Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ded’ Gjo’ Luli i Malësisë, flamurtar i shqiptarisë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,918
RAMAZAN ÇEKA

Në traditën e kahershme të popullit shqiptar ka qenë zakon që historia të ruhet për brezat nëpërmjet këngëve dhe gojëdhënave, duke filluar nga ata që i kanë përjetuar dhe kanë qenë dëshmitarë të tyre, traditë kjo që vazhdon të ruhet akoma edhe sot.

Edhe pse me pak tekst dhe shtjelluar në vargje, ngjarjet historike sidomos ato më legjendaret, të cilat i gjejmë në shumë këngë e interpretime, demonstrojnë kujtime popullore. Në to gjejnë një përshkrim tepër të qartë për t’i dhënë kuptim momentit historik që përcjellin këto këngë si faqet e një libri që do të mbesë përjetë dëshmi e përpjekjeve të mëdha dhe që populli shqiptar ka bërë në momentet e tij më të vështira.

Është fillimi i shekullit XX, është grahma e fundit e Perandorisë Osmane, por është edhe një rrugë që po ndriçohej nga Rilindja Shqiptare, për t’u shkëputur nga një robëri 500-vjeçare dhe për të arritur këtë qëllim kombëtar. Nuk mjaftonin vetëm librat, marrëveshjet e memorandumet, por duhej edhe trimëria, duheshin edhe heronjtë dhe në këtë kohë kaq delikate për ekzistencën e një populli, historia shqiptare sjell në skenë heronjtë e saj.

Malësia kishte bijtë e vet, të cilëve iu printe një burrë trim dhe i zgjuar, ai burrë që u priu malësorëve në ngritjen e flamurit kombëtar në Deçiç, atje ku u shkrua Preludi i Pavarësisë. Ky burrë i madh ka vetëm një emër Ded’ Gjo’ Luli.

Vepra e tij e madhe është përjetësuar në shkrime dhe komente historike të kohës, por ajo që e bën të pavdekshme është kujtesa popullore nëpërmjet këngëve që këta heronj i bën që të kujtohen në shekuj.

Një ndër këto krijimtari popullore është kënga që me zërin e tij, gjithashtu të pavdekshëm, ka kënduar këngëtari i madh Bik Ndoja.



Ded’ Gjo’ Luli ban kërdinë

Tungjatjeta po i thot Krajlit

Del e shikjo me dylbi

Si lufton biri i shqiptarit…



Ded’ Gjo’ Luli shkrun një letër

Valiut t’Shkodrës ja ka çue

Se Shqipnia nuk don tjetër

Veç don vedin me sundue…



Mjaftojnë këto pak vargje për të përshkruar gjendjen që po përjetonte Shqipëria në ato momente shumë të rëndësishme historike, në ato momente kur gjendej në grackë dhe e kthyer në një fushbetejë, të cilën malësorët me unitetin e tyre arritën ta mbrojnë me mençuri e vendosmëri heroike si amanet i trashëguar nga të parët e tyre.

Të vetëdishëm për rëndësinë e këtij aktiviteti morëm rrugën për në Bardhaj të Hotit në gjysmën tjetër të Malësisë, përtej kufirit, ku do merrnim pjesë në një aktivitet që veç krenarisë dhe rëndësisë do shënonte edhe një tjetër akt historik e shumë domethënës për malësorët që jetojnë në Malin e Zi, malësorëve patriotë e fisnikë.

Banorët e kësaj treve, pak kohë më parë, zgjodhën edhe institucionet e tyre vendore shqiptare, duke i hapur rrugën kështu edhe një rishikimi dhe vlerësimi etnografik dhe historik. Mendoj se kontributi i tyre dhe i gjithë malësorëve që banojnë në këtë trevë ose që jetojnë në Diasporë, kanë bërë që edhe figura aq përfaqësuese e heroit si Ded’ Gjo’ Luli, një ditë të kthehet në shtëpinë e tij, në kullën e tij, në vendlindjen e tij.

Një datë e shënuar do të mbetet për Malësinë 26 gushti 2019. Në Bardhaj të Hotit Ded’ Gjo’ Luli kishte ardhur i përjetësuar në bronx, kishte ardhur në vendlindjen e tij ashtu siç kishte qenë kur mori përsipër t’i tregonte gjithë shqiptarëve se liria nuk fitohet lehtë, por me sakrifica dhe gjak. Në Bardhaj të Hotit kishte ardhur flamurtari i parë i Pavarësisë.

Komuna e Tuzit kishte organizuar një festë madhështore.Në Bardhaj projekti për ngritjen e një shtëpie muze për përjetësimin e veprës së Ded’ Gjo’ Lulit, ishte realizuar në mënyrë të përkryer dhe më e përkryera nga të gjitha ishte që në këtë festë hotjanët nuk njihnin ndarje kufitare ndërshtetërore, pasi Hoti është ai që është.

Për të nderuar këtë figurë historike dhe përurimin e shtëpisë së tij muze, kishin udhëtuar për në Bardhaj të Hotit edhe vëllezërit tanë nga Kosova dhe Maqedoinia e Veriut, kishin udhëtuar studiues dhe artistë, të cilët kanë edhe kontributin në njohjen e kësaj figure në rrafsh kombëtar.

Ashtu si gjithë pjesëmarrësit edhe unë me grupin që do të merrnim pjesë në këtë aktivitet, përjetuam një udhëtim të paharruar, përjetuam mikpritjen dhe bujarinë malësore.

Një ndalesë për kafe bëmë tek bujtina që kishte një emër shumë domethënës “Troja”, i ngritur në ato troje të mrekullueshme, si hanet antike që na risillnin para syve lashtësinë e këtij vendi, por dhe lidhjet ilire me “Trojen” e lashtë.

Kafen e piva në shoqërinë e z. Azgan Haklaj, Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, kushëriri i tij avokat Ilir Haklaj, që në këtë rast bënte detyrën e shoferit, si dhe të profesoreshës së nderuar, studiueses Rita Shkurtaj, bisedat tona dhe të mikpritësve në bujtinë u vërtitën rreth evenimentit për të cilin kishim shkuar dhe figurën aq popullore të Ded’ Gjo’ Lulit në gjithë trevën e Malësisë.

Pas këtij pushimi të këndshëm u nisëm për në Bardhaj të Hotit, atje ku të mbledhur në oborrin e kullës, si dikur motit, si me thënë në respekt të nderës së konakut, vetë i zoti i shtëpisë, pra Plaku Ded’ Gjo’ Luli i ulur në atë fron prijësi, dukej sikur u thoshte të gjithëve mirë se keni ardhë! Shtëpia ime asht e Zotit dhe miqve”.

Për t’i dhënë pamjen e një kuvendi, organizatorët kishin zgjedhur podin e oborrit të ngritur me një mur guri në nivelin e kullës e pjesëmarrësit e ndiqnin nga gjysma tjetër e oborrit që zbriste në nivelin e ahrit të kullës, kati përdhes.

Prezantuesja e talentuar dhe mjaft e suksesshme, artistja e hijshme dhe këngëtare e lindur në interpretim znj. Besjana Mehmeti e hapi programin me zërin e saj kumbues sa dhe malet dukej sikur heshtën nga piskama e intonacionit të zërit të saj. Ajo iu drejtua të pranishmëve: “Të nderuar pjesmarrës e ju të dashur atdhetarë, përfaqësues institucionesh e të ftuar nderi, ftoj para jush pinjollin e familjes Çunmulaj, Maliq Çunmulën që të ngrejë flamurin që ka sjell këtu si “personifikim i qëndisjes nga dora e kujdesshme e malësores” znj. Lule Nicaj”.

Ndërkohë levizjet skenike shoqërohen nën interpretimin tepër dinjitoz të kësaj këgëtareje dhe partnerit të saj në skenë e në jetë, tenorit Shkodran Tolaj dhe të gjithë të pranishmëve, duke kënduar Himnin e Flamurit tonë Kombëtar.

Në përfundim prezantuesja kërkon të mbahet një minutë heshtje për të rënët martirë të idealit më të lartë kombëtar e patriotik të Flamurit Kuq e Zi.Ndërkohë zbulohet shtatorja e Ded’ Gjo’ Lulit e vendosur në derë të kullës, e cila ishte vepër e skulptorit Pjerin Kolnikaj dhe sponsorizuar nga kontributi i shqiptarëve në Diasporë. Shtatoren e përjetësuar në bronx e zbuloi për të pranishmit Vat Marashi Dedvukaj dhe Pal Dreshaj

Të pranishmit mes ovacioneve falenderuan dhe uruan ideatorët dhe organizatorët e kësaj ngjarjeje kaq të madhe historike dhe patriotike.

Fjalën e rastit për ditën e vendosjes së shtatores dhe kompletimin e shtëpisë muze të Ded’ Gjo’ Lulit si përfaqsues i këtij organizimi e mbajti Gjokë Gojçaj, i cili veç vlerësimit të figurës së Plakut të Maleve dhe rëndësisë së këtij aktiviteti, shpalosi para të pranishmëve kontributin e malësorëve patriotë, atje në mërgim, që falë tyre po ruhen tradita, gjuha, ndera e Malësisë, aq sa sot jemi zot në konakun tonë, e po në këtë ditë të sodit arritëm t’ja kthejmë kullës të zotin e shtëpisë.

Në shenjë vlerësimi e falenderimi, tenori Shkdran Tolaj kishte përgatitur një këngë përshëndetëse mjaft të bukur për shqiptarët në mergrim.

Një tjetër përshëndetje solemne bëri edhe përfaqsuesi ligjor i malësorëve, Kryetari i Komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj, i cili u siguroi malësorëve bashkëpunim të plot për të gjitha nevojat jetike e ligjore të malësorëve.

Një kuptim të veçantë dhe solemn mori kjo ngjarje kur u ftuan në skenë për të vendosur kurorën me lule pranë shtatores së Ded’ Gjo’ Lulit, përfaqësues të shqiptarizmës Dr. Anton Berishaj, z.Lulzim Jashari, djali i heroit të kombit Adem Jashari dhe z.Azgan Haklaj, Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, për të cilët malësorët thanë se ndiheshin të privilegjuar me pjesëmarrjen e tyre.

Si në shumë aktivitete të tjera të rëndësishme kulturore e historike edhe në këtë ditë solemne me vlera të larta patriotike e historiko-kulturore isha i ftuar nga z.Azgan Haklaj, President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, i cili në fjalën e tij tha: “Është një nder i madh për të gjithë Malësinë dhe Shqipërinë që sot në këtë truall që gjithmonë ka nxjerrë burra të mençur, prijësa, trima dhe të zgjuar të ringjallet një hero, por dhe është një nder i madh edhe për mua që të jem dëshmitar i kësaj ringjalljeje historike. Figurat e shquara të Kombit janë të lashta sa vetë Kombi dhe respekti ndaj tyre është pavdeksia e këtij Kombi. Heronj si Ded’ Gjo’ Luli ka pasur dhe ka gjithmonë Shqipëria.Ata janë të pavdekshëm në Panteonin e Lirisë”.

Me fjalë të peshuara me dinjitet e vlerësim të merituar, zbërthehej nga z. Azgan Haklaj krejt programi kushtuar figurës së ndritur të Dedë Gjon Lulit dhe malësoreve trima e sokoleshave të Malësisë që nuk kursyen as jetën e tyre për këto troje.

Këtë ngjarje të shënuar e përshëndeti edhe deputeti malësor Gjovalin Bzheta, si dhe intelektual e aktivist të tjerë të pranishëm.

Ishte në këtë aktivitet një person që më bëri shumë përshtypje, quhej Gjon Dedvukaj.Ai ndoshta nuk kishte marrë përsipër asgjë për këtë aktivitet, por ishte më aktivi, më i gjindshmi dhe më i gatshmi në çdo moment, kur me kolegen time Rita Shkurtaj po bëja disa intervista, si një regjisor i heshtur që dëshiron që gjithë aktorët të shkëlqejnë.Ai ishte kudo, ai kërkonte perfeksionin nga të gjithë, sepse në shpirtin e tij malësor kërkonte me çdo kusht që kur të kthehej në Amerikë të kishte të pasqyruar këtë copëz historie të vendit të tij. Gjon Dedvukaj me banim në Nju Jork ishte për mua atë ditë një personazh që meriton respekt dhe interes.

Ajo që e ruan të gjallë në jetën e malësorëve figurën e ndritur e të lavdishme të Ded’ Gjo’ Lulit, është mbartja e emrit të tij në institucione shtetërore apo organizma të tjera që veprojnë në Malësi. E tillë është shoqëria kulturore “Ded’ Gjo’ Luli” me kryetar z. Gjon Dushaj që shfaqi me shumë krenari para të pranishmëve një sërë këngësh, vallesh e interpretimesh me tematika kulturore e patriotike të rastit dhe jo vetëm tek kulla, por edhe në darkën e shtruar për këtë rast tek Kroni i Traboinit.

Në mbyllje të këtij aktiviteti, në oborrin e kullës u shtrua një koktejl, duke iu dhënë mundësi pjesëmarrësve të shkëmbejnë biseda rreth aktivitetit dhe jetës së perditshme me shtrëngim duarsh, si miq që takohen për të parën herë apo dhe pas shumë vitesh. Gjithashtu u hapën edhe dyert e shtëpisë muze për ta vizituar e parë nga afër gjithçka të arkivuar me kujdes që flet për meritat e kësaj kulle e bijve të saj.

Ky aktivitet i përmasave të tilla është nga ato që do të mbesë si datë e shënuar historike, jo vetëm në Malësi, por në gjithë Shqipërinë.



Gusht 2019
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.