Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dashuri dhe aventura verore, shenjë për shenjë sipas horoskopit

U

Universal

Guest
Sezoni i pushimeve është ai moment i vitit, në të cilin lulëzojnë lidhjet sentimentale. Yjet, si gjithmonë kanë dicka për të thënë për ta

clear.gif


I nxehti i verës sjell gjithmonë me vete ndonjë flirt ose ndonjë dashuri. Në kohën e pushimeve propabiliteti për të pasur takime të reja shumëfishohet dhe në qoftë se në disa raste bëhet fjalë vetëm për aventura kalimtare, në rastet e tjera lindin dashuri të reja plot ndjenja. Sipas shenjës suaj të Zodiakut, horoskopi na tregon me cilat shenja të tjera, në dy muajt e ardhshëm, do të keni më shumë mundësi për të pasur ndonjë shkëndijë dashurie dhe pasioni. Le të mbështetemi tek romanca dhe magjia e yjeve!

DASHI – Vera zgjon gjithmonë tek ju shpirtrat tuaj të nxehtë, por do të jetë e vështirë që të jenë në lartësinë e pranverës që keni kaluar. Në muajin korrik sigurisht nuk do të mungojnë aventura të reja kalimtare. Në gusht, me kalimin e Venusit tek Gaforrja mund të ndiheni pak intolerant. Pastaj Venusi do të mendojë për Luanin që të sjellë ekuilibër dhe pasion tek ciftet në krizë. Për ata që janë single, fundi i verës do të shënojë fillimin e një historie shumë intensive. Përputhshëria: Luani me Peshoren.

DEMI – Juve aventurat pa vazhdimësi nuk iu kanë interesuar kurrë dhe keni përshtypjen që në verë askush nuk do të impenjohet apo të marrë seriozisht një histori. Ju jeni shumë largpamës. Pavarësisht se rastet kalimtare mund të jenë të shumta, të paktën deri nga fundi i verës, Venusi do të hyjë tek Luani. Arma juaj është durimi dhe derisa të keni dashuri me A të madhe, jeni të gatshëm të prisni fundin e verës. Përputhshmëria: Virgjëresha me Dashin.

BINJAKËT
– Nuk mund të jetoni pa aventura e flirt. Me Venusin e shenjës suaj, korriku sigurisht do t’iu japë kënaqësi të mëdha në këtë kuptim. Por e reja e kësaj vere është që Saturni do që të merrni angazhime dhe përgjegjësi të reja. Kështu që mos ia mbathni në qoftë se dikush do të thellojë njohjen tuaj pas ndonjë puthjeje pasionante nën yje. Nga shtatori mund të pengohet ndonjë bashkëjetesë e mundshme. Përputhshëmria: Shigjetari me Virgjëreshën.

GAFORRJA – Ndoshta korriku nuk do të jetë një muaj i pasur për sa i përket dashurive dhe aventurave, por sigurisht do të filloni të ndjeni një liri të re. Gushti ndërkohë do të jetë një muaj në lartësinë e pritjeve tuaja. Edhe në qoftë se jeni cift, edhe në qoftë se jeni duke kërkuar shpirtin tuaj binjak, romanticiteti do të jetë pjesë e jetës tuaj. Kujtimi i ëmbëlsisë së një puthjeje në det do t’iu shoqërojë për një kohë të gjatë. Edhe aventurat janë të destinuara të zgjasin. Përputhshëmria: Akrepi me Ujorin.

LUANI – Vera është padyshim stina juaj, por këtë vit periudha më entuziaste mund të vijë nga fundi. Korriku, në fakt do të jetë i karakterizuar kryesisht me dashuri dhe miqësi të paqarta. Me Venusin tek Gaforrja, ju mund të jeni të tërhequr ndaj asaj që është e ndaluar: histori klandestine. Vetëm me Venusin tek Luani, pasioni juaj mund të shkëlqejë në dritën e diellit e me mbështetjen e Saturnit t’u japësh jetë historive të rëndësishme që zgjasin në kohë. Përputhshmëria: Bricjapi me Akrepin.

VIRGJËRESHA – Nuk jeni shumë të lumtur sesi ka filluar vera juaj. Venusi tek Binjakët mundësisht u ka lënë pak hapësirë cështjeve të zemrës, edhe kush është në çift mund të gjendet në vorbullën e një krize shumë të mërzitshme. Në gusht dicka mund të përmirësohet: një jetë sociale intensive do t’ju lejojë të keni njohje të reja, shumë të ëmbla. Në qoftë se ia dilni të krijoni një raport të thjeshtë, mund të jenë edhe histori që e kalojnë verën. Përputhshmëria: Gaforrja me Peshqit.

PESHORJA – Vera iu pëlqen sepse u largon streset dhe tensionet, jo vetëm tuajat por edhe të atyre personave që frekuentoni. Venusi tek Binjakët, edhe për disa javë, do të favorizojë dashuritë në distancë. Por jetëgjatësia e tyre nuk është e garantuar. Gushti do të jetë një muaj, në të cilin do të lodheni për të përfituar nga mundësitë e reja të dashurisë. Duhet të pritni Venusin tek Luani për të gjetur më në fund dikë me të cilin të keni një raport të mirë dhe të qëndrueshëm ( jo vetëm seks). Përputhshëmria: Binjakët me Bricjapin.

AKREPI – me Venusin tek Binjakët aventurat tuaja verore mund të lindin Brenda kontekstit të punës. Vetëm me Venusin tek gaforrja ( në gusht) që më në fund mund t’i shijoni pushimet tuaja larg rutinës së përditshme. Ju vendosni zemrën edhe në aventurat e një nate. Në këtë verë do të jetë shumë e vështirë t’u jepni një vazhdim këtyre historive sepse venusi tek luani do të sjellë cdo gjë me përjashtim të lirisë. Për dashurinë, atë të vërtetën, ka kohë. Përputhshmëria; dashi me demin.

SHIGJETARI – Fillimi i verës për ju do të jetë koncize me ndonjë thyerje sentimentale, përgjithësisht në bazë të pozicionit tuaj shumë të ndryshme përballë partnerit tuaj dhe dashurisë. Por në gusht, me Venusin tek gaforrja do të jeni në kthim të flakës. Do të jetë Venusi tek Luani që do tju japë bekimin për të cuar përpara me passion e respect historitë tuaja. Saturni tek shenja juaj nuk do t’i lërë shumë hapësirë aventurave kalimtare. Përputhshmëria: Demi me Gaforren.

BRICJAPI – Jeni shumë të dhënë pas punës për të arritur tu dedikoheni dëshirave të zemrës. Këtë verë do të ndjeni vetë ju mungesën e dikujt për të ndarë magjinë e një muzgu os etë një natë nën yje. Me Venusin tek Gaforrja, në gusht dikush do të të tentojë të sjellë pak ëmbëlsi në jetën tuaj. A bëhet fjalë për raste kalimtare apo për dashuri të destinuara të rriten, kjo varet vetëm nga ju. Në shtator pastaj duhet të bëni llogaritë me ishin tuaj. Përputhshmëria: Peshqit me shigjetarin.

UJORI – Javët e ardhshme mund të jen ëmë romantiket e gjithë verës. Venusi tek Binjakët ia del gjithmonë tju habis me njohje të reja interesante. Duhet të hiqni dorë të arsyetoni shumë. Liria juaj ju bën sigurisht të cmoni flirtet dhe aventurat. Me anë të Jupiterit mund të jeni vetë jut ë tronditur nga dashuria. Në qoftë se keni qëllime serioze bëni kujdes me kalimin e Venusit nga fundi I gushtit dhe shtatorit. Përputhshmëria: Peshorja me luanin.

PESHQIT
– Vera nuk ka filluar sic e prisnit e në qoftë se bashkëjetoni me dikë,mund të ndiheni me të vërtet të lodhur e të frustuar nga lidhaj juaj. Por situate është e destinuar të përmirësohet. Venusi tek gaforrja do të sjellë dashurinë në jetën tuaj. Nëse doni aventura të thjeshta, do të gjeni bukë për dhëmbët tuaj. Në qoftë se doni dashuri të vërtetë, duhet të angazhoheni pak më shumë. Vetëm puthjet dhe përkëdheljet nuk mjaftojnë për të garantuar jetëgjatësinë e lidhjes tuaj. Përputhshmëria shigjetari me binjakët.

Gazeta Shqip
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.