Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cunami

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Cunami (në anglisht Tsunami) janë valë të gjata të shkaktuara nga zhvendosjet tektonike të pllakave të fundit të oqeaneve, gjegjësisht lëkundjet nënoqeanike-nëndetare.

Termi rrjedh nga japonishtja që do të thotë "valë porti".

Para mbërritjes së cunamit, deti tërhiqet në largësi të madhe, e më pas drejt bregut vjen një valë me një shpejtësi deri 300 m/s, dhe një amplitudë e cila varet nga forma e gjirit të detit që ajo godet. Në gjire të cilat kanë formën e gërmës "U" ose "V", kjo amplitudë mund të arrijë disa dhjetëra metra.
Cunamet janë një fenomen i cili mund të ndodhë kryesisht mbas tërmeteve shumë të mëdhenj, mirëpo meqë zakonisht hipoqendra e tërmeteve ndodhet larg brigjeve ku vërehet cunami, ato mund të jenë të paralajmërueshme. Për këtë qëllim sot rrotull Oqeanit Paqësor, që është zona ku vërehen me shumë cunamet, është ngritur një sistem paralajmërimi.

Mirëpo edhe pse i paralajmëruar, ka pasur raste kur cunami përsëri ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. I tillë ka qenë rasti i tërmetit të vitit 1960 në Kili, i cili shkaktoi një cunam në brigjet japoneze. Duke menduar se kaloi çdo rrezik pas valës së parë njerëzit u rikthyen në vendbanime, por kjo valë u pasua nga një e dytë akoma më e madhe.

Cunami, është një fenomen i njohur nga gjeologët, dhe i studiuar prej tyre. Ai është i klasifikuar si një gjeorrezik, me prejardhje nga veprimtaria sizmike. Cunami më i madh i dokumentuar në Evropë ka qenë në Lisbonë, me një amplitudë 6-15 metra.

Një rast i njohur cunami është vërtetuar se ndodhi në Mesdhe pas vullkanit në ishullin e Santorinit të Greqisë, i cili nga disa studiues mendohet se është shkaku i shkatërrimit të qytetit mitologjik të Atlantidës.

Edhe në Shqipëri, ekziston dhe rreziku i cunamit, sidomos në bregdetin Adriatik, i përqëndruar në grykëderdhjen e Bunës, Durrës dhe Vlorë.

Nga kronikat mësohet se sidomos tërmeti i vitit 1866 me magnitudë 6,5 ballë, shkaktoi një dallgë të madhe e cila përmbyti bregun nga Kanina në Nartë. Edhe tërmeti i vitit 1979, në Shkodër-Lezhë shkaktoi një dallgë por jo shumë të madhe.

  • Vizatim i kufirit pllakës tektonike para tërmetit.

  • Platoja nën presion, duke shkaktuar ekzaltim tektonik.

  • Platoja rrëshqet, duke shkaktuar fundosje dhe liron energjinë në ujë.

  • Energjia e çliruar prodhon valët cunam
 
Me poshte nje video e cunameve te regjistruara me kamara amatore.

 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.