Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cila ishte perandoria më e madhe në botë?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Cila ishte perandoria më e madhe në botë?



Sipas Rekordeve Botërore Gines, përgjigjja është Perandoria Akamenide në vitin 480 Para Erës Sonë, e njohur gjithashtu si Perandoria Persiane. Vlerësohet se 44 për qind e popullsisë së botës sundohet nga monarku akamenid në atë që tani është Irani i sotëm, duke e bërë atë perandorinë më të madhe në historisë.

Por jo që të gjithë bien dakord me këtë vlerësim. Kjo sepse pjesa e popullsisë, është vetëm një nga mënyrat për të matur shtrirjen e një perandorie, dhe disa ekspertë pyesin nëse është vërtet e drejtë të përdoret kjo lloj metrike, kur krahasohen perandoritë në periudha të ndryshme kohore.

Për shembull, kur Perandoria Akamenide ishte në kulmin e vet, bota banohej nga vetëm 112.4 milionë njerëz. Britanikët sunduan mbi çerekun e popullsisë së botës në vitin 1901, por në atë kohë popullsia globale ishte rritur në 1.6 miliardë njerëz.

Pra a është e arsyeshme të krahasohen perandoria britanike dhe ajo akamenide me këtë metrikë? Apo mos po krahasojmë mollët me portokallet? Dhe kjo pa analizuar të mirat dhe të këqijat e mënyrave të tjera në matjen e madhësisë së një perandorie:si shtrirja gjeografike; madhësia e ushtrisë; produkti i brendshëm bruto e kështu me radhë.

”Ne duhet të përdorim një metrikë për të matur ndikimin dhe stabilitetin afatgjatë”- thotë Martin Bomas, egjiptolog dhe drejtor i Muzeut Historik të Universitetit Mekuir në Sidnei të Australisë, pasi një gjë është të nisësh një fushatë ushtarake për të zgjeruar territorin.

Dhe tjetër janë disa aftësi logjistike dhe infrastrukturës që kërkohen, për t’i mbajtur dhe administruar ato territore. “Për mua, metrika duhet të llogaritet me vite. Shihni Rajhun e Tretë të Hitlerit. Iu desh shumë territor për të rivalizuar romakët, por askush nuk do ta quante atë një perandori pasi zgjati 6 gjashtë vjet dhe në një periudhë të luftës totale”- thekson Bomas.

Ai shton se për t’u klasifikuar si një perandori, një shtet i madh duhet të ketë një periudhë paqeje për të sjellë prosperitet. Dhe ky prosperitet mund të shfrytëzohet në mënyrë që burimet dhe pasuria të mund të dërgohen sërish në qendrën e perandorisë, thotë Bomas.
Pikërisht në këtë pikë dështon Perandoria Mongole e Xhengiz Kanit, si një pretendente për të qenë perandoria më e madhe në botë.

Vetëm 88 vjet pas themelimit të saj, perandoria u nda në 4 pjesë, pasi pasardhësit e Xhengiz Kanit u grindën mbi trashëgiminë. Edhe ajo kohë relativisht e shkurtër e unitetit, u shpenzua në betejë me të huajt, duke zgjeruar në mënyrë agresive kufijtë e saj që u provua të jetë një perandori e paqëndrueshme.

Perandoria Britanike mund të mos ketë qenë aq e madhe, por ajo i mund mongolët, për sa i përket territorit që arrinte të kontrollonte. “Dielli nuk perëndonte në Perandorinë Britanike. Britanikët kontrollonin tokat dhe detet”.

Perandoria Britanike u krijua në fund të viteve 1500, kur mbretëritë deri atëherë të ndara të Anglisë dhe Skocisë, krijuan kolonitë e tyre të para jashtë shtetit në Amerikë dhe Karaibe. Në një nivel teknik, mund të thuhet se Perandoria Britanike ekziston ende -edhe pse e zvogëluar në mënyrë dramatike – përmes posedimit të saj të vazhdueshëm të 14 territoreve relativisht të vogla jashtë shtetit, përfshirë Gjibraltarin dhe Ishujt Falkland.

Ekzistojnë gjithashtu 16 vende të pavarura, të njohura gjithashtu si Komonuelth, ku Mbretëresha Elizabeta II është ende kryetare e shtetit, duke përfshirë Australinë, Belizenë, Kanadanë, Zelandën e Re, Papua Guinenë e Re dhe disa vende në Karaibe.

Por shumica e historianëve thonë se ajo përfundoi në 1997, kur Mbretëria e Bashkuar ia ktheu Hong Kongun Kinës. “Vetë Princi Çarls e ka pranuar këtë. Ishte kolonia e fundit e madhe në perandori”- thotë Bomas. Nëse pajtohemi më këtë konstatim, atëherë rezulton se Perandoria Britanike ekzistoi për afro 400 vjet, gjë që do të thotë se megjithëse britanikët pushtuan më shumë pjesë të globit se kushdo tjetër, ata prapë nuk mund të quhen perandoria më e madhe kur maten me parametrin e jetëgjatësisë.

Perandoria Osmane, e qeverisur nga Turqia e sotme, e sfidon Perandorinë Britanike, pasi ajo sundoi për të paktën 600 vjet. Por ishin romakët – duke supozuar se jeni dakord që Perandoria Romake vazhdoi edhe kur u nda në dysh, për të krijuar Perandorinë Romake Perëndimore dhe Perandorinë Romake Lindore – që zgjati më gjatë nga të gjitha, afro 1500 vjet. / Livescience –

Bota.al
 
Last edited:
Ke harruar ate Mongole . Nga perandorite me te frikshme dhe me e madhja ateher ne bote . E krijoji Xhenxhi Kani :D
 
Jo nuk e harrova lexoje mire
Po , por flitet qe gjate udheheqjes te Xhenxhi Kani ajo ishte perandoria me e madhe dhe pas vdekjes te tij ajo perandori ra !
 
Po , por flitet qe gjate udheheqjes te Xhenxhi Kani ajo ishte perandoria me e madhe dhe pas vdekjes te tij ajo perandori ra !

Ketu tregoj perandorite qe kane ndenjur dhe kane marre titullin si me te medha qe kane hyre ne gines per te tilla the kane mbajtur titullin po ke nje literature tjeter me te plotesueshme drejt kesaj teme sille ta plotesojme
 
Jemi te paket ne numer por te ishim me shume do kishim bo boten me fol shqip jemi tmire jemi bujar jemi trrima edhe fisnik ( ka edhe delenxhi por pyll pa derra ska ) flas per pjesen me tmolle anojme nga pozitivja ? po qe muhabeti lek shqipet sjan never late ?
 
  • Yll
Reactions: .
Dominimi i Botës

Dominimi i Botës është vendosja e një qeverie në të gjithë botën,që kontrollon çdo cep të saj.Shumë vende e kanë provuar t'ia arrijnë por nuk ia kanë dalë mbanë.Më afër këtij qëllimi ka qenë Perandoria Mongole e cila në kulmin e fuqisë zotëronte 1/3 e territorit të botës.Këto janë vendet që kanë provuar të dominojnë Botën:

Perandoria e Aleksandrit të Madh

Aleksandri i Madh krijoi të parën perandori botërore.Për 10 vjet me radhë Aleksandri pushtoi territore nga Maqedonia në Indi.Beteja më e famshme është ajo kundër Darit të Persisë të cilin ai e mundi.Por pas vdekjes së Aleksandrit perandoria e krijuar prej tij u shpërbë.

Perandoria Romake

Kjo perandori u krijua pas rënies së perandorisë së Aleksandrit.Në kulmin e fuqisë së saj kjo perandori shrihej në brigjet e Detit Mesdhe,në Ballkan,në Gali,në Iberi,në Britani dhe në Lindjen e Mesme.Perandoria Romake nisi në kohën e
Roman Empire Contestedterritory.PNG

perandorit Jul Çezari.Pas tij do të vinte Augusti perandori më i madh i perandorisë.Pas këtyre të dyve Roma u dobësua dhe një listë perandoresh të paaftë udhëhoqën vendin derisa perandoria e perëndimit do të rrëzohej në vitin 476.Perandoria Bizantine e cila ishte pjesa e mbetur nga perandoria u rrëzua ne shek.15 nga Perandoria Osmane.

Kalifati Arab

Kalifati Arab shtrihej në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Gadishullin Iberik.Kalifati rezistoi disa shekuj.

Perandoria Mongole

Perandoria Mongole u krijua nga Xhenxhis Kani.Ai krijoi një ushtri të frikshme dhe të pamposhtur.Nën udhëheqjen e tij u krijua shteti më i madh i botës ne histori me afro 33 milion km katror tokë qe është sa dyfishi i sipërfaqes së Rusisë që është vendi më i madh i botës.Kjo perandori rezistoi shume pak pas vdekjes së Xhenxhis Kanit.

Perandoria Inkase

Perandoria Inkase shtrihej në pjesën më të madhe të Amerikave duke u bërë kështu një Superperandori.

Perandoria Osmane

Perandoria Osmane në kulmin e fuqisë së saj shtrihej në territoret e mëparshme të Bizantit dhe Kalifatit.Kjo perandori u krijua ne shek.14 dhe perfundoi ne shek.20.

Perandoria Spanjolle

Kjo perandori u krijua nga pushtimi i tokave të reja të zbuluara.Në kulmin e fuqisë së kësaj perandorie thuhej:Dielli nuk perëndon kurrë në Perandorinë Spanjolle. == Perandoria Franceze == . Kjo perandori u krijua nga Napoleoni.Ai pushtoi të gjithë Europën,Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.Humbja që ktheu luftën ishte në Rusi ku Napoleoni humbi 600 mijë ushtarë.Pas kësaj humbje perandoria e tij nuk e mori më kurrë veten.

Perandoria Britanike

Perandoria Britanike është përpjekja e dytë më e madhe për dominimin e botës pas Perandorisë Mongole.Por ndryshe nga Mongolia,Perandoria Britanike rezistoi shume gjate **** ekziston edhe sot.Kulmi i fuqise se ketij shteti ishte gjate sundimit te Mbretëreshës Viktoria.

Perandoria Japoneze

Kjo perandori u krijua në Azi.Japonezët kërkonin të krijonin perandorinë e Diellit.Por ëndrra e tyre u shua në vitin 1945 kur Japonia nënshkroi kapitullimin pas hedhjes se bombës atomike.
B-29s dropping bombs.jpg


Perandoria Naziste

Nazistët ishin shumë pranë dominimit të Botës.Italia dhe Japonia,dy aleatët e Gjermanisë po fitonin në Çdo front.Gjermanët ishin vetëm 50 km larg Moskës.Pikerisht ne Moskë ndodhi kthesa e madhe.Gjermania së bashku me 400 mijë ushtarë kapitulloi ne Rusi.Ishte humbja më e rëndë pas asaj të Napoleonit.Pas kësaj humbje fati i luftës u bë i qartë.

Bashkimi Sovjetik

Sovjetiket marrin Berlinin.jpg

Bashkimi Sovjetik krijoi një perandori të madhe pas lufte.Ajo shtrihej ne Europën Lindore,Kinë,Kore e Veriut,Vietnam,Afrikë dhe Kubë.Kulmin kjo perandori e pati në kohën e Stalinit.Pas Stalinit erdhën Hrushovi,Brezhnjevi dhe Gorbaçovi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

SHBA-të janë sot e vetmja Superfuqi dhe Perandori Botërore.Perandoria e tyre është krijuar nga lufta dhe jo nga dominimi ekonomik si pretendohet .Megjithëse zyrtarisht SHBA nuk njihet si zotëruese e botës faktikisht SHBA nuk ka ndikim të madh në të gjithë botën përfshirë edhe Rusinë.New York konsiderohet kryeqyteti i Botës ndërsa Presidenti i SHBA-ve cilësohet Presidenti i Botës.SHBA ka ndërhyrë ushtarakisht në Vietnam,Irak dhe Afganistan.Megjithatë BE është shumë herë më e fuqishme se Shba-ja

Një ide për dominimin e Botës

Sipas një ideje mendohet se një vend mund të dominojë Botën duke përhapur kulturën dhe qytetërimin e tij sic janë Perandoria Kineze dhe ajo Romake.
 
Ne pergjithsi nga pereandorit qe une kam lexuar ajo Mongole per mua eshte me mreslensia e asaj kohes. Dhe arsye pse ajo u shkri dhe u zhduk ishte sepse mongolia ishte nje popullsi e ulet dhe u zgjeruan aq shume sa u vetasimilua. Ne ate epok ka ndiekur politika shume te mira strategjike per pushtimet qe ajo beri. Dhe personalisht me ka len mbresa
 
Ne pergjithsi nga pereandorit qe une kam lexuar ajo Mongole per mua eshte me mreslensia e asaj kohes. Dhe arsye pse ajo u shkri dhe u zhduk ishte sepse mongolia ishte nje popullsi e ulet dhe u zgjeruan aq shume sa u vetasimilua. Ne ate epok ka ndiekur politika shume te mira strategjike per pushtimet qe ajo beri. Dhe personalisht me ka len mbresa

Ke shume te drejte por nuk kishte udheheqes sic ishte xhenki Han kaq barbar por dhe kaq strategjik
 
Ke shume te drejte por nuk kishte udheheqes sic ishte xhenki Han kaq barbar por dhe kaq strategjik
pikerisht dhe pika e tyre me e forte ishte sepse kudo qe shkonin shtronin rruge dhe kjo bente qe nqs do kishin nevoj per perforcimi dhe per tu zhvendosur ishin shume te shpejt per ate koh
 
pikerisht dhe pika e tyre me e forte ishte sepse kudo qe shkonin shtronin rruge dhe kjo bente qe nqs do kishin nevoj per perforcimi dhe per tu zhvendosur ishin shume te shpejt per ate koh

Sipas historise Hitleri ka mmarreshume nga strategjia e tij dhe I quante arkitektet e luftes
 
Sipas historise Hitleri ka mmarreshume nga strategjia e tij dhe I quante arkitektet e luftes
Sigurisht por po flasim per nje koh me moderne. Per mua ai qe ben dicka per here te pre mbahet mend me gjat
 
14 Gusht 1941 - Karta e Atlantikut
Siç kemi mesue nga historia me 10 Maj 1940 parlamenti britanik emnoi Winston Çurçillin kryeminister në vend të Neville Chamberlain që kishte deshtue në çdo plan perballë nazistëve…sidomos mbas nenshkrimit te “Marreveshjes se Mynihut” me 1938. Siç tregon Çurçilli kur mori detyren u kishte thanë drejtuesve te Forcave Ajrore Mbretnore,(RAF), qe diten e inagurimit te tij me ngrite ne ajer nji grup prej 3 avionesh që me ba demonstrime ajrore per me rrite moralin e kombit anglez. Drejtuesit e ndrojtun i thone se “Nuk i kemi 3 avione te afte me u ngrite ne ajer.”…kaq keq ishte gjendja e ushtrise britanike si rezultat i qeverisjes se keqe e korrupsionit shterrues, zbrujtjes dhe apatise që kish kaplue nji Perandori per te cilen thuhej - “Ne territoret e saj nuk perendonte dielli kurre.”
Kjo ishte në nji kohë kur “Luftwaffe” gjermane në anen tjeter ne kontinent ishte gati me e ba pluhun Britanine e Madhe. Ne ato kushte shkruen Çurçilli vendosa me u ule e me shkrue letren ma te randesishme te jetes time, letren dergue presidentit amerikan F.D. Roosevelt, ku i kerkonte ndihme ushtarake…
Mbas nji serie leterkembimesh Roosevelt bie dakord me u takue me Çurçillin ne Dominionin e Newfoundland-it, asokohe territor i pavarun qe u bashkue me Kanadane ne vitin 1949, u bashkue mbasi falimentoi.
Ne takimin qe zgjati nga data 9 Gusht deri me 14 Gusht 1941 Çurçilli bani çka ishte e mujtun me perfshi SHBA-te ne Luften e Dyte sepse deri ato kohe USA nuk kishin hy ne lufte…si dihet Amerika hyn ne lufte mbas sulmit japonez ne Pearl Harbor…Çurçilli nuk kishte nga ta dinte se SHBA-te kishin ardhe te kjartë ne këtë takim, me materializue ma në fund edhe daljen si superfuqi politike ne skenen botnore, pasi si superfuqi ekonomike kishin kohe qe kishin dale…ekonomikisht SHBA kishte dale si fuqi ate ditë qe bursa amerikane ne Wall Street ia kishte kalue burses se Londres. Mbas shume perpjekjesh diplomatike nga Çurçilli per me marre ndihmen ushtarake amerikane ne lufte, F.D. Roosevelt i thote :
-“Ne do u ndihmojme zotni Çurçill por me nji kusht…mbas luftes ju do leshoni kolonite, do u jepni pavaresine kolonive.”… F.D.Roosevelt ishte sovranist ne bindje, Çurçilli qe e dinte mire kete gja, i thote :
- “Dakord por na jep nja 20 vjet kohe ti leshojme.”
Ashtu bien ne dakord…i nxanun ngushte Çurçilli shkruen se - “Une pa mbështetjen e SHBA-ve luften e kisha të humbun e per pasoje edhe kolonite, prandaj mendova se me pranue kushtin kisha mundesi me i mbajte ato koloni edhe nja dy dekada.”…siç edhe ndodhi ne fakt mbas Luftes se Dyte…
Mbas aprovimit te kushtit te F..D. Roosevelt, dy palet pajtohen ne nji marreveshje qe ka mbete ne histori si “Karta e Atlantikut” - karte qe shpalli botnisht se Shtetet e Bashkueme do e mbështesnin Britaninë në luftë. Të dy palet botnisht shpallen unitetin e tyne në lidhje me parimet dhe shpresat e perbashketa për nji botë paqësore të mbasluftës dhe politikat që ata ranë dakord me ndjeke mbasi ta kishin mposhtë Gjermaninë Naziste… Marreveshja e 14 Gushtit 1941 bani te mujtun qe trupat amerikane me shkele ne territorin britanik dhe flota ushtarake amerikane me u ankorue ne portet angleze deri edhe ne portet lumore te Tamizit ne qender te Londres. Kaq pisk e kishte punen Anglia sa pranoi trupa te hueja ne token e vet - gja e cila ne vjeten 1649 ia kishte kushtue kryet mbretit Çarli I, kur ai lejoi ushtare franceze me i ardhe ne ndihme ne luften civile me Oliver Cromwell-in…
Kjo “Karte e Atalntikut” e dates 14 Gusht 1941 u ba gur-themel i krijimit te NATO-s dhe OKB-se…te pakta jane ngjarjet ne histori qe kane pasë kaq shume impakt ne fatet e krejt njerezimit… Karta e Arlantikut pati tetë klauzola kryesore të statutit :
1 - Asnji përfitim territorial nuk duhej kërkue nga Shtetet e Bashkueme ose Mbretëria e Bashkueme.
2 - Ndryshimet territoriale duhej me qenë në përputhje me dëshirat e popujve në fjalë.
3 - Të gjithë njerëzit kanë të drejtë për vetëvendosje.
4 - Barrierat tregtare duheshin ulë.
5 - Duhej me pasë bashkëpunim ekonomik global dhe avancim të mirëqenies sociale.
6 - Pjesëmarrësit do të punonin për një botë pa vorfni dhe frikë.
7 - Pjesëmarrësit do të punonin për dete te hapuna.
8 - Duhej me u krye çarmatimi i kombeve agresore si dhe nji çarmatim i përbashkët mbas luftës.
… Klauzola e katërt, në lidhje me tregtinë ndërkombëtare, me vetedije theksonte se mbas luftes “fitues dhe të mundur" do kishin akses në treg "në kushte të barabarta". Ky ishte nji mohim i marrëdhënieve tregtare ndëshkuese që ishin vendosun në Evropë mbas mbarimit të Luftës së Parë Botnore kur paleve humbese iu vune kushte të randa dhe ajo gja çoi pashmangshem në Luften e Dyte. Nderhymja Amerikane në këtë pike ishte mesim i nxjerrun nga pervoja sepse ishin pikerisht kushtet e paperballueshme qe iu vune Gjermanise ne Traktatin e Versajes që çuen boten në nji gjakderdhje të re që njihet si Lufta e Dyte…po ashtu SHBA-te kishin pague nji çmim te madh ekonomik per marredhaniet tregtare ndeshkuese vendosun kundrejt Gjermanise nga fituesit e Luftes se Pare sepse Europa ishte kredhe ne borxh ne USA dhe kur Europa falimentoi mbas Luftes se Parë kjo gja solli drejteperdrejte “Depresionin e Madh”,(Great Depression), te vitit 1929 ne SHBA…Mbas Luftes se Dyte SHBA-te e rindertojne Europen me planin Marshall dhe siç e dime nga viti 1945 deri me sot, me 2021 Europa Perendimore nuk ka njofte ma lufte në territorin e saj…Dalja në skene e USA si superfuqi bani të mujtun qe per here te pare ne historine e saj Europa mos me pase Lufte mes shteteve per 8 dekada…Për ma shume se 2 mijë vjet histori te Europes Perendimore, kjo asht hera e pare që kjo Europë Perendimore ka kalue 76 vjet pa luftna…
 
Per mua Perandoria Romake eshte perandoria me jetgjate..me me influnce dhe perandoria qe i dha zhvillim europes dhe me pas botes....
Kur Roma kishte kolose dhe ndertesa mbi 5 kate pjesa tjeter jetonte nshpi tmbuluara me barishte dhe kallamishte.
 
Sulejmani/Solomoni ju lut Zotit qe te kishte perandorin me te madhe dhe fuqishme qe ka ekzistuar dhe do ekzistoj ndonjehere, dhe Zoti ja dha. Kishte kontrollin e eres, kafshet dhe xhindeve/demonet kishte dhe sense me fuqi te mbinatyrshme etj.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.