Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çmitizimi i Djallit

U

Universal

Guest
4671e6420c1734fb0038e06c995e5e35ede12fb9.jpg


Djallzia më e madhe e Djallit është të na bindë që nuk ekziston – Bodler.

Që historia moderne është një histori çmitizimi, është bërë më se e qartë edhe për shqiptarët prej diskutimit publik mbas viteve 90-të zhvilluar pa fund rreth figurave kryesore të historisë kombëtare: Skënderbeut, figurave të Rilindjes dhe Pavarsisë, Zogut, Nolit, Enverit. Më pak e qartë, sepse më e paditur në një epokë të paditur fetare, është fakti që proçesi i çmitizimit zë fill me Jezuin, një preçedencë që hap udhën e çmitizimit të çdo lloj figure tjetër të mitizuar, përfshirë edhe Satanin si kundërfigurë e Krishtit.

Në vija të përgjithshme proçesi i çmitizimit ose metamorfoza e Djallit ndodh në katër faza: nga paraqitja klasike mesjetare si shëmtirë e përbindëshme dhe keqadashëse (brirë, trup leshator, lëkurë e kuqe prush, brire, thundra, bisht etj) kalohet në të kundërtën duke e paraqitur si qënie me bukuri dekadente pothuajse feminile, melankolike (si në figurën ilustruese të shkrimit) dhe me prirje artistike. Gjithsesi mbetuar akoma figurë e mitizuar, në fazën e tretë Djalli çmitizohet më tej duke u humanizuar, i përafruar me dobsitë e njeriut, bëhet tërësisht “dora jonë”. Së fundi mbrrihet natyrshëm në fazën aktuale të epokës së sotme ngambrapa, ku ekzistenca e Shejtanit jo vetem mohohet, por nuk flitet më për të, indiferencë totale, gjë më keq se mohimi. Njeriu me në fund është i lirë, pa Zot e pa Djall që mund t’i ngatërrojnë këmbët.

Sigurisht që kjo metamorfozë e ndarjes në 4 faza, si çdo ndarje tjetër në faza numerike, është artificiale, dhe bëhet për të lehtësuar studimin analitik. Në realitet metamorfoza ndodh në mënyre graduale ose evolucionare dhe pak të vënë re për kohën kur ndodh, megjithatë ekzistojnë çaste të spikatura historike ose revolucionare të shënuara nga autore dhe vepra të famshme.

Një prej tyre, më i dëgjuari, ishte Milton me veprën e tij të famshme revolucionare ******* e humburqë përmbysi i pari perceptimin tradicional të demoniakes si shëmti. Satani i Milton ishte i bukur, dhe bukuria e tij dekadente joshte akoma më tepër meqë ishte rebel kundër Zotit njësoj si Prometeu kundër zotërve të Olimpit.

Demonizmin dhe prometeizmin e Milton, e çoi në skaje Bajroni, satanizmi i të cilit merr përmasa kozmike sepse urrehet tërë krijimi dhe Autori i tij, duke ekzaltuar kënaqësinë (kryesisht seksuale) njëkohësisht me krimin. Pra eros-thanatos bashkë; Bajroni e ka gjetur formulën fondamentale satanike, prandaj vepra e tij është arritja më madhore e romantiçizmit, dhe jeta e tij dhe vetë ai si person moral (arratisje prej vendlidjes në vënde ekzotike, lëshim pa duar në gjithçfarë aventurash absurde, të gjitha llojet e perversioneve seksuale etj) është modeli dandy-bohem i imituar nga të gjithë pasardhësit, më tipikët: Oskar Wilde dhe Rembo.

Pra shihet se është bërë mjaft rrugë që prej Faust i Marlowe, i cili pendohet para se të vdesë. Një shkallëzim i mëtejshëm drejt metamorfozës të Shejtanit përbën Faust i Gëtes (frymëzuar nga Faust i Marlowe) si figurë mëdyshëse që edhe pendohet edhe s’pendohet, sepse Mefistofeli (Shejtani), vërtet e ka shtyrë në të keqe, por është pikërisht e keqja që e shtyn drejt “veprimit”, drejt realizimit të së mirës (në volum të dytë të Faust, Fausti kryen vepra publike në shërbim të komunitetit).

Gjithçka deri këtu ndodhet brënda fazës së dytë të metamorfozës në fjalë, tejkalimi i kësaj faze është meritë e Poes; në tregimin e tij të shkurtër Djalli në kambanore (1840) shenjtani shfaqet në pamjen e një burraci çfardo që pështjellon normalitetin e një qyteze të qetë, tip katundi zviceran ku banorët jetonin midis lakrash dhe orësh që shënonin të njëjtën kohë (Djalli prishi rregullin publik duke ndryshuar orët në kambanore). Nga pikpamja e providences negative (demoniake), mund të thuhet që nga ky çast zë fill epoka moderne. Tanimë Djalli është bërë dora jonë, ose me fjalë të tjera Djalli jemi ne.

Modeli shëmbull i Djallit në formë njeriu, dmth maja e fazës së tretë, ndodhet tek Vëllezerit Karamazov të Dostojevskit, i cili e kishte prekur shumë vite më parë këtë temë tek romani Djajtë(përshkrim profetik i celulës komuniste). Djalli i shfaqet Ivan Karamazovit në gjëndje deliri (i ndërgjegjshëm që është vetja e tij, ose gjysma e keqe e vetes së tij) me paraqitjen e një borgjezi pothuajse të vetkënaqur ulur përballë tij në divan. Djalli i Tomas Man tek romani Doctor Faustus, njësoj borgjez çfardo ulur në sallon përballë Adrian Leverkuhn, është kopje e Dostojevskit, ndryshon pamja dhe përshkrimi sipas kontestit të vendit dhe kohës të ngjarjes. Si dëshmi që fundi i artit modern është karikatura, parodia, është diskursi i Djallit me Ivanin, në pamundësi ta sjell të tërin (tepër i gjatë, dhe për ta kuptuar tamam duhet lexuar tërë libri), sjell një pjesë që është esenca e diskursit:

Zakonisht pranohet si aksiome që un jam një engjëll i rënë. Pash Zotin! Nuk arrij të përfytyrohem të kem qenë një engjëll! Edhe nëse kam qenë, ka kaluar kaq shumë kohë sa mund ta harroja pa kryer mëkat. Por jam xheloz për reputacionin tim prej xhentëlmeni. Fati im është të arrij të jem i pëlqyeshëm. Eshtë shpifur shumë kundër meje. Kur vij tek ju mbi tokë, jeta ime merr dukje reale, dhe kjo jo se nuk më pëlqen, jo është ndryshe puna! Fantastikja më bën të vuaj njësoj si ty, sepse më pëlqen realizmi toksor. Tek ju gjithçka është përkufizime dhe formula gjeometrike: gjithçka është ekuacione me “n” të panjohura! Këtu shëtis, ëndërroj (më pëlqen të ëndërroj). Bëhem deri edhe supersticioz … . Mos qesh të lutem! Supersticioni më pëlqen. Kuptoj të gjitha zakonet tuaja, më pëlqejnë veçanërisht banjat e nxehta të frekuentuara nga njerzit e tregtisë. Endrra ime është të mishërohem përfundimisht në një shitëse bylmeti faqekuqe, me qëllim që të besoj çfar beson ajo. Ideali im është të shkoj në kishë dhe të ndez, me besim të sinqertë, një qiri para ikonës. Atëherë të gjitha vuajtjet e mia do të merrnin fund. Më pëlqejnë gjithashtu mjekët tuaj. Verën e kaluar, meqë ishte vërdallë një epidemi e lisë, shkova të vaksinohem. Ta dije ti sa i kënaqur isha! Bëra deri edhe një lëmoshë prej dhjetë rublash për vëllezërit e mij sllavë … .

Për të kuptu sa i moth është Dostojevskij dhe që fiction bëhet realitet dhe është realitet, madje realiteti është më fiction se fictioni, ja një anektodë që më ka bërë vaki më një “shitëse bylmeti” këndej nga kjo nahije. Eshtë nga ato gratë që rrinë mbas veladonit të priftit, herë pas here e shoh të bëjë punë vullnetare tek qendra sociale e kishës, shet tek klubi. E ka tmerr me ekstrakomunitaret, sidomos marokenët, mos të shofi një maroken ulur diku, se menjeherë ja fillon avazit: “shiko parazitët, e hanë qyl”; domosdo edhe felën tjetër të kundërt: “na i kanë zaptuar të gjitha punët, prandaj s’ka punë për ne italianët”.
Një herë pa dy të zinj blozë në shesh duke ndenjur në punë të tyre, dhe ja futi një të forte, me të fortën e dëgjuar ndonjëherë që do të kishte habit edhe Dostojevskin, madje edhe Djallin vetë:

-O signore i neri, vedi vedi per chi è morto in croce il Nostro Signore!

Për fazën e katërt s’ke çfar shkruan më tepër veç venie në praktikë të shprehjes profetikë të Bodlerit: “Djallzia më e madhe e Djallit është të na bindë që nuk ekziston”. Dhe ja ka arritur qëllimit qerratai, në epokën ngambrapa pothuaj asnjeri nuk flet më për të, dhe për pasojë as për Zotin, sepse ekzistenca e Zotit është e pandashme nga ekzistenca e Djallit, i cili është monoteisti par excellence.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Për të pasur një ide të paraqitjes njerzore të Djallit në letërsinë moderne këtu poshtè gjeni 10 minuta film nga vepra e Bulgakovit Mjeshtri dhe Margarita(parodi universale, reale dhe kozmike), e cila mbyll përfundimisht ciklin e letersisë së madhe ruse (njësoj si Doctor Faustus i Manit i vë kapak letërsisë gjermane), e cila ishte letërsi e madhe edhe sepse ishte mesianike, gjë që dëshmohet në këtë film vërtet niveli (Djalli është burri veshur me te zeza, ndërsa dy të tjerët veshur me të bardha jane shkrimtarë sovjetikë)
Piktura me titull Djalli i ulur në foton e postit është e Vrubel4 që është ati i avagardës ruse, e cila është mëma e avangardës evropiane dhe amerikane. Vrubel gjithe jeten ka pasur maninë fikse të pikturoje Djallin, derisa përfundoi në çmendinë.
Autori: InkuizitoriModh
 
Last edited by a moderator:
Kur lexova kte mu terqeth trupi, egziston edhe disa Djaj i ke ketu hahahahaha po aq i kan mundesit se me pas me teper na heqin qafe :p
Vdekja e Djallit eshte besimi i fort!!
 
Kur ka Zot pse mos të ekzistojë edhe Djalli !?

Djalli i mallkuar nuk eshte ajo pjesa e "zeze" brenda njerzve mirpo eshte nje Krijes qe egziston!!!

Emrat e tij jan te shumet: lucifer,satan,iblis, teufel etj

Ne cdo gjuhe e thrasin ndryshe, mirpo per te egzistuar egzsiton vec nje ******** nuk beson!!
 
Djalli i mallkuar nuk eshte ajo pjesa e "zeze" brenda njerzve mirpo eshte nje Krijes qe egziston!!!

Emrat e tij jan te shumet: lucifer,satan,iblis, teufel etj

Ne cdo gjuhe e thrasin ndryshe, mirpo per te egzistuar egzsiton vec nje ******** nuk beson!!

Plotësisht dakord, ketu ne chat djallin e thërrasim Jorina!
 
Plotësisht dakord, ketu ne chat djallin e thërrasim Jorina!

Nuk te pyjti askush, ne kte chat futem rall edhe Kur jam fut 1x ne jave e kam respektuar cdo kend!
Kur drejton gishtin e madh nga une mos harro tjeret ja ke drejtu vetes :)
 
"Djalli eshte i vertete dhe ai nuk eshte nje burre i vogel e i kuq me brire dhe bisht. Ai mund te jete i bukur pasi eshte nje engjell i rene nga qielli dhe dikur ishte i preferuari i zotit. Zeri i tij eshte i embel dhe ai e paraqet ferrin aq bukur saqe te ben te ndihesh si ne parajse!"
 
"Djalli eshte i vertete dhe ai nuk eshte nje burre i vogel e i kuq me brire dhe bisht. Ai mund te jete i bukur pasi eshte nje engjell i rene nga qielli dhe dikur ishte i preferuari i zotit. Zeri i tij eshte i embel dhe ai e paraqet ferrin aq bukur saqe te ben te ndihesh si ne parajse!"

Nice :D Fiks kshu esht..
 
Parasjën e dua për klimën dhe ferrin për shoqërinë.:cool:
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.