Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

"Cunami cerebral"- Vdekja ?

Poker

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 6, 2020
Mesazhe
6,129
Ketu flitet per vdekjen...??

Sa here e mendojne eshte sa e frikshme aq dhe e mistershme. Eshte e panjohura me e madhe besoj per njerezimin. E per kete arsye njeriu nuk resht se kerkuari rreth saj, te kuptoje me shume e te di cfare ndodh gjate apo ne momentin qe ajo vjen por mbi te gjitha cfare ndodh me pas. E shume pak pergjigje konkrete ka mbi keto ceshtje por gjithsesi shkenca vazhdon te kerkoje. E pikerisht me kete qellim nje studim i viteve te fundit nxjerr ne pah dicka te re per sa i takon çastit kur ajo pra, vdekja, vjen e nje qenie e gjalle nis rrugetimin e fundit. Studimi vezhgon sjelljen e neruroneve pra te trurit ne momentin qe trupi pushon se funksionuari(jetuari).
Mund te themi se ideja e pergjithshme qe kemi ne koke eshte se nga momenti qe organet pushojne se funksionuari rrjedhimisht edhe zemra e cdo gje fiket.....dhe bam sikur ulet nje automat cdo gje pushon, ndalon dhe mbaron.
Por me sa duket nuk eshte saktesisht keshtu. Truri jone vazhdon te jetoje akoma per disa minuta.
Kjo dihet tashme si pasoje e nje studimi i cili u zhvillua nga nje ekip neurologësh nga Spitali Universitar i La Charité në Berlin (Gjermani) dhe Universiteti i Cincinnati (Shtetet e Bashkuara) bënë një nga zbulimet më të mëdha në neurologjinë e vitit. Pak para se të vdesë, truri gjeneron një valë të aktivitetit elektrik, një fenomen që është pagëzuar si një cunami cerebral.
cervello-illuminato.jpg

I ashtuquajturi "cunami cerebral", një valë e shkarkimeve elektrike që përshkon tërë lëvoren cerebrale duke shkaktuar dëme të pakthyeshme. Ky çast është fillimi i fundit të qelizave të trurit. Është momenti në të cilin ata vdesin, sapo stuhia të kalojë, vdekja është e pakthyeshme. Nga njëra anë, vetëdija vazhdon të prodhojë aktivitet edhe disa minuta pasi pjesa tjetër e trupit ka ndaluar ta bëjë atë. Nga ana tjetër, kjo vonesë rrit shanset që gjatë atyre minutave të fazës trupore joaktive të vetëdijes aktive, procesi i vdekjes së trurit mund të pësojë një përmbysje
Tsunami cerebral mund të ndodhë deri në 5 minuta pasi zemra të ketë ndaluar së rrahuri. Prandaj, neuronet mund të vazhdojnë të funksionojnë edhe pa rrahje zemre. Pas arrestit kardiak, pra, ndodh një humbje progresive e potencialit elektrokimik të neuroneve. Ky fenomen njihet si depolarizim neuronal. Kjo ndodh pasi qe neuronet kanë nevojë për oksigjen për të funksionuar si duhet. Kur ata nuk e marrin më këtë karburant për shkak të fluksit të zvogëluar të gjakut në tru, ata shfrytëzojnë rezervat e energjisë të pranishme duke ulur ne minimum te mundshem aktovitetin e tyre dhe duke qëndruar gjallë për disa minuta, para se të shkëputen plotësisht.
Procesi me tej vazhdon me një aktivitet te pabesueshëm te trurit, me nje clirim energjie masiv i cili do te jete edhe i fundit. E kapur kjo nga elektrodat dhe pajisjet e posaçme duket sikur truri ndizet i tëri me nje ndriçim te forte për tu fikur me pas pergjithmonë.

Rëndësia e këtij zbulimi
Deri më sot, truri vazhdon të jetë një nga organet më pak të njohura të njeriut. Për këtë arsye, zbulimi i cunamit cerebral mund të çojë "në një përmirësim në të ardhmen të diagnozës dhe proceseve të trajtimit", falë mbi të gjitha teknikave të reja të imazheve neurologjike të përdorura në dekadat e fundit në këtë fushë.

Sipas Qendrës Shëndetësore të Universitetit të Miamit, Florida, vdekja e trurit konsiston në "ndërprerjen e pakthyeshme të të gjitha funksioneve të trurit". Sidoqoftë, duhet theksuar se për momentin shkencëtarët nuk e dinë ende me siguri se cila është metoda e diagnostikimit, as cili është momenti i saktë në të cilin humbet aftësia për vetëdije.

Ky hulumtim është sigurisht një hap përpara edhe në fushën e kërkimit kundër arrestit kardiak dhe aksidenteve cerebrovaskulare. Rezultatet e këtij studimi novator na ofrojnë të dhëna befasuese mbi neurobiologjinë e vdekjes.

Ps: materiali eshte i permbledhur, pershtatur dhe pjeserisht perkethyer nga une nga artikuj te ndryshem.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.