhe keqardhje. Ka muzikë në çdo gjë, edhe në dështim."

Charles Bukowski

"Femra dëshiron ta nxjerrësh nga kjo botë, të mos e kujtosh atë në problemet e saj, të mos i mbash leksione për vet atë. Duhet vetëm ta ngrisish, si fëmijë ta mbash në duar, dhe ta lëshosh të lirohet dhe të fluturojë... Femra mbi të gjitha është një mace e cila kënaqet në cdo lëvizje të saj, e lirë... Dhe kur është ashtu atëherë është më e bukur. Atëherë është krijesë harmonie, është krijesë dashurie.

Charles Bukowski
 
Charles Bukowski ka lindur në Andrenach në Gjermani me 16 gusht te vitit 1920. Dy vjet pas lindjës së tij, e gjithë familja emigron në Amerikë. Ata vendosen në Los Anxhelos, ku Bukowski qëndroi gjithë jetën. E gjithë jeta e tij është e shkruar në libra. Emri i tij i plote është Henry Charles Bukowski Jr., por atë thjesht e thërrisnin Henk. Ka vdekur me 9 mars te vitit 1994 nga leukemia në San Pedro. Është autori i 34 vëllimeve poetike, 3 romaneve dhe një skenar filmi. Bukowski njihet si një ndër themeluesit e rrymës "Underground" të shkrimit artistik.
 
Problemi me pijen është ky, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe, ti pi në përpjekje për ta harruar ; nëse ndodh diçka e mirë, ti pi për të festuar; dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi që të ndodhë diçka.”[1] Vlerësoje veten, kurrë mos ju përkul njeriut, askush nuk është më i mirë se ti, pasi Zoti na krijoi të gjithëve të njejte!

“Për ata që besojnë në Zot, shumica e pyetjeve të mëdha kanë përgjigje. Por për ata prej nesh që nuk janë të gatshëm të pranojnë formulëne Zotit, përgjigjet e mëdha mbesin të pashkruara. Ne ju përshtatemi kushteve dhe zbulimeve të reja. Ne jemi të përpunueshëm. Dashuria nuk duhet të jetë urdhër apo besim i diktuar. Unë jam Zoti im. Ne jemi këtu t’i ç’mësojmë mësimet e kishës, shtetit dhe sistemit tonë arsimor. Ne jemi këtu për të pirë BIRRË. Ne jemi këtu për ta vrarë luftën. Ne jemi këtu t’i qeshim fatit dhe të jetojmë jetën tonë aq mirë saqë edhe vdekja do të frikësohet të na marrë.

E ndjeja stomakun të më lëkundej si një varkë në det me dallgë. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, më i trishtuar. Isha dashuruar me atë.

Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet të qetësohen dhe të mësohen me idenë.

Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.
 
"Do ta kërkoja dorën tënde, do t'i kërkoja buzët tua, do t'i kërkoja hapat tua, do ta kërkoja shikimin tënd, do t'i kërkoja rrugët tua, do t'i kërkoja sytë e tu, do t'i kërkoja lotët e tua të derdhur ndonjëherë, do t'i kërkoja buzëqeshjet tua, do t'i kërkoja frymëmarrjet e tua, do t'i kërkoja ëndrrat e tua. I gjunjëzuar do të shprehja dashurinë dhe do të kërkoja zemrën. A do të jesh ajri im?"

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_060001.jpg

"Pasi një femër kthehet kundër jush, harrojeni atë. Ato mund t'ju duan, por papritmas diçka ndryshon në to. Ato mund t'ju shikojnë duke vdekur në një hendek, të shtypur nga një makinë, dhe do të vijnë të pështyjnë mbi ju."

Charles Bukowski
 
"Një femër mediokre më tepër do donte të kishte bukuri se sa mend, sepse ajo e din se një mashkull mediokër më mirë sheh se sa mendon."

Charles Bukowski
 
"Ata mendojnë se unë jam qyqar, por në të vërtet ata janë qyqarë. Sepse ata refuzojnë të ndjejnë, fuqia e tyre është fuqi kërmijshë."

Charles Bukowski
 
Ndjejmë gjëra dhe nuk i themi.
Duam dhe nuk e shprehim.
Lëndojmë, dhe falje nuk kerkojmë.
Gabojmë dhe nuk kemi deshirë të mësojmë.
Humbasim njerëz dhe atëherë e kuptojmë që duhet t’i vlerësonim më shumë.
Largojmë ata që na duan dhe i shtrijmë dorën atij që na ka kthyer shpinën.
Pendohemi tepër vonë dhe neglizhojmë një ndjenjë.

Charles Bukowski
 
" Damat zakonisht shkojnë pas hajvanëve më të mëdhenj që mund të gjejnë; prandaj dhe raca njerëzore është aty ku është sot.“

Charles Bukowski
 
Shkruaj poezi, eksitohem, buzëqesh, qesh, flej, vazhdoj edhe pak, njëjtë si shumica prej nesh, njëjtë si të gjithë ne. Ndonjëherë dëshiroj ta përqafoj të gjithë njerëzimin në Tokë dhe t'i them: “Le të shkoj në djall e gjithë kjo që na e kanë imponuar, ne jemi të fortë dhe të mirë, madje edhe pse jemi egoist dhe vrasim njëri-tjetrin, dhe vrasim veten, ne jemi njerëz, të lindur për të vrarë, të vdesëm dhe të qajmë në dhomat e errëta, të duam në ato dhomat e errëta dhe të presim, të presim, të presim dhe të presim. Ne jemi njerëz, asgjë më shumë se aq”

Charles Bukowski
 
-Po ti çfarë pune bën? - më pyeti.
-Tani për tani, asgjë.
-Ke një të dashur të lezetshme.
-S'është e keqe.
-Çfarë pune bëje para se të mos bëje asnjë punë.
-Të gjitha punët e këqija. Asnjëra nuk ia vlen të zihet me gojë.
-Kam folur me të dashurën tënde, ajo thotë se ti pikturon dhe shkruan, se je artist.
-Ndonjëherë në të rrallë jam artist, në të shumtën e kohës nuk jam asgjë.

Charles Bukowski
 
“Ligjet e shoqërisë dhe të natyrës nuk janë të njëjtë. Shoqëria jonë është falco, për atë shkak jemi në prag që të shkojmë në rrotë të së ëmës!”

Charles Bukowski
 
"Të njoh gati 2 muaj, dhe akoma nuk e kam idenë se kush je ti. Ti je si një perde e varur."

Charles Bukowski
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.