Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dedikuar ty ....

Më mori malli për ty ....aq sa frymë nuk merrja dot .....qe ta shuaja hoqa shamine pashe veten ne pasqyre .....pashe foton tende .....ishim njesoj....unë ne udhen si duhet te shpetoj e ti ne udhen si te ishe prane meje ......njesoj te dy ❤️❤️❤️
 
Më lë plagë mungimi yt, por e dua këtë dhimbje...

Ti nuk erdhe as sonte edhe pse pritja kishte ndezur kaq shumë drita e zjarre. Qielli kishte derdhur thellësi brenda meje. Kthjellimi e horizonti tehutej skajeve, tej në kërkim të cakut dhe pragut që të mban kyçur. Prita edhe sonte, si çdo mbrëmje që ngrysi në vetmi, prita se po troket porta dhe të shfaqeshe ti.
Por jo.
Pëshpëritja e zhurmave të mbytura të ditës dhe heshtja cingëritëse e natës, nuk solli asnjë trokitje. Në portën time të pritjes, mbeti i largët ai zë e zjarr që pengimi ndalon të vish.
Shkon nuk e di se ku. Ngrys e zbardh diku tej në skajin tjetër të kohës.
Atje ku ndoshta harrimi i ka zhbërë të gjitha trajtat, e ndarja i ka shkulur me rrënjë premtimet dhe së bashku me ta, fjalët ka këputur, e flakët e mallit ka shuar.
Ti mbete sërish pa ardhur, por tek unë nuk pati heshtja ta mbyste hënën që doli nga pellgu, e të thyente diellin që shkrepi nën qerpikun e pemës, pemës që lëshon hijen e vet uloke, e fërgëllon trishtueshëm në lakuriqësinë e vet.
Përtej këtij muri të lartë ndarjeje, e ajri të ftohtë të vetmimit, gjithçka reale ka një kuptim të ndryshtë, në mungimin tënd.
E tjetërllojtë është panorama e ditës që derdhët në dritimin e mekur të gjërave që shterren prej vegimit.
Ngjizet nga azgjëja, e vdiret si një vegim çdo shkreptim i beftë, pamësimi që më vështron pendueshëm.
Kujtesa jote ka mbetur e shpërbërë në gjërat që rrinë pezull në frymën e frikës që tendosin dritat e pakuara, ku idili im rreket të të krijojë, pa mundur t'i japë trajtë, veç puthjeve që le peng tek unë.
Ani, mbetëm të ndarë në botët që shtyjnë me erërat dhe struket mjegillave. Velat e anijeve tona, mbetur pa brigje, shkojmë kah i çon dallga e thërrmohen në pafundësi ka e joshin brigje shkëmbore e pritjeve të pikëllimta.
Syve tuaj të dritur drojshëm muzgjeve, mozaikun e dehjes së përmallimit, kërkoi horizonti.
Ani, ti bëre mirë që nuk erdhe as sonte, edhe pse unë ende pres trokitjen në portën që hesht e përgjoj erën që përplas mbi xham, gjethet e fundit të pemës që hirshëm vajton.
Nata ka rënë mbi gjithçka, edhe mbi përfytyrimin tënd që rrekem ta end në gjërat e avullta që mbesin nderur në frymën që mbeti nderur me currilin e shiut të mbramë, strehëve që nderen mendueshëm si bard.
Bëre mirë që nuk erdhe, sepse pritja të gjithë gjërat që sjell, i stolis me dhimbjen e ndarjes.
Pata zemër për dëshirë, por jo shpirt për plagë.
Lë të vuaj më mirë mungimin tënd, se sa lëndimin e ndarjes që vjen me ty e mbetet në mua.
Nëse nuk di që unë jam duke të të pritur ende, më mirë do të jetë për ty.
Për mua?!... Dhimbjen do të ma shërojë më shpejt mungimi se ndarja.
Ende pres që ti të vish... dhe asnjë ardhje nuk të sjell, sepse zemra ime ka kaq shumë dhimbje... dhe ende do të vuaj ikjet tënde që vjen me ty dhe mbetet në mua, ndarje, dhembje, plagë.

Albert Vataj
 
Sa here u zume dhe sa here u sham
Njeri-tjetrit te zemeruar asgje pa then nuk i lam.
Pas merzis me ore te tera
koken serisht te prehri jot e cova
dhe femije serisht u bera.
I shtrenjti im o dashuri
Si nuk u lodhe se me dashur
Dhe trajtuar me delikates si femije
Te zemeruar ne gjume kur ram
Mirmengjesi Dashuri te nesermen Njeri-tjetrit i tham.
Zemra mal dhe plot gezim kur te shikoj ty pa asnje trishtim,eja shpirt dhe perqafom me krahet e tua fort mbulom,
ne boten time ti qendro dhe ninull dashurie me kendo.
Zeri jot kemban dashurie mungesa jote vuajtje lirie, pa ate mos me privo por eja dhe pran meje qendro.
 
Në këtë mënyrë, në të cilën nuk jam, e as ti nuk je, por jemi kaq afër saqë dora jote në gjoksin tim është e imja, e sytë e tu mbyllen bashkë me gjumin tim.
 
Udhet e shpirtit nuk ti kam harru.
Sa here te jesh ne terr pa e ndjere,drite prej shpirtit tim do te jap.
Dhe pergjithmonë do jesh ne lutjet e mia.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.